Dosja e SPAK: Monika Kryemadhi shpenzoi 12 mijë euro brenda ditës në dyqanin e rrobave 'Ferreti'

22 Tetor, 18:58| Përditesimi: 22 Tetor, 19:01

  • Share

Deputetja Monika Kryemadhi shpenzoi 12 mijë euro brenda ditës në një dyqan në San Marino, sipas detajeve në dosjen e Prokurorisë së Posaçme.

Sipas dosjes së SPAK, në datën 24 Shtator 2014, Monika Kryemadhi i shkruan Adrian Shatkut në Whatsapp se ka shkuar ne San Marino, në nëntor do të shkojë në Lanserhof dhe se Bora (vajza e saj) do t’a vazhdojë Universitetin në Angli dhe jo në Amerikë.

Në datën 25 Shtator 2014, Monika Kryemadhi ndërsa ndodhet ne San Marino, ka tentuar të bërë blerje ne “Ferreti boutique” por karta American Express (AMEX) nuk ishte pranuar dhe për këtë fakt informon Adrian Shatkun nëpërmjet mesazhit ne WhatsApp.

Nga këqyrja qe iu bë llogarisë bankare nr. 390127 te Monika Kryemadhit, rezulton se në datën 25 Shtator 2014, Monika ka bërë blerje në dyqanin Ferreti Boutique, në vlerën 3.000 Euro (432.096 lek®?), paguar me kartën me nr. 411418**5349 e lidhur me Ilogarinë e saj bankare e cila është debituar.

Në vijim Monika Kryemadhi ka bërë blerje në dyqanin Maçapani por karta persëri nuk është pranuar. Lidhur me refuzimin e kartës AMEX Black, Adriani i është përgjigjur se ndoshta kompania e kartës ka kujtuar se karta ka qenë e vjedhur dhe pasi bën një telefonatë, i thotë Monikës se mund ta përdorë. Ne vijim Monika përsëri nuk e ka realizuar blerjen dhe Adriani i shkruan se pengesat shkaktohen “Ngaqë nuk e ke përdorur asnjëherë”.

Monika i shkruan se “E përdora qëparë “. Adriani informon Monikën se kompania bëri “reset” të kartës dhe mund ta përdorë.

Nga bisedat rezulton se pagesa për blerjen në vlerën 12 mije (Euro ose USD), është kryer me sukses. Monika i lutet që ta lënë kartën të hapur për çdo rast dhe Adriani i shkruan se kishin kujtuar se ishte amerikane dhe nuk kishte kuptim që të jetë edhe kartë e zezë edhe e mbyllur.

Ndërkohë që Adriani po priste zgjidhje, për hapjen e aksesit të kartës së kreditit, i shkruan Monikes përsëri lidhur me lejen qe kompania e tij duhet te siguroje nga Edmond Haxhinasto dhe konkretisht: “-Mondi duhet të jape akses siç esht ATU e Bashkimit nuk mund te vazhdoje me në kete mënyre ështe paralizuar tregu dh e pasuria publike për Bashkimin dhe Zenin …. Per paisjet e sigurise duet parë pak ambienti dhe çfarë është objektive dhe pastaj i porosisim dhe instalojmë”.

Me kerkesen per ndihme juridike Nr. L 180 Prot. date 07 Mars 2024, i eshte kerkuar Autoriteteve Gjyqesore te San Marinos informacion nese ne dyqanin Maçapani, me adrese “Via 3 Settembre”, Dogana-San Marino, ne datën 25 Shtator 2014, dite ne te cilen jane zhvilluar bisedat ne fjale, jane kryer blerje me kartën American Expres nr. 3727 194193 31009 dhe nr. 3796 213399 9803. Gjithashtu te identifikojne numrin e kartes se kreditit, qe eshte perdorur ne kete dygan ne datën 25 Shtator 2014 në intervalin kohor 16:00 -19:00:

Me shkresën Nr. 1205/2 Prot. date 09 Korrik 2024, Autoritet Gjyqësore te San Marinos, ne pergjigje te leterporosise se ekzekutuar, kane percjelle ekstrakt te llogarive bankare te kompanise Maçapani, me numer regjistri 3513, COE 19622, ne Banca Agricola Commerciale. Ne ekstraktin e llogarise rrjedhese nr. 06/01/62737 ne monedhen Euro te kompanise Maça-Pani S.R.L, me te dhenat per periudhën 24 -30 Shtator 2014, evidentohet se ne datën 26 Shtator 2014, eshte kredituar shuma 12.000 Euro. Pershkrimi i pageses eshte “Arketim me POS, date 25.09.2014. Ne llogari nuk rezulton asnje pagese tjeter e kryer ne datën 25 Shtator 2014. Vliera ne fjale, e kredituar ne favor te llogarise se ketij dyqani/butiku, perputhet me bisedat e zhvilluara ne te njejten kohe ne rrjetin social Whatsapp midis personit nen hetim Monika Kryemadhi dhe shtetasit Adrian Shatku.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ehaaa: 23/10/2024 07:48

    ishalla vrasin veten ne burg keta qelbesira dhe te gjithe ato qe i rrethojne...se ja kane pire gjakun shqiptareve

    Përgjigju
  • Dani: 23/10/2024 07:22

    Ne djall vafshin te gjithe, e terheqshin kemben zvarre keta maskarenj qe na plaken para kohe e na e mbajten jeten peng. Ka perendi dhe do t'u jape kusurin e atyre qe kane ngrene ne kurrizin e ketij populli te vuajtur.

    Përgjigju
  • Po mër po: 22/10/2024 21:03

    Kjo 12mije euro mund të jetë faturë fiktive e Ferretit, Monika shpenzoi 0 zero.

    Përgjigju
  • beni: 22/10/2024 19:55

    HETIM,BURG,DHE SEKUESTRO,,,DERI TEK LUGA E KEPUCEVE,,,PER FAMILJEN META. DHE TE GJITHA FAMILJET HAJDUTE POLITIKANE DHE BIZNESMENEVE TE LIDHUR ME KETA POLITIKANE HAJDUTE,,,,MJAFT KEMI PRITUR QE TE DENOHEN...NA KANE MARRE JETEN..PO HUMBIM JETEN TONE NE EMIGRIM NGA KETA NDYRESIRA.....

    Përgjigju
    • Mika: 22/10/2024 22:02

      E saktë Na iku rinia e po iu shërben botes në punët e renda fizike.

  • Djdjdjjd: 22/10/2024 19:08

    Përdorni ë të aftë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?