Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua të hënën me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Shqiptarja.com dhe Report TV disponojnë dosjen që po e zbardhin, ku bien në sy aferat e dyshuara, transaksionet dhe gjithashtu bota e biznesit në koncesione e tenderime, si ai i fibrave optike.
SPAK-u e shpalli person nën akuzë për korrupsion pasiv, mosdeklarim dhe fshehje pasurie si dhe pastrim të parave Ilir Metën, si edhe vendosi masën për detyrim paraqitjeje për Monika Kryemadhin, si edhe arrest në shtëpi për Pirro Xhixhon dhe detyrim paraqitjeje për Ema Çokun. Në dosjen e SPAK përfshihen edhe figura të larta biznesi, në lidhje me ndarjen e koncesioneve, prokurimeve dhe përfitimeve.
Sipas dosjes së SPAK, biznesmeni i njohur i “Gener 2” Bashkim Ulaj është përfshirë në një diskutim gati përplasje ekonomike me Ilir Metën, në lidhje me procedurat për shtrimin e fibrave optike dhe projekte të tjera infrastrukturore. Përmendet edhe ish-ministri Edmond Haxhinasto.
Bisedat e siguruara nga SPAK tregojnë një seri takimesh të fshehta mes Bashkim Ulajt dhe biznesmenit, Adrian Shatku kushëriri i Monika Kryemadhit, e cila e pranoi para mediave lidhjen e miqësisë me biznesmenin.
Madje ka pasur një takim mes Shatkut dhe Ulajt, ku i pari i shkruan Kryemadhit se biznesmeni kishte rënë dakord për planin e tërheqjes, por ajo e porosit të kishte kujdes nga ai.
Pasazhi më i fortë sipas SPAK në këtë pjesë, është biseda e Kryemadhit me Shatkun, ku e porosit tekstualisht “mos ia përmend emrat tanë”.
Pjesë nga përgjimet e SPAK mes Adrian Shatkut dhe Monika Kryemadhit në kohë të ndryshme, kryesisht periudha tetor 2014-dhjetor 2014, kur bëhej diskutimi:
“Monika Kryemadhi i shkruan Adrianit se: ‘Me kujdes më thotë Iliri se B mos të regjistrojnë dhe mos t’ia përmend emrat tanë...”.
Më tej në komunikimet e datës 18 nëntor 2014, Adrian Shatku i shkruan Kryemadhit:
“Për atë Iliri më tha bëjeni dhe të dyja t’i keni”.
Një tjetër dokument tregon lëvizjet e Monika Kryemadhit dhe biznesmenit Adrian Shatku për të marrë bizneset e telekomunikacionit dhe teknologjisë të monopolizuara nga Bashkim Ulaj i "Gener 2".
“Adrian Shatku i shkruan Monika Kryemadhit se:
‘Bashkimi 95% gati. Foli pak keq, por pranoi, tha më mirë ti se je ekspert i fushës sesa një tjetër... Mund të firmosim sonte ose nesër?'”
Meta prej 21 tetorit mbahet në paraburgim në qelitë e Bllokut të Sigurisë në Tiranë, ndërsa ndaj Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos) është caktuar “arrest shtëpie”, ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”.
Dy kokat e krimit në Shqipëri-Non Grata & Like/Floriri/Spiuni..populli i KA ndjekur që në 1992 në Qeverisjen e parë të PD-GANGËSTERE të mbushur me SPIUN E KOMUNIST. -Në 2005-2013 Sb FUTI NË QEVERISJE HAJDUTIN MË TË MADH NË BALLKAN- NR.2 NË SHQIPËRI,I CILI MORI 20 % TË OLIGARKVE,ADMINISTRATËS..ME LIGJIN(NENIN 24/1)DUKE PËRDHOSUR SHTETIN. -Në 2013 E.RAMA u detyrua të fut në kualicion Liken për të rrëzuar me çdo kusht S.Berishën GANGËSTERIN KOMBËTAR & ND/KOMBËTAR,I cili u detyrua të dorzoi pushtetin me 1000.000 vota. - E.Rama nuk mundej të frenonte HAJDUTIN NË MANDATIN E PARË,NDËRSA NË TË DYTIN E LARGOI ATË..! -Ndërkohë E.Rama kërkoi të BËI REFORMËN NË DREJTËSI,DUKE KËRKUAR NDIHMËN E SHBA+GJERMANISË(A.MERKEL E CILA I DEKLAROI SE PA RD NUK KA BE) -Kështu,në 2016 u votua ligji RD me 140 vota,ku Sb & Im u detyruan nga AMBASADORI LU..TË VOTOJNË ME DETYRIM,Ndonse më pas SABOTUAN. -Goditjen FATALE Sb e mori me NON GRATËN AMERIKANE 19 MAJ 2021,I CILI TASHMË PO GJYKOHET ME GJITH DHËNDRIN ME MBI 50 VILA NË GJITHË EUROPËN ME MBI 2 MIL.EURO. -Like META,u arrestua 21.10.24,I cili do të paguaj tashmë HAJDUTËRINË 34 VJEÇARE në Shqipëri,Ku të dy me Sb familjarisht KAN BËRË BARDËRDINË ME VJEDHJEN E PRONAVE NË SHQIPËRI E JO VETËM. ● BUZËQESHJA E PARË FILLOI NË 90 % TË POPULLIT..MË FUKARA TË EUROPËS. -Falënderojmë SPAK,GJKKO për arrestimin e KLLOUNIT NR.2..& SHPRESOJMË PËR NR.1,3,4,...MBI 2000 QË NGA 1992..POR DUKE U SEKUESTRUAR PASURINË.
PërgjigjuIliri eshte hajdut, por Rama eshte 25 here me hajdut plus edhe koka e krimit.
Shqiptarëve po u kthehet besimi se vendi ynë do të bëhet. Ra një herë e mirë miti i pandëshkueshmërisë! Rroftë Amerika e madhe !!!
Këto pazaret e vitit 2014 SPAK po i ngre akuza sot ndaj Metës pas 10 vjetësh???? Ilir Meta me bekimin e PS u bë së fundi edhe President i Republikës ????
Përgjigju