TIRANË- Në dosjen e SPAK, të siguruar nga Shqiptarja.com, për hetimet e çiftit Meta-Kryemadhi jepen me detaje edhe shumat e parave që të dy nuk kanë deklaruar për shpenzimet mjekësore ndër vite. GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Ilir Metën, ndërsa për Monika Kryemadhin është caktuar masa detyrim paraqitjeje. Ndaj tyre rëndojnë tre akuza, mes tyre edhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë.”
SPAK e ka bazuar akuzën në 6 raste dhe një prej episodeve është edhe ky që sjell Shqiptarja.com nga dosja, fshehja e të ardhurave nga çifti Meta-Kryemadhi. Në dosje, thuhet se është Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në vlerën totale prej 106.125 Euro. Nga kjo shumë totale, 86.891 Euro janë paguar cash, ndërsa diferenca, 19.234 është paguar përmes llogarive bankare.
Në dosjen e SPAK, thuhet se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk i kanë deklaruar këto pagesa me vetëdije, pasi nuk justifikonin burimin e këtyre parave. Organi i akuzës i referohet edhe një ndërhyrje kirurgjikale të Kryemadhit në spitalin shtetëror të San Marinos në datat 27 Maj 2019 deri në datën 04 Qershor 2019 në vlerën 11.351 Euro. SPAK thotë se Kryemadhi me dashje e ka copëtuar pagesën në dy pjesë, duke bërë paguar 6.351 Euro me kartë krediti dhe 5.000 Euro Cash, për të humbur gjurmët pasi pasi nuk justifikonte burimin e parave
“Organi i akuzës ka arsyetuar se duke u nisur dhe nga pozicioni i punës së tyre, rezulton se personat nën hetim e dinë ligjin, dhe e kanë ditur detyrimin e tyre për të bërë deklarim të saktë, por nuk e kanë bërë, për shkak se kanë pasur mungese fondesh të ligjshme në qarkullim. Jo vetëm kaq, por fakti që Monika e ka copëzuar transkasionin monetar të shërbimit mjekësor që ka marrë në vlerën 11.351 Euro, duke paguar 6.351 Euro me kartë krediti dhe 5.000 Euro Cash, në një vlerë më të lartë se vlerat për të cilat kanë detyrimin për deklarim që gjithsesi nuk e ka deklaruar, çon në konkluzionin se deklarimi i rremë është bërë me dashje, me qëllim që të mos deklarojë burimin e shumës prej 5.000 Euro të paguar Cash, e cila dyshohet se është siguruar me burime jo të ligjshme”, thuhet në dosje.
Po ashtu, SPAK thotë se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi “nuk kanë deklaruar as llogarinë Bankare dy emërorë ne emër të përbashkët të Era Metajt dhe Fatime Kryemadhit, e cila është çelur në vitin 2018 2022, dhe që ka patur gjendje një shumë te konsiderueshme monetare prej rreth 100.000 Euro të depozituara Cash.”
Në bazë të ligjit, "Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve", Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do duhej të kishin deklaruar në ILDKPI të gjitha paratë për shpenzimet mjekësore që kanë kryer jashtë Shqipërisë. Në sajë të pozicionit publik që ata kanë mbajtur, janë subjekt i këtij ligji./Shqiptarja.com
Drejtësia vonon por nuk harron,kjo është familje kriminale.
PërgjigjuNomiiiiii, 100.000 euro, 1 minute pune te bashkia Tirone.
Përgjigju