Dosja për Ahmetaj, ish ministri i Financave akuzohet se rriti kompetencat e dikasterit që drejtonte! SPAK: Nuk bëri asnjë veprim të ndalonte inceneratorin e Tiranës

11 Korrik 2023, 16:38| Përditesimi: 11 Korrik 2023, 20:48

  • Share

1688980828_arbenahmetaj.jpeg

Në dosjen që SPAK ka dorëzuar në Kuvend rendit veprimet e Arben Ahmetajt si ministër i Financeve dhe rolin e tij në inceneratorin e Tiranës, ku hetimet janë ende në vijim, e për të cilat nuk ka ende asnjë të pandehur. 

Në kërkesën e SPAK thuhet se edhe pse kishte raportime nga vartësit e tij se do të kishte efekte buxhetore, Ahmetaj nuk ka bërë asnjë veprim për t’i vendosur barrierë kësaj nisme. Ndërsa më 6 prill 2017 është shprehur pa komente për vazhdimin e procedurës koncesionare, duke u mjaftuar me pëlqimin e vetëm Bashkia Tiranë.

Ndërsa 2 qershor 2016 janë miratuar ndryshimet në ligjin për menaxhimin e sistemit buxhetor ku në nenin 4/2 është bërë ndryshim ku Ministria e Financave vlerëson dhe miraton paraprakisht të gjitha projektet koncesionare dhe të partneritetit publik Rrivat (PPP), si edhe çdo ndryshim të tyre.

Kujtojmë se akuzat e ngritura nga SPAK ndaj Arben Ahmetajt janë ende në fazën e e hetimit dhe duhet të vërtetohen në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kur dosja të shkojë për gjykim. 

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 6770/1 prot datë 24.05.2016, ka miratuar transferimin e fondeve për investime, duke i shtuar projektit “Mbylljen e vendepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta urbane të qytetit të Elbasanit” shumën prej 177 500 000 lekë dhe pakësuar projektit “Impiantit të Prodhimin të energjisë nga mbetjet në Fier” shumën prej 60 000 000 lekë, si dhe projektit të “Inceneratorit të Elbasanit” shumën prej 40 000 000 lekë, me qëllim pagesën e punëve shtesë për IV “Ndërtim Montim Patos dhe GjikuFia” për objektin “Zhvendosja e mbetjeve të ngurta urbane nga venddepozitimi ekzitues Elbasan dhe bonifikimi i zones”, nie vlerë shtese kontrate 137,988,830.833 lekë pa tvsh. Ky bashkim operatorësh ka bashkëpunuar me shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri për fitimin e këtij prokurimi, duke qenë subjekt i parazgjedhur prej tyre në bashkëpunim me funksionarët që kanë realizuar procedurën.

Më datë 02.06.2016, miratohet ligji Nr. 57/2016 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, ku evidentohet parashikimi i nenit 4/2 me këtë parashikim: “Ministria e Financave vlerëson dhe miraton paraprakisht të gjitha projektet koncesionare dhe të partneritetit publik Rrivat (PPP), Si edhe çdo ndryshim të tyre, nga pikëpamja e implikimeve, individuale apo në grup, për shpenzimet buxhetore, deficitin buxhetor, qëndrueshmërinë e borxhit publik dhe detyrimet kontingjente eventuale.”

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 8264/1 prot datë 27.06.2016 është shprehur se janë përmbushur në tërësi kriteret e përcaktuara nga VKM nr. 57572013 i ndryshuar në lidhje me vijimin e procedurave të koncensionit, në rastin e projektit koncensionar të Fierit të sipërcituar, miratim ky i ardhur pas pengesës që po i bëhej kësaj procedure nga ana e paraardhësit të tij, ish Ministrit të Financave shtetasit Shkëlqim Cani, duke pasqyruar si mangësi përveç detyrimit që në zbatim të nenit 22 të VKM nr. 575/2013 autoriteti kontraktor (Ministria e Mjedisit) duhet të garantojë mbulimin e kostove financiare, brenda tavaneve afatmesme të miratuara të shpenzimeve të saj. Shkresa e mësipërme është nënshkruar vetëm pas komunikimeve  të datave 17.06.2016, 20.06.2016, 21.06.2016,

22.06.20 16 që jane shkembyer ndermjet shtetasve Alda Klosi tfunksionare e Ministrisë së Financave), Alba Thoma, Gentian Opre tfunksionar i Ministrisë së Financave), Etleva Kondi, Alqi Bllako, Gelardina Prodani tfunksionare e Ministrisë së Financave), Mimoza Dhëmbi Ifurîksionare e Ministrisë së Financave), emaile këto që më pas përcilleshin nga shtetësja Alba Thoma tek shtetasi Klodian Zoto dhe ky i fundit tek shtetësja Etleva Kondi. Shkresa e mësipërme është nënshkruar vetëm pas komunikimeve nëpërmjet emaileve që shtetasi Klodian Zoto ka bërë në kuadër të redaktimit si dhe plotësimeve të mangësive të evidentuara, në datat 18.06.2016, 19.06.2016, 20.06.2016, 22.06.2016 me shtetasit, Sevi Zani, Erton Kaleshi, Alba Thoma, Etleva Kondi. Megjithëse me memot përkatëse, punonjësit në varësi të personit nën hetim Arben Ahmetaj, janë përgjigjur mbi mangësitë dhe më datë 15.06.2016 rezulton se shtetësja Alda Klosi ka përgatitur edhe kthimin e përgjigjes ku rendit të gjitha këto mangësi, personi nën hetim Arben Ahmetaj, nuk ka nxituar të kthejë përgjigje negative por i është lënë koha dhe mundësia shtetasve Zoto dhe Mërtiri për të rregulluar ato, duke u përdorur funksionarë të ministrisë që personi nën hetim kishte në varësi si dhe me ndihmën e shtetaseve Alba Thoma dhe Etleva Kondi.

Me propozimin e personit nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, është miratuar VKM nr. 515 datë 13.07.2016 “Për miratimin e tavaneve përfundimtare të shpenzimeve të programit  buxhetor afatmesëm 2017 — 2019” e cila shfuqizon VKM nr. 230 datë 30.03.2016, ku konstatohet se Ministrisë së Mjedisit i rritet tavani i sipërcituar nga vlera 2, 18 milionë lekë në 3, 313 milionë lekë.

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, pas miratimit të VKM së mësipërme, me shkresën nr. 8264/4 prot datë 08.09.2016 është shprehur në parim dakort me mbështetjen flnanciare referuar projektit koncensionar të Fierit, të sipërcituar, por duke

pretenduar se duhet të vlerësoheshin me prioritet kostot buxhetore që mund të lindin si pasojë e materializimit të risqeve të ndryshimit të kursit të këmbimit dhe atij’ nga inflacioni, të përllogariten plotësisht brenda totalit të parashikuar si mbështetje financiare për këtë projekt,‘

 Marrjen e miratimin nga MEI në cilësinë e institucionit përgjeg|ës për politikat në fushën e energjisë elektrike dhe pronarit të KESH sh.a. për përballimin e riskut nga çmimi i energjisë elektrike ,’ Marrjen e miratimin nga njësitë e qeverisjes vendore që përfshihen në këtë projekt, lidhur me përballimin prej tyre të riskut të mosplotësimit të sasisë së mbetjeve për t’u trajtuar nga koncensionari.

Këto çështje, që personi nën hetim Arben Ahmetaj, ka parashtruar se duhet të vlerësoheshin me prioritet, janë përcaktuar nga shtetësja Alda Klosi në shkresën draft të përgatitur që më datë 23.06.2016, por që personi nën hetim nuk ka vlerësuar t'i rendisë në shkresën me shkresën me nr. 8264/1 prot datë 27.06.2016, kur është shprehur se në tërësi janë përmbushur kriteret.

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 14925/1 prot datë 03.11.2016 ka miratuar “Rialokim fondi në investime për buxhetin e vitit 2016” ku konstatohet se për projektin “Impianti i prodhimin të energjisë nga mbetjet në Fier” është pasqyruar vlera prej 26 449 329 lekë.

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 15402/1 prot datë në lidhje me kërkesën e Ministrisë së Mjedisit për shprehjen e dakordësisë për dhënien e bonusit, në lidhje me projektin “Për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike Zona e trajtimit të mbetjeve Tiranë (ZTMT)”, nuk e pengon, duke u justifikuar se është një akt me karakter individual, megjithëse nxjerr disa problematika dhe sugjeron që përpara dhënies së bonusit nëse kërkohet mbështetje financiare duhet të merret miratimi paraprak nga ana e Ministrisë së Financave. Pra nuk i ka vendosur barrierë kësaj nisme, megjithëse prej vetë Ministrisë që ai drejton, janë pasqyruar shumë qartë shqetësimet se ky projekt do të kishte efekte në buxhetin e shtetit.

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 17366/27 prot datë 22.32.2016, ka miratuar detajimin e fondeve për investime Inceneratori i Elbasanit me vlerë 4 023 870 lekë.

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 17397/1 prot, datë 22.12.2016 është shprehur pa vërejtje në parim, për projekt vendimin e Këshillit të Ministrave “Për shpronësimin për interes Publik të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të përpunimit

të mebtjeve urbane të qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë” duke dhënë edhe arsyetimin se kjo dakordësi jepet për aq kohë sa, në relacionin shoqërues të projekt vendimit është përcaktuar se efektet financiare do të përballohen nga buxheti i bashkisë Fier, e cila ka konfirmuar parashikimin e fondit të nevojshëm të vlerës së shpronësimit në buxhetin e saj për vitin 2017.

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 17911/177 prot datë  ka miratuar detajimin e fondeve, për shpenzime kapitale në financim të brendshëm dhe të huaj për vitet 2017 — 2019 ku për projektet informatike fondi është çelur i ngrirë pasi duhet marrë më parë konfirmimi nga Akshi për këto projekte. Kështu për Incenermtorin e Elbasanit, është: Buxheti i vitit 2017 në vlerën 553 119 000 lekë; Buxheti i Vitit 201 8 në vlerën 662 502 000 lekë; Buxheti i vitit 2019 në vlerën 661 502 000 lekë. Për impiantîn e prodhimit të energjisë nga mbetjet në Fier është: Buxheti i vitit 2017 në vlerën 590 000 000 lekë; Për vitin 2018 në vlerën 750 209 000 lekë; Për vitin 2019 në vlerën 780 000 000 lekë.

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, në muajin janar 2017, ka ndërmarrë sërish një nismë ligjore, referuar edhe shkresës me nr. 653/2 prot datë 30.01.2017 drejtuar ministrive dhe KPP si dhe APP duke i dërguar për mendim projektvendimin “Për disa ndryshime në VKM nr. 575 datë 10.07.2013 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncension/partneritet publik privat” së bashku me relacionin përkatës. Në këtë projekt vendim, propozimet që janë ndryshuar, kanë të bëjnë pikërisht me rritjen e rolit të Ministrisë së Financave në procedurat koncensionare, duke u kërkuar që çdo projekt koncensionar, duhet të vlerësohet dhe miratohet paraprakisht nga Ministria e Financave, pavarësisht nëse kërkohet apo jo mbështetje financiare. Gjithashtu është parashikuar që duhet të vlerësohen dhe të miratohen paraprakisht nga Ministria e Financës edhe projektet e koncensioneve/PPP që pësojnë ndryshime të kontratës apo transferim të saj, pavarësisht nevojshmërisë ose jo për mbështetje financiare. Si përfundim me VKM nr. 146 datë 22.02.2017 janë miratuar ndryshimet përkatëse në VKM nr. 575 të vitit 20213, duke ngelur ndryshimet e propozuara por duke u shtuar disa afate.

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, në lidhje me projektin “Për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike Zona e trajtimit të mbetjeve Tiranë (ZTMT)”, me shkresën mx. 13118/9 prot datë 06.04.2017 është shprehur pa komente, për vazhdimin e procedurës koncensionare, përsa kohë që financuesi dhe përfituesi kryesor i projektit është Bashkia Tiranë, por duke i kërkuar të vlerësohen me prioritet maksimal disa çështje si kostot buxhetore që mund të lindin si pasojë e materializimit të risqeve të ndryshimit të kursit të këmbimit dhe atij’ nga infiacioni; Marrjen e miratimit nga MEI, Marrjen e miratimit nga njësitë e qeverisjes vendore. Në këtë procedurë minimalisht nuk duhet të ishte mjaftuar me pëlqimin vetëm të njërës bashki që prekej nga ky projekt.

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 8619/1 prot datë 07.05.2O58 drejtuar Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë, është shprehur në parim dakord, në lidhje me projekt vendimin “Për miratimin e RaP’ashikimit të financimit të nevojshëm pwr plotësimin e detyrimeve kontraktore në kontratën e koncensionare nr. 6021 ref nr. 2894 datë

31.08.2017 “Për ndërtim lanedfilli, inceneratori dhe reabilitim i venddepozitimeve ekzistuese në Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike, zona e trajtimit të mbetjeve Tiranë (ZTMT)”, por duke kërkuar riformulim të disa pikave.

Në konkluzion, pasur parasysh, se të tre këto procedura kanë rezultuar me problematika të theksuara që kanë sjell dëm në buxhetin e shtetit, ku tashmë për dy të parat, Elbasanin dhe Fierin, kemi edhe vendimmarrje të gjykatave për dërgimin e çështjes për gjykim, qoftë në lidhje me shkelje ligjore të ndodhura në procedurat e ndjekura ashtu edhe në lidhje me punime të pakryera, me pagesa fiktive, konstatohet se që në lindjen e këtyre procedurave e deri në përfundimin e tyre dhe përsa kohë që edhe janë kryer pagesa në kohën që shtetasi Arben Ahmetaj ka ushtruar detyrën e Ministrit të Financave, tregojnë më së qarti se roli i personit nën hetim Arben Ahmetaj, ka qenë i tillë që, përveçse nuk është bërë pengues, ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova, se është shpërblyer për çdo miratim të dhënë prej tij.

Përveç sa parashtrohet në relacionin që i bashkalidhet kësaj kërkese, që mbështesin dyshimin e arsyeshëm mbi korrupsionin pasiv të personit nën hetim Arben Ahmetaj.


Lajmi kryesor:

DOSJA/ SPAK kërkon arrestimin, zbardhet kërkesa drejtuar Kuvendit! Ish zv/ kryeministri në hetim për Inceneratorin Elbasanit, Fierit e Tiranës! Në dosje dhe Alda Klosi


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?