Bujar Gremizi, Nuredin Dumani dhe Erzen Breçani

Dosja e SPAK/ Edhe Nuredin Dumani foli për Erzen Breçanin! Informonte Bujar Ajetin kur policia shkonte ta arrestonte në Kukës

23 Nëntor 2023, 17:22| Përditesimi: 23 Nëntor 2023, 19:16

  • Share

Ish nëndrejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani i arrestuar prej 21 nëntorit 2023 si pjesë e një grupi strukturuar kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt BE-së është takuar edhe me Nuredin Dumanin, i penduari i drejtësisë.

Njeriu që ka pranuar të tregojë disa prej krimeve të kryera në Shqipëri ka treguar në deklarimin e tij të 17 tetorit 2023 takimet me Erzen Breçanin dhe lidhjet e këtij të fundit me Bujar Ajetin. Sipas dosjes Breçante luante rolin e informtorit.

Dumani tregon se Breçani, ishte shok i ngushtë i Ajetit, (Gremizi)  pasi kishin punuar edhe bashkë në polici në repartin RENEA dhe se e informonte kur policia shkonte në Kukës për të arrestuar Bujarin apo persona të tjerë, pasi vetë Bujari ishte në kërkim për arratisje nga burgu në Maqedoni

“..Po ashtu, kam takuar edhe Erzen Breçanin. 2 apo 3 herë në Kukës në një bar restorant në qendër të Kukësit. Erzeni me sa më kishte fol Bujari, ishte shok i ngushtë i tij pasi kishin punuar edhe bashkë në polici në repartin Renea. Erzeni e ndihmonte Bujarin me informacione në rastet kur policia vinte në Kukës për të arrestuar Bujarin apo persona të tjerë, pasi vetë Bujari ishte në kërkim për arratisje nga burgu në Maqedoni.

Madje Dumani kujton që Erzeni ishte i shqetësuar pasi kishte mësuar për përgjime.

Kujtoj një rast që Erzeni erdhi në Kukës shumë i shqetësuar, pasi i kishte rënë në dorë një përgjim i bërë i cili ishte në pronësi...dhe në bisedën e përgjuar midis Bujar Ajetit (Gjermizit) dhe Erzen Breçanit edhe personave të tjerë, ishte përmendur emri i tij.

Ky përgjim ishte bërë nga njësi operacionale e policisë së shtetit. Erzeni me Bujarin u sqaruan dhe Erzeni i tregoi që e kishte sqaruar si situatë dhe i ka thënë Bujarit që mos të zhvillonim biseda tek bar "Stani"dhe në telefona pasi ishi në përgjim. Kjo rezultoi e vërtetë pasi disa ditë më vonë, Bujari ka kapur dy punonjës policie tek Bar Stani të cilët po vëzhgonin. Personat nuk ju prezantuan si policë, por Bujari i kuptoi pasi ato po hiqeshin sikur po shisnin një makinë në Kukës, ku vetë ishin nga Tirana. Bujari e pati qëlluar njërin prej tyre me shpullë...."

 Ky fakt i përmendur nga shtetasi Nuredin Dumani, është i besueshëm pasi në mesazhin zanor të dërguar nga Bujar Ajeti me datë 19.09.2020 në orën 16:31:56 përmendet një rast ku shtetasi Bujar Ajeti ka patur konflikt me disa persona që po hiqeshin sikur shisnin një mjet, shkruhet në faqen 82 të dosjes në SPAK. 

Madje në dosje zbulohet se Breçani përdorte telefonin e Dumanit.

"Pasi është vënë në dijeni që telefonin do e marri Erzen Breçani, i dërgon edhe kodin e hapjes të telefonit si dhe kodin e hapjes së aplikacionit SkyECC. Ai dërgon mesazhet: "...Ok...Ta gezojn...Kodin e ka... Cimicimi... Dhe te parin dhe dytin... Qa bome..." Ky fakt, mbështetet edhe në deklarimin e Nuredin Dumanit, datë 17.10.2023 ku ndër tjera ai deklaron se: "...Dua të shtoj, duke qenë se Erzeni kishte informacion nga policia në lidhje me aksionet që bënte policia, Bujari më kërkoi që ti jepja një telefon me SkyECC Erzenit që të na informonte për lëvizjet që do bënte policia për llogari time. Unë bleva 3 telefona me SkyECC dhe njërin ja kam dhënë në prani të Bujarit shtetasit Erzen Brecanit. Periudhën nuk e kujtoj se kur ja kam dhënë telefonin Erzenit. Me Erzenin unë nuk kisha kontakt në SkyECC, por ai kishte kontakt me Bujarin. Pagesën e telefonit e kisha bërë unë....”. thuhet në dosje.

SPAK e akuzon Breçanin për pastrim parash dhe  djalin e tij, i cili është shpallur në kërkim për trafik droge. Gjykata la sot në fuqi masat e sigurisë, arrest me burg për Breçanin, ashtu sikurse edhe për 3 të arrestuarit e tjerë.


Lajmi kryesor:

DOSJA/ ‘Mos u hap shumë në Brazil se është vështirë’, si u kap 69 kg kokainë! Djali i Breçanit: Babai më tha se po zbërthehet SkyECC, ishalla biem gjithë në një sektor


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?