Dosja e SPAK/ 'O la” ... tigre, i madh' hetuesit zbërthyen telefonin e ish bashkëshortes, zbulohen qindra telefonata e mesazhe të Arben Ahmetajt me Mirel Mërtirin

11 Korrik 2023, 11:39| Përditesimi: 12 Korrik 2023, 08:54

  • Share

1688980828_arbenahmetaj.jpeg

Telefoni i ish bashkëshortes së Ahmetaj ka qenë prova ‘bingo’ për prokurorët pasi në atë telefon janë zbërthyer mijëra mesazhe dhe telefonata që janë bërë dhe që prokuroria mbështet akuzat për të cilën kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt.

Gazetarja e Report TV, Keti Banushi informon se SPAK ka gjetur një telefon blackbarry në shtëpine  ish bashkëshortes së tij.

Aparati ka qenë në përdorim nga Arben Ahmetaj. Aparati është hapur dhe është konstatuar se një pjesë e madhe e komunikimeve është fshirë por ekspertët okanë arritur të rikuperojnë bisedat.

Rezulton se nga data 21 korrik 2012 deri ne 10 tetor 2012, pra në gati tre muaj ka patur 138 komunikime telefonike dhe 3287 mesazh mes Ahmetaj dhe Mertirit

Nga komunikimet ndërmjet tyre ndër të tjera rezultoi se bashkëbiseduesit kanë një raport tepër miqëor pasi në bisedat e tyre përdoren fjalet si: “O la” (nenkupton vella), fratelo, tigre, i madh etj

Në njërin nga komunikimet e tjera te zbardhura në shtator 2012 Ahmetaj i kërkon Baftjar Zeqos, atëherë kryetar i bashkisë Fier që të ulen për kafe ata të dy me Mertirin. Sipas SPAK kjo provon lidhjen e hershme mes të dyve e cila është forcuar pas 2014 kur PS erdhi ne pushtet dhe Ahmetaj mori postin e ministrit të Ekonomisë.

Kujtojmë se akuzat e ngritura nga SPAK ndaj Arben Ahmetajt janë ende në fazën e e hetimit dhe duhet të vërtetohen në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kur dosja të shkojë për gjykim. 


Lajmi kryesor:

DOSJA/ SPAK kërkon arrestimin, zbardhet kërkesa drejtuar Kuvendit! Ish zv/ kryeministri në hetim për Inceneratorin Elbasanit, Fierit e Tiranës! Në dosje dhe Alda Klosi


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?