Sali Berisha ka akuzuar biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe gjyqtarin Hallunaj se ka shpëtuar këtë të fundit nga burgu për vrasje.
“Eksponenti tjetër i krimit që u arrestua dje, nëse do kishte një emër të dytë, do të quhej në mënyrë absolute vetëm Edi Rama.
Për habinë tuaj, ky është Pëllumb Gjoka.
I njohur botërisht si mik i Edi Ramës, si investitori strategjik i Edi Ramës, si njeriu, i cili kishte vrarë në vitin 1998 dhe plagosur një tjetër, si njeriu i cili kishte grabitur 390 mijë metër katrorë tokë në rërën e Velipojës, dhe si njeri i cili kishte marrë lejen nga Edi Rama për të ndërtuar ‘Silver City’-n e tij, por si njeriu që ishte arrestuar në Itali, kishte kryer krime monstruoze në Itali. Bandit, sipas medieve të njohura italiane.
Po ju lexoj një status të datës 23 gusht të vitit 2019.
“Pëllumb Gjoka, miku i Edvin Mafisë, është jo vetëm trafikant, por edhe vrasës. Ai ka vrarë njeri në Velipojë dhe dosja i është mbyllur nga gjykatësin Dritan Hallunaj. Ky i fundit kaloi vetingun pasi Pëllumb Gjoka pagoi 1 milionë euro.
Në restorantin e Gjokës, Rama shtron dreka dhe darka. Në vitin 1998, ai ka vrarë një person të quajtur Gjon. Ai përveçse trafikant, është edhe vrasës, por nuk ka bërë asnjë ditë burg.
Gjyqtari Dritan Hallunaj i ka mbyllur dosjen për vrasje dhe plagosje. Gjithashtu thuhet se Pëllumb Gjoka ka paguar 1 milion euro për vetingun e Dritan Hallunit. Përveç kësaj, Halluni është gjykatësi që ka liruar në sallën e gjyqit Arben Frrokut, vrasësin e komisarit Dritan Lamaj”.
“Përshëndetje doktor, dua të denoncoj vrasësin dhe trafikantin Pëllumb Gjoka të arrestuar në Itali. Këtu në Shqipëri, falë miqësisë me Edi dhe Olsi Ramën, me njohje dhe hyrje-dalje familjare me të, nuk e prek askush sa kohë që mbledh votat në Velipojë për ta. Kjo OFL pse nuk dërgon formular për Pëllumb Gjokën? Ku i bëri 56 milionë euro pasuri”.
“Pëllumb Gjoka drejtor parcelat e kanabisit dhe serat në zonën e Velipojës, me punëtorë që i marrin me autobusë hapur fare. Këto ditë është intensifikuar puna se me datë 25 fillojnë korrjet. Dy nëndrejtorët e Policisë së Shkodrës, bashkëpunojnë me Pëllumb Gjokën, i cili kontrollon tërësisht zonat e kanabisit”.
“Edi Rama i jep leje mikut të tij për resort turistik në Velipojë”.”- tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Arrestimi i Gjokës/ Dekodimi i 'Sky' dhe 'Encro' i nxorri zbuluar: Pëllumb Gjoka plan me Behar Bajrin për të vrarë Kleant Musabelliun! Martinaj porositi vrasjen e Gjin Ndojit! Pagesa 100-110 mijë euro
G.MO/ReportTv.al