Dosja e SPAK/ 'Sa lekë den aj se maron për lek... Thuji ti japë gaz...Mezi pres me dal...' Si u lirua nga burgu Behar Bajri! Roli i prokurorit Xhevahir Lita

5 Gusht 2023, 07:34| Përditesimi: 14 Shtator 2023, 22:40

  • Share

Report Tv ka siguruar të plotë dosjen “Metamorfoza”, në të cilën janë nën hetim 16 persona për vrasje dhe tentativë vrasjeje.

Në dosjen e SPAK zbardhen bisedat e prokurorit Xhevahir Lita, i cili gjatë kohës që ka qenë me detyrë në prokurorinë e Shkodrës ka ndihmuar Behar Bajrin për ta liruar nga paraburgimi, në këmbim të përfitimit të paligjshëm të shumave monetare. Pikërisht pas daljes nga qelia dyshohet se ka kryer vrasjen e shtetasit Gjin Ndoji më 09.08.2020.

Prokurori Xhevahir Lita ndodhet tashmë i arrestuar dhe ndaj tij është marrë masa e pezullimit nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Më 14 shkurt 2020 Prokuroria e Shkodrës regjistroi procedim penal ndaj Behar Bajrit dhe 12  anëtarëve të grupit të tij pasi SPAK shpalli mos kompetencën. Ndaj grupit Bajri kishte rënë akuza e “grupit të strukturuar kriminal” por rëndonin 9 akuza të tjera, nga vrasje me dashje në organizim të lotarive të palejuara, apo shtrëngim me anë të kanosjes

Ndërkohë Behar Bajri nga qelia e paraburgimit “Jordan Misja” në Tiranë përmes SkyECC komunikonte me Pëllumb Gjokën dhe i kërkonte që të dalë sa më shpejt nga paraburgimi. Madje është gati të ofrojë shuma të mëdha parash në këmbim të zbutjes së masës së sigurisë.

 Në bisedat mes Prokurorit dhe Pëllumb Gjokës, Behar Bajrit i referohen me nofkat ‘daci’ apo ‘lopata”. Ndërkohë që ky i fundit nga paraburgimi i 313 komunikonte në aplikacionin ‘SkyEcc’ përmes një telefoni tjetër që nuk ishte i tiji

“Pasi është kontaktuar nga Pëllumb Gjoka, ka ndërmarrë veprimet aktive duke përdorur kompetencat që  i jep ligji duke ndikuar dhe krijuar të gjitha mundësitë për lirimin e Behar Bajrit. Më 29 qershor 2020 dhe më pas ka ndryshuar dhe akuzat duke i zbutur ato” thuhet në dosje.

Më 29 qershor 2020 Gjykata e Shkodrës ndryshoi masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘detyrim me paraqitje në policinë gjyqësore”. Pas kësaj date, më 30 qershor Xhevahir Lita kontakton drejtëpërdrejtë me Behar Bajrin, thuhet në dosje.

Madje ata i kërkojnë Xhevahir Litës të ndërhyjnë për të ndihmuar që të lehtësohet dhe masa e sigurisë për të dashurën e Behar Bajrit e cila ishte arrestuar edhe ajo gjatë një operacioni në Shkodër.

Bisedat nga paraburgimi “Jordan Misja”

Më 10 shkurt  2020  Behar Bajri komunikon me Pëllumb Gjokën dhe I thotë se do ishte mirë që dosja të hetohej nga “Xhev” ku dyshohet se ii referohet Xhevahir Litës dhe se është i gatshëm të paguajë lidhur me zgjidhjen e çështjes për lirimin e tij nga paraburgimi.

Ora 13:55 e 10 shkurtit Behar Bajri i shkruan Pëllumb Gjokës:  “Me marrë xhev ishte me ken ma mirë 30 afroji”

Ora 14:16 po të 10 shkurtit Bajri shkruan “Veç të kryjmë punë… Mezi shpres me dal..Se kaq mllef kam…. Aj shoku mtha për nji javë po ti nap po ndaq mas mem shtrëngu në fund të muajit po ti jap 300… Për ca të jetë me pagu paguaj.. Po për punë të vëllasë  qa flitet andej.. për vëllanë tim në Itali.

14 shkurt 2023

Biseda vijon me pseudonimin “Lopata’ për Behar Bajrin. Një Person tjetër nga paraburgimi, me telefonin e të cilit komunikon dhe Bajri, duket që interesohet për këtë të fundit

"Sa thu zgjat kjo e lopatës?... Thuji ti japë gaz të marojë dhe ktë punën e lopat…

Më 17 shkurt 2020 drejtuesi i Prokurorisë së Shkodrës caktoi që dosja të hetohet dhe përfaqësohet në gjykim nga dy prokurorë, Edlira Cufi dhe Xhevahir Lita.

Nga 313 Behar Bajri i shkruante Pëllumb Gjokës.

Pëllumb Gjoka: Po fola, do bëj të pamundurën tha

Behari: Sa lekë den aj se maron për lekë..

Po ranci ka me kry punë

Akuzat ndaj 

Më 23 korrik 2023, GjKKO caktoi masën e arrestit me burg ndaj prokurorit Lita duke e quajtur të arsyeshëm bazuar në provat se: 

Personi nën hetim Xhevahir Lita, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, në këmbim të përfitimit të paligjshëm të shumave monetare në kuadër të procedimit penal Nr.279/2020, me qellim zëvendësimin e masës së sigurimit të Behar Brajoviq (Bajri) nga "arrest në burg" në "Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore" duke kryer veprime hetimore dhe drejtuar kërkesa gjykatës, dhe mos vlerësuar objektivisht rrethanat, ka konsumuar elementë të veprës penale "Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë", parashikuar nga Neni 319/ç të Kodit Penal.

Dyshohet se si pasojë e veprimeve të Xhavahir Litës (prokuror), në kuadër të procedimit penal Nr.279/2020, është bërë e mundur lirimi i Behar Brajoviq, i cili pas daljes nga paraburgimi dyshohet se ka kryer vrasjen e shtetasit Gjin Ndoji më 09.08.2020. Personat nën hetim Pëllumb Gjoka dhe Behar Brajoviq (Bajri), në bashkëpunim me njëri tjetrin, me veprime aktive të kryera me dashje duke dhënë dhe ofruar shuma monetare prokurorit"

Ora 10:01
Dosja e SPAK/ Shefi i krimeve 'përgjonte' gruan e Dorian Dulit, 'objektivi' që do vriste Behar Bajri

 

Ndër shumë episode, SPAK në dosje ka veçuar edhe një bisedë mes grupit për të vrarë  ndër të tjerë edhe Dorian Dulin. Duke e quajtur ‘dhelpër’ dhe mjaft të frikshëm për shkak të kudjesit dhe të llojit të armës që mbante gjithnjë me vete Duli, grupi vendos t`i ndjek gruan, e cila ishte në prag të lindjes dhe do të kryente vizitat në Tiranë te një klinikë private.

Informacionet që merr grupi tregojnë se Dorian Duli kishte shkuar në Maqedoni ndërsa gruaja kishte kryer vizitat dhe mjeku i kishte kërkuar shtrim. Është Pëllumb Gjoka që i kërkon informacion Ardit Hasanbegajt për të kryer verifikimet në kufi.

Ish-shefi i krimeve të policisë së Shkodrës tregon se ka dalë nga Qafë Thana po ashtu siç i tregon Pëllumb Gjokës edhe emrin e klinikës S., në Tiranë ku ajo kishte kryer kontrollet. Në dosjen e SPAK zbulohet se ka qenë Behar Bajri porositësi i vrasjes së Dorian Dulit, Ibrahim Licçii dhe Genc Tafilit në vitin 2020 por krimi nuk u arrit të kryhej. Vrasja ishte porositur nga Behar Brajoviq në shenjë hakmarrjeje në lidhje me dyshimet që këta persona janë të përfshirë në angazhimin kriminal kundër tij. 

Për të kryer këtë krim ishin angazhuar Pëllumb Gjoka, Ardrit Hasanbegaj, Prekë Kodra, Aleks Ndreka dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar për sigurimin e informcioneve në lidhje me vendndodhjen e tyre" thuhet në dosje. Kanë qenë bisedat e përgjuara që janë bërë nga 1 korriku 2020 e në vijim që kanë zbuluar rolin e secilit prej tyre.

Ora 09:31
Dosja e SPAK/ Bajri i sugjeroi Pëllumb Gjokës një arab për të vrarë Kleant Musabelliun

1690539856_kleantmusabelliupellumbgjoka.jpg

Në dosje zbulohet dhe plani i Pëllumb Gjokës që kërkonte që të vritej Kleant Musabelliu, i cili në atë kohë mbante postin e specialistit të SHKB-së së burgjeve dhe e kishte plagosur biznesmenin në shtator 2017. 

Plani për të vrarë Kleant Musabelliun dështoi pasi ky i fundit u largua drejt Gjermanisë.

Vrasja e Kleant Musabelliut ishte planifikuar të kryhej për nderin Pëllumb Gjokës, me qëllim vendosjen e nderit dhe opinionit në vend.

Bajri i sugjeron Pëllumb Gjokës që: “Arabi s’e ka problem fare, pasi kryen punë edhe me fytyrë, (duke nënkuptuar se nuk e njeh njeri)”.

Në dosje evidentohet se ata kanë lidhje të forta në policinë e Shkodrës dhe arrijnë të marrin informacion të klasifikuar dhe të sigurt të notës 10.

Gjoka i thotë Bajrit se: “Ata, (duke nënkuptuar Licët) kanë nëndrejtorin dhe drejtorin, ndërsa ne kemi shefin e Krimit të Organizuar, që na jep informacionin 10”.

Më 10 korrik 2020 në orën 14:06, Behar Brajoviqi duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e C5FFC8 i identifikuar si Klodor Haka.

Ora 08:36
Dosja e SPAK/ Bisedat e përgjuara për lirimin e Behar Bajrit! Paratë ishin koduar me 'kg djath'

1690458769_beharbajri.jpg

Në dosjen e SPAK zbardhen bisedat e prokurorit Xhevahir Lita, i cili gjatë kohës që ka qenë me detyrë në prokurorinë e Shkodrës ka ndihmuar Behar Bajrin për ta liruar nga paraburgimi, në këmbim të përfitimit të paligjshëm të shumave monetare. Pikërisht pas daljes nga qelia dyshohet se ka kryer vrasjen e shtetasit Gjin Ndoji më 09.08.2020.

Në një bisedë të 6 prillit 2020 ndërsa kishte rënë pandemia

Bajri shkruan: Te gjevi kam besim.. Se nuk han as presionin.. E tiranës … Apo e Apelit

Më 23 prill i dërgohet mesazh Bajrit që të bëhet gati pasi më 20 maj do të dalë

“Dacit I kam thënë ban nxjemjen se më 20 maj je në fushë” shkruan personi me kodin 7142D9

"Gjatë kësaj kohe dyshohet që ka pasur takim dhe me funksionarë të tjerë të drejtësisë të cilëve i ka dhënë një shumë parash, ku parave në mesazhe i referohet me "djathë". thuhet në dosje

Bëhet fjalë për një person i cili ende nuk është identifikuar por në dosje identifikohet me kodin 7142D9

Në një bisedë me Xhevahir Litën i kërkon të vazhdojë se shpenzimet e bëra ja plotëson Behar Brajoviq.

Prokurori Xhevahir Lita "...atyre qe tak une ua dhashe nja 15 kg djathe ia mora nje kusheriri qe ka dele...".

7142D9 i kthen përgjigje "...Po jepi drejtim se kane bere kerkesen ata...Ti shton daci ato...".

Operacioni i SPAK që u ndërmor më 28 korrik, me lëshimin e 15 urdhër-arresteve, u realizua falë zbardhjes së përgjimeve nga autoritetet franceze. 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • 3 shi: 07/08/2023 06:19

    kete prokurorin ta rrihni me thuper thane,,derisa ti dali shpirti...

    Përgjigju
  • Iris: 06/08/2023 02:25

    Duket qe Bajri kishte nje /katalog/ te tere per te zgjedhur,por /Xhevoja/ ishte me i besuari e me punembaruesi,te tjeret ndoshta merrnin para,por nuk mbaronin pune! Sa /Xhevo/ te tjere ka ne Shqiperi?!

    Përgjigju
  • :;,?: 05/08/2023 14:14

    Ne momentin qe dalin pergjimet e fillojn arrestimet grupi shkodres ka kry pune.Cdo fillim e ka nje fun tesh spaku njeh rrezultate me perkrahjen e Ameriks.Grupet kriminale qa jan vra midis vedi u harrun e pjesen tjeter e mledh shteti e plaken neper burgje dhe na ishte njehere.Perfundimi filmit asnja i fitum te tane te humun e te shkatrrum e ne hasmeri te perjeteshme.

    Përgjigju
  • shkodra: 05/08/2023 13:22

    dori me ibrahimin gjithmone disa hapa perpara armiqve te vet, hallall jua baft Zoti se kekeni super te squt, tu pas gjysen e shqipnis kundra, per ibrahimin dhe sokolin dihet se si jane, te pakapshem asiher,, po dori keka gjigand dhe taman djal i squt e shume i matun. kujdes ke mbani afer se veç prej tyne rujuni, se e e kenj pa ne 9ergjime prej ku ju ka ardh e keqja, prej brenda grupit njato qe keni majt afer

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 05/08/2023 12:30

    Po lidhja e Lorenc Panganikes me vellezerit Kuci qe kane disa vrasje ne kurriz?

    Përgjigju
  • AltinTop: 05/08/2023 11:44

    Situata eshte me keq se ne’97.

    Përgjigju
    • AltinTopja: 05/08/2023 12:41

      Hahahahahahahahahahhaahhahahaahahahh

  • Rrofte SPAK: 05/08/2023 10:33

    Policia qe duam.Policia e Ardi Veliut vetem njerz te inkriminuar

    Përgjigju
  • Arben: 05/08/2023 10:23

    Grupi Bajri ka kontribuar ne fitoren e PS dhe i ka kthyer popullit shkodran bashkine e Shkodres te uzurpuar nga grupimi Berishist i opozites per 30 vite me rradhe! Ata i kane bere shume nder Shqiperise ne luften e PS ndaj opozites, prandaj pervec ketyre akuzave kane edhe shume te mira per te ardhmen e vendit! Keshtu qe duhen patur parasysh keto kontribute pozitive te tyre ne gjykimin qe do t'u behet!

    Përgjigju
  • Braçe: 05/08/2023 10:15

    Tka rujt zoti braçe me gjithe kto plera kundet teje Por e drejta fiton ne fund, gjithsesi besim zero te asksush Se jane te poshter njerezit spaskan pike nderi e morali E karakteri po e provon jeta perdite. Ishalla sa me shum drejtesi dhe nga vlora durresi e tirane e fieri Se po rrahin bandat perdite titullar bashkie e president ekipesh e biznesmen E drejtora keshi , dhe shteti zero mase dhe duke levizur djemte e krimineleve te vetquajtur biznesmen qe kane vra me doren e vet Po vazhdojne me intriga prej frike qe te mbijetojne duke ja futur te tjereve! Dite te nxehta duken ne horizont .. sa me shume drejtesi te paksohen llumat.

    Përgjigju
  • Forensic: 05/08/2023 10:12

    Cili nga drejtuesit e policis ka pasur encrochatin me pseudonimin ZEQO?! nuk eshte Arditi kryesori por Zeqoja. SPAK duhet t'a gjeje dhe t'a marre me ceremoni nga aty ku eshte direkt ne qeli me Kapedanin.

    Përgjigju
  • I drejti: 05/08/2023 08:24

    Na ban hallall o Mustaf Lici se un i pari te perqesha dhe nuk te besova kur dole ate periudhe ne interviste parballe mediave para 2-3 vitesh dhe u shprehe qe vrasjet ne Shkoder i ban shteti ne bashkepunim me bandat, kur shikon tani qe shefi i krimeve i policise Shkoder bashkepunon me bandat per te vrarë Ibrahim Licin apo prokuroret e Shkodres sajojne akuza vetem qe ta mbyllin brenda. Thjeshtë pa fjale ….

    Përgjigju
    • E drejta: 05/08/2023 12:36

      Kjo eshte e vertete shume jete njerzish kane humbur vetem te demtohet familja lici

  • Pensionisti: 05/08/2023 08:01

    Mjaftë me përalla.Që krimi të falimentoj:1Të vendoset dënimi me vdekje.2Të konfiskohen totalisht pasuritë.3Mos kini frikë nga USA se edhe ajo e ka dënimin me vdekje.

    Përgjigju
    • Diversantia: 05/08/2023 12:39

      Denim me vdekje? Komunistat si ty duheshin denu me vdekje qe ne 90 , qe spiunonin njerez te pafajshem per ate psikopatin tjr dhe mir per te vrare i shpetonin , por i linin te vuanin dhe vdisnin per nje pik uj, mos na jepni mend ju komunistat qe dhe pak do jeni gjalle mbi kte toke dhe do shuhet fara juaj e qelbur.

  • Kupra: 05/08/2023 07:58

    Ma ne fund doli ftyra e vertetë e prokurorisë se Shkodres me prova që jane te gjithe te korruptuar dhe ne shërbim te Bajrave, rasti ma flagrant është akuza e orkestruar per vrasje e Ibrahim Licit ne dem te Endri Mustafes, kur e gjithë Shkodra e din qe e ka ba Asmer Bilali dhe Coli vetem që te dergonin ne burg Ibrahimin ! Prokurorë te qelbur te gjithe ne burg do perfundoni duke filluar me Xhevahir Liten te parin, RROFTË SPAKU !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?