Dosja e SPAK: Erzen Breçani ndihmoi Nuredin Dumanin të fshihej nga policia, ndërsa ishte në kërkim!

7 Gusht, 14:26| Përditesimi: 7 Gusht, 14:29

  • Share

1700671877_erzenbreaninuredindumanibujargermizi.jpg

Bujar Ajeti, Nuredin Dumani dhe Erzen Breçani

Prokuroria e Posaçme (SPAK) mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen e ish-zyrtarit të lartë të policisë, Erzen Breçanit, ish-shefit të krimeve Dedan Gjonit dhe të pandehurve të tjerë.

Nga hetimet SPAK ka provuar se Breçani ka ndihmuar Nuredin Dumanin, të pendurin e drejtësisë, për t’u fshehur nga policia, gjatë kohës që ai ishte në kërkim.

Ndërsa të pandehurit Bujar Ajeti dhe Adrian Cenaj akuzohen se kanë strehuar Dumanin.

“Të pandehurit Bujar Ajeti, Adrian Cenaj dhe Erzen Breçani kanë përkrahur shtetasin Nuredin Dumani i cili ishte në kërkim për kryerjen nga ana e tij të disa veprave penale shumë të rënda, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Të pandehurit Cenaj dhe Ajeti kanë strehuar dhe ndihmuar shtetasin Nuredin Dumani me qëllim që t’i shmanget drejtësisë në një moment kur për këtë person ishte caktuar një masë sigurimi nga gjykata. I pandehuri Erzen Breçani ka konsumuar veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1 i Kodit Penal, duke i dhënë informacione Bujar Ajetit si dhe Nuredin Dumanit në mënyrë që t’i shmangen arrestimit nga policia gjyqësore”, thuhet në dosjen e SPAK.

Kush është Bujar Ajeti?

Bujar Gërmizi (Ajeti) u arrestua në nëntor 2023 dhe njihet një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Kukës. Bujar Gërmizi akuzohet për krijimin e kushteve për vrasje dhe grupi i tij kriminal ku bënte pjesë u zbërthye përmes aplikacionit “SKY Ecc” Përgjimet nga dosja e hetimore e grupit kriminal, zbuluan planet e Ismail Zenelit për eliminimin e dy vëllezërve Albert e Edmond Nela, të cilët jetojnë në Britani.


Lajmi kryesor:

Gati të gjitha akuzat: Trafik droge, pastrim parash e tentativë vrasjeje! SPAK dërgon për gjykim dosjen e Erzen Breçanit, ish-shefit të Krimeve dhe 9 të tjerë


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?