SPAK rendit rastet kur ekziston dyshimi se ish zv/kryeministri si person nën hetim ka konsumuar veprën penale refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive.
Në dosjen e paraqitur në parlament renditen 6 rastet, nga viti 2016 deri në vitin 2020, në të cilat rezulton se zoti Ahmetaj “ka marrë drejtëpërdrejtë ose tërthorazi, përfitim të parregullt, për vete ose persona të tjerë”.
Prokuroria ka identifikuar një seri veprimesh financiare, pagesa dhe transaksione me përfitues final ish-ministrin e financave partneren e tij aktuale dhe ish gruan.
Sipas SPAK janë gati 500 mijë euro që ish zëvendëskryeministri dhe ish bashkëshortja e tij Albina Mançka dhe partnerja e tij aktuale, kanë përfituar nga persona të tretë të cilët kanë shërbyer, sipas prokurorisë, si mbulesë për burimin e vërtetë të pagesave. të cilat “janë kryer në mënyrë të tërthortë nga Zoto e Mërtiri, apo përmes kompanive të tyre”.
Gjithashtu, nga të dhënat e administruara përgjatë këtij hetimi, ekziston dyshimi i arsyeshem, i mbeshtetur ne prova, se shtetasit Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, kanë porositur dhe fituar pronesine që në vitin 2019, të një vile të identifikuar si vila me nr 73 ndodhur në Green Coast, Palasë, e porositur me kontratë sipërmarrje nga shoqëria Inerte Express sh.p.k., me ortak shtetasin Mond Bega, kaluar në vijim, me qëllim të fshehjes së pronarit të vërtetë, shtetases Elda Dinaj, mikeshë e ngushtë e shtetases Albina Mançka. Kjo vilë nuk është deklaruar ndonjëherë në deklaratat e pasurisë që shtetasit Arben Ahmetaj dhe Albina Mançka kanë dorëzuar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit, Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.
Deri më tani ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova se kjo vilë është përfituar me të ardhura që nuk mund të justifikohen me burime të ligjshme, shkruhet në dosje.
Kujtojmë se akuzat e ngritura nga SPAK ndaj Arben Ahmetajt janë ende në fazën e e hetimit dhe duhet të vërtetohen në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kur dosja të shkojë për gjykim.
Pjesë nga dosja
“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” vetëm ose në bashkëpunim, në formën e deklarimit të rremë, dhe në formën e fshehjes, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë e 25 i K.Penal, përsa i përket:
• Deklarimit te rreme te shumes së investuar dhe burimit të saj, për ndërtimin e një pallati të ndodhur tek vendi i quajtur Shallvare, bashkë me shoqërinë “Lani" sh.p.k., shtetasit Vladimir Kosta dhe Ervin Manushi.
• Prej shtetasve Arben Ahmetaj dhe Albina Mançka është pasqyruar nder vite, në deklaratat e pasurive te dorezuara ne Inspektoriatin e Deklarimit te Kontrollit te Pasurive dhe Konfliktit te Interesave, se shuma me përafërsi 105 000 euro ose 102 500 euro ose 105 000 euro, ka si burim kursimet, kredi bankare pranë .. Bank në vlerën 100 000 euro dhe nga shitja e pjeseve takuese te investimit. Nga hetimet ka rezultuar se, kredia e referuar si burim, ka pasur si qellim blerjen e nje apartamenti dhe per me teper kjo kredi eshte disbursuar ne llogarine ketyre shtetasve me date 24.08.2016, nderkohe qe pjesa me e madhe e investimit te mesiperm, eshte kryer ne periudhen janar 2004 — korrik 2006.
• Fshehjes se shumes 3 123 880.3 leke gjithsej, te paguar pergjate viteve 2019 dhe 2020, ne investimin e bere per rregullimin/punime ne ambjentin e brendshem AIRBN e cila ndodhet ne katin e dyte, te pallatit te ndertuar me bashkeinvestitoret shoqërinë “Lani" sh.p.k., shtetasit Vladimir Kosta dhe Ervin Manushi.
• Fshehjes se shumes 2 007 373 lekë gjithsej, te paguar pergjate viteve 2019 dhe 2020 nga shoqeria Integrated Technology Services sh.p.k. ne investimin e bere per rregullimin/punime ne ambjentin e brendshem AIRBN e cila ndodhet ne katin e dyte, te pallatit te ndertuar me bashkeinvestitoret shoqërinë “Lani" sh.p.k., shtetasit Vladimir Kosta dhe Ervin Manushi;
• Fshehjes se shumës prej prej 170 480 euro, në vitin 2016 dhe 2017, dhe deklarimi i rreme i burimit te saj, duke u mbuluar natyra e vërtetë dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një “shitje" ndaj shtetasit Andi Boni pagese e kryer ne perfundim nga shtetasi Helidon Begaj), të 2 (dy) apartamenteve me sip 124.15 m2 dhe me sip 148.8 m2, ndodhur në ZK 3292, në vendin e quajtur Selitë, në pallatin e ndërtuar nga shoqëria "Sheron" sh.p.k., vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri nëpërmjet shtetasve Andi Boni dhe Helidon Begaj;
• Fshehjes se pasurise dhe deklarimit te rreme te saj, truall + ndërtesë me nr pasurie 1 /110 vol 12 faqa 26 ZK 1925 me sip trualli 521.13 m2 dhe sip ndërtese 98 m2 ndodhur në NB Hamallaj, e identifikuar si Vila Saphire nr. 22, e përfituar ne vitin 2017, nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet transaksioneve të kalimit më parë të kësaj pasurie në emer të shtetasit Klodian Zoto, në vijim ne emer te shtetasit Gerian Kuka e më pas në pronësi të shtetases Erjola Hoxha, bashkëjetuese e personit nen hetim Arben Ahmetaj.
• Fshehjes se pasurise dhe deklarimit te rreme, te shumes prej 130 000 euro, në vitin 2017 dhe 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një “shitje" ndaj shtetasit Besmir Prifti, të 1 (një) apartamenti me sip 178.68 m2 dhe 1 (një) garazhdi, me sip 21 m2, ndodhur në ZK 3292, në vendin e quajtur Selitë, në pallatin e ridërtuar nga shoqëria "Sheron" sh.p.k., vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, dhe subjekti tregtar “Integrated Technology Services" sh.p.k. nëpërmjet shtetasit Besmir Prifti;
• Fshehjes se pasurise dhe deklarimit te rreme, te shumës prej 140 000 euro, në vitin 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një “shitje" ndaj shtetases Sonila Goxhaj, të 1 (një) apartamenti me sip 178.68 m2 dhe l (një) garazhdi, me sip 21 m2, ndodhur në ZK 3292, në vendin e quajtur Selitë, në pallatin e ndërtuar nga shoqëria "Sheron" sh.p.k., vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shtetasve Sonila Goxhaj, Sokol Meqemeja dhe shoqërisë “Frigo Food’ sh.p.k.
• Fshehjes dhe deklarimit te rreme, te shumes totale te shpenzuar per investim ne Vilen nr. 22 Hamallaj, pasi nuk kane deklaruar vleren reale te shpenzimeve duke fshehur minimalisht shumen prej 137 000 euro te paguar nga shoqeria Egeu Stone sh.p.k. qe perfshin pjesen e rikonstruksionit, riparimit te ketij objekti (pa perfshre arredimin).
Gjithashtu, nga hetimet e kryera deri më tani, vlerësojmë se ekziston dyshimi se nga ana e personit nën hetim Arben Ahmetaj, është konsumuar vepra penale “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal, pasur parasysh të gjitha veprimet e kryera me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së pasurisë së paligjshme, të përfituar si pasojë e komipsionit ose burime të tjera të paligjshme.
Lajmi kryesor:
DOSJA/ SPAK kërkon arrestimin, zbardhet kërkesa drejtuar Kuvendit! Ish zv/ kryeministri në hetim për Inceneratorin Elbasanit, Fierit e Tiranës! Në dosje dhe Alda Klosi
S.G/ReportTv.al