Ilir Meta dhe Fatime Kryemadhi

Dosja e SPAK: Nëna e Kryemadhit me vetëm 8316 lekë pension, arkëtoi në bankë 846 mijë euro! Përdori kompaninë e Gentian Sulës për t'i justifikuar lekët cash

22 Tetor, 15:06| Përditesimi: 23 Tetor, 07:40

  • Share

Tirane-  SPAK ka zbuluar edhe trukun si Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta paratë që dyshohen se vinin nga aktiviteti i korrupsionit i mbulonin me kredi të marra në bankë e që më pas shlyheshin nga e ëma, Fatime Kryemadhi. Edhe pse nëna e Kryemadhit ishte një grua që merrte një pension vetëm prej 8316 lekësh për punën e saj si infermiere, në llogaritë e saj lëvizin qindra mijëra euro si për kredi, si për shtëpi, si për pagesa të shkollave të fëmijëve në Angli, si për shpenzime nëpër dyqane të shtrenjta, llixha apo ndërhyrje kirurgjikale. 

Në dosjen e SPAK që ka siguruar Shqiptarja.com janë evidentuar disa raste kur Monika Kryemadhi merrte overdrafte të cilat më pas shlyheshin nga mamaja e saj Fatime Kryemadhi, e cila nuk jep shpjegime në lidhje me burimin e të ardhurave me të cilat shlyente këto overdrafte në vlerë mijëra euro.

Një ndëre rastet është dhe sesi mamaja e Kryemadhit, Fatime Kryemadhi e ka financuar shlyerjen e kredisë që ka marrë prej 335.000 euro për blerjen e apartamentit duplex.

Nga analiza financiare që iu bë të ardhurave dhe shpenzimeve, të pasqyruara në llogaritë bankare të Fatime Kryemadhit rezultoi se kjo shtetase, në vitin-2010, ka balancë negative në shumën 846,000 Euro. Gjithashtu ne një rast rezulton se ka përdorur sikur i kishte marrë cash nga kompania Agi Kons e Gentian Sulës.

Shtetasit Monika Kryemadhi dhe Ilir Metaj në deklaratën e interesave private vjetore të vitit 2010 të pasurive dhe interesave private, kanë bërë deklarim të rremë lidhur me burimin e financimit, për blerjen e apartamentit me nr. pasurie 3/64+1-9, ndodhur në rrugën "Vaso Pasha", nuk kanë deklaruar shpenzimet e qirasë së apartamentit nr. pasurie 3/64+1-9 deri në periudhën e blerjes, si dhe ka dyshime se kanë bërë deklarim të rremë të pasurisë pasi apartamenti i regjistruar në pronësi të Kozeta Finos, rezulton se është pronë e shtetasve Ilir Metaj dhe Monika Kryemadhi e fshehur në emrin e Fatime Kryemadhit.

Ata nuk kanë deklaruar se financimin në vlerën 200.000 Euro për blerjen e apartamentit me numër pasurie 3/64+1-9 është kryer nga Fatime Kryemadhi, por kanë deklaruar se shuma prej 200.000 Euro ka qenë gjendje cash nga shitja në vitin 2006 e vilës në Golem, Kavajë, ndërkohë që nëse ata do ti kishin këto shuma parash cash, nuk kishte pse Fatimja të financonte në një kohë shumë të shkurtër llogaritë bankare të tyre në këtë vlerë, madje dhe më shumë. Ky përfundim bazohet në faktin se Fatime Kryemadhi përveç se ka paguar  shumën 310.000 Euro, ka paguar edhe tatimin e pronës që në rastin e shitjes së një pasurie paguhet nga pronari i pasurisë në lidhje me kredinë e marrë prej saj me qëllim financimin e blerjes së apartamentit prej shtetases Kozeta Fino Nr. 3/64+1-8./

Shtetasja Fatime Kryemadhi e ka financuar shlyerjen e kredisë që ka marrë prej 335.000 Euro nga para të derdhura cash në vlerën 246.000 USD dhe para të tjera burimi i të cilave nuk eshte ai i cili është kompania Agi Kons  e deklaruar nga Fatimja, dhe si rrjedhim dyshohet se janë para të fituara në mënyre të paligjshme.

Nga analiza financiare që iu bë të ardhurave dhe shpenzimeve pasqyruara në llogaritë bankare të Fatime Kryemadhit rezultoi se kjo shtetase, në vitin 2010, ka balancë negative në shumën 846,000 Euro. Në këto rrethana lidhja e kontratës me shtetasen Kozeta Fino nga ana e Fatime Kryemadhit, marrja prej saj e kredisë bankare, si dhe financimi me këto të ardhura i një pjese të apartamentit të blerë nga Ilir Metaj e Monika Kryemadhi Nr. 3/64+1-9, ndërkohë që vetë Fatimja në këtë kohë ishte pensioniste, krijon dyshimin e asryeshëm se është bërë me qëllim për të futur në sistemin bankar shuma monetare që burojnë nga veprimtari të paligjshme sikurse është dhe vepra penale e "Korrupsionit".

Me qëllim për të mos përdorur për blerjen e apartamenteve këto shuma parashë me origjinë korruptive, është përdorur si truk marrja fillimisht e dy kredive bankare, dhe më pas shlyerja e kredive nëpërmjet depozitimit Cash pa burim të ligjshem nga Fatime Kryemadhit, me deklarimin e burimeve të paqëna sikurse është rasti i shtetasit Gentian Sula me qëllim shlyerjen e kredive, është arritur që të futen në sistemin bankar një shumë e pajustifikuar parashë prej 846,000 Euro

 Për këtë shumë parash, Fatimja nuk ka dhënë asnjë shpjegim të besueshëm, por thjesht është përpjekur që të justifikojë ato me të ardhura të siguruara nga huatë, pasqyruar kjo në deklarata noteriale të paraqitur nga shtetas të ndryshëm, të cilët paraqiten si huadhënës sikurse është rasti i Ema Çokut. Këto deklarata noteriale, jo vetëm që janë përpiluar pas pyetjes së shtetases Fatime Kryemadhi, por në sistemin bankar nuk ka asnjë të dhënë për marrjen e shumave monetare, dhe as për shlyerjen e tyre ndonëse ka kaluar një periudhë kohore prej 15 vjet nga ndodhja e fakteve.

Shtetasja Fatime Kryemadhi, nuk ka patur mundësi për të krijuar të ardhura në shumën 300.000 Euro, para të cilat i ka përdorur për të likujdura kredinë e marrë, të cilën e përdori për të financuar Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën për blerjen e apartamentit të regjistruar si pronë e Mirvjen Ninos, dhe as financimin e apartamentit të saj të blerë nga Kozeta Fino. Në këtë mënyrë Fatime Kryemadhi, rezulton se i ka marrë kreditë bankare, me qëllim për të futur në sistemin bankar, nëpërmjet pagimit të kësteve të kredive shuma monetare të cilat burojnë nga veprimtari e korrupsionit. Pra shumat e parave të ligjshme të përfituara nga kreditë, janë kthyer në bankë me para të paligjshme të përfituara nga veprimtari korruptive. Në këtë mënyrë, ajo ka mbuluar natyrën e vërtetë të shumave monetare të siguruara në mënyrë të paligjshme. ' thuhet në faqen 132.

.Bëhet fjalë për kohën kur Ilir Meta akuzohet për korrupsion në lidhje me Kastriot Ismailaj, administratori i shoqërisë Debt International Advisory, (DIA) për të cilën Meta akuzohet se ka ndikuar drejtprëdrejtë që Ismailaj të përfitonte kontratën për mbledhjen e borxheve të CEZ-it.  Ndërsa si truk ka përdorur marrjen e kredive të cilat më pas shlyheshin nëpërmjet depozitimeve cash.

Me qëllim për të mos përdorur për blerjen e apartamenteve shuma parash me origjinë korruptive, apo të pajustifikuara ndërkohë që në këtë periudhë kohore Ilir Meta akuzohet edhe për një fakt korrupsioni në lidhje me shtetasin Kastriot Ismailaj, është përdorur si truk marrja fillimisht e dy kredive bankare.

Më pas është bërë shlyerja e kredive nëpërmjet depozitimit Cash pa burim të ligjshem nga Fatime Kryemadhit, ose me deklarimin e burimeve të paqëna sikurse është rasti i shumave të deklaruara si të përfituara nga Gentjan Sula, dhe është arritur që të futen në sistemin bankar një shumë e pajustifikuar parashë prej 846,000 Euro.

Për këtë shumë parash, Fatimja nuk ka dhënë asnjë shpjegim të besueshëm, por thjesht është përpjekur që të justifikojë ato me të ardhura të siguruara nga huatë, pasqyruar kjo në deklarata noteriale të paraqitur nga shtetas të ndryshëm, të cilët paraqiten si huadhënës sikurse është rasti i Ema Çokut.

Këto deklarata noteriale, jo vetëm që janë përpiluar pas pyetjes së shtetases Fatime Kryemadhi, por në sistemin bankar nuk ka asnjë të dhënë për marrjen e shumave monetare, dhe as për shlyerjen e tyre ndonëse ka kaluar një periudhë kohore prej 15 vjet nga ndodhja e fakteve. Shtetasja Fatime Kryemadhi nuk ka pasur mundësi për të krijuar të ardhura në shumën 300.000 Euro, para të cilat i ka përdorur për të likujdura kredinë e marrë, të cilën e përdori për të financuar Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën për blerjen e apartamentit të regjistruar si pronë e Mirvjen Ninos, dhe as financimin e apartamentit të saj të blerë nga Kozeta Fino.

Në këtë mënyrë Fatime Kryemadhi, rezulton se i ka marrë kreditë bankare, me qëllim për të futur në sistemin bankar, nëpërmjet pagimit të kësteve të kredive shuma monetare të cilat burojnë nga veprimtari e korrupsionit.

 Pra shumat e parave të ligjshme të përfituara nga kreditë, janë kthyer në bankë me para të paligjshme të përfituara nga veprimtari korruptive. Në këtë mënyrë, ajo ka mbuluar natyrën e vërtetë të shumave monetare të siguruara në mënyrë të paligjshme.

Ora 23:41
Dosja e Ilir Metës/ SPAK: Me kartën e nënës së Kryemadhit u kryen 3.5 mln lekë blerje në dyqane veshjesh e këpucësh në Britaninë e Madhe

1727788205_monikakryemadhi.jpg

Foto arkive: Monika Kryemadhi

SPAK ka verifikuar deklaratën e pasurisë për vitin Janar 2019 - Dhjetor 2019 ku rezulton se çifti Meta e Kryemadhi në total kanë deklaruar shpenzime në vlerë 95.676 Pound për arsim për vitin shkollor 2019-2020.

Konkretisht: 46.524 Pound shpenzime për arsimin e vajzës Bora, 25.900 Pound shpenzime për arsimin e djalin Besar, 23.252 Pound shpenzime për arsimin e Era Metaj

Janë deklaruar dhe 25.000 Euro shpenzime për bileta, hotel dhe shpenzime të tjera dhe 6.500 Euro shpenzime shëndetësore për Monika Kryemadhin.

Por pasi SPAK ka verifikuar transaksionet bankare, rezulton se për arsimimin fëmijëve Bora, Besar dhe Era Metaj për periudhën deklaruese Janar- Dhjetor 2019, deklarimi i shpenzimeve për arsim nuk është i saktë, thotë SPAK. Gjithashtu nuk është deklaruar operacioni 4 mijë euro  i Bora Metajt në San Marino.

„Nga verifikimi i transaksioneve të kryera nga llogaria bankare nr. 39***me të cilën është e lidhur karta e kreditit 411***, rezulton se në datën 08 Gusht 2019, është paguar për King's College, kurs finance Online, shuma ....2.000 Pound. Për periudhën deklaruese nuk është bërë deklarimi i shumës 4.000 Euro shpenzime shëndetësore për Bora Metaj për ndërhyrjen kirurgjikale të kryer në klinikën Domus Medica në San Marino‘ thuhet në dosjen e SPAK.

Me kartën e kreditit në emër të gjyshes, Fatime Kryemadhi, SPAK thotë janë kryer blerje në dyqane veshjesh e këpucësh në Britaninë e Madhe me vlerën e 3.5 mln lekëve.

“Për vitin 2019, me kartën e kreditit të lidhur me llogarinë bankare nr. 2**** të Fatime Kryemadhit, janë kryer blerje në vlerën 3.533.830 Lekë në dyqane veshjesh dhe këpucësh në Britaninë e Madhe’ thuhet në dosjen e SPAK.

Nw dosje argumentohet: sipas shkresës nr. 21508/1 Prot datë 29 Dhjetor 2022, të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, për vitin 2019, shtetasja Fatime Kryemadhi ka zhdoganuar vetëm dy pako më artikuj të blerë në dyqanin Net A Porter, në vlerën 2007 Pound të blera në datën 15 Prill 2019 dhe 6 Qershor 2019. Këto blerje janë reflektuar në bankë me një ditë vonesë. Edhe shtetasja Monika Kryemadhi, Era Metaj dhe Bora Metaj nuk kanë kryer zhdoganime për vitin 2019 të mallrave të blera në dyqanet Net A Porter, Selfridges London, John Bell, Matchesfashion etj. Nga kjo rezulton se mallrat e blera në këto dyqane mund të jenë blerë fizikisht në dyqan nga Bora Metaj, Era Metaj dhe Monika Kryemadhi, ose të jenë dërguar me postë nga shitësi në adresën e banimit në Angli të Bora Metai dhe Era Metaj.

Ndërkohë në 8 nëntor 2019 nga karta e kreditit janë bërë pagesa në Lounge e klasit biznes në Aeroportin e Vienës ndërkohë që në këtë periudhë Fatime Krymadhi ka qënë në Shqipëri.

Ora 16:55
DOSJA / Shpenzime në Prada dhe Net A Portej nga karta e Fatime Kryemadhit për fëmijët e Ilir Metajt

Në emër të mamasë së Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, në dosjen e Spak, janë zbuluar nga prokurorët se janë bërë shumë transaksione, blerje mallrash luksi, pagesa kredish, përdorime kartash krediti të cilat faktikisht nuk janë bërë nga vetë Fatime Kryemadhi, por nga Monika dhe vajzat e saj, Bora dhe Era. Shumë faqe të dosjes së SPAK  i dedikohen këtyre blerjeve. Ja një shëmbull se çfarë shkruhet mes të tjerash në Dosjen e Spak në faqen 124:

“Për vitin 2019, me kartën e kreditit lidhur me kredinë bankare nr.259254 të Fatime Kryemadhit janë kryer blerje për shumën 3.533.830 lekë në dyqane veshjesh dhe këpucësh në Britaninë e Madhe”. Sipas verifikimeve të prokurorëve të Spak, kjo shumë, si dhe një shumë tjetër prej 2007 paund është bërë jo nga Fatime Kryemadhi, por nga Monika Kryemadhi dhe vajzat e saj Bora Metaj dhe Era Metaj në Net A Porter, Selfridges London, John Bell, Matchesfashion etj.

“Në kartën nr. 259254 të Fatime Kryemadhit, më 8 nëntor 2019, janë bërë pagesa në Lounge të klasit Biznes të aeroportit të Vjenës në Austri. Edhë në këtë datë Fatime Kryemadhi nuk ka lëvizur nga Shqipëria”.

Spak ka zbuluar se me kartën e lidhur në llogarinë bankare të Fatime Kryemadhit bëheshin pagesa për udhëtime të Monika Kryemadhit dhe Besi, Bora dhe Era Kryemadhit në udhëtimet e tyre në SHBA, Stamboll… 5640 dollarë në aeroportin në Ëashington, 2409 euro në dyqanin Prada në Stamboll,

Nga e njëjta kartë me llogarinë e Fatime Kryemadhit janë bërë shpenzime të pajustifikueshme për hotele në Londër apo dhe pagesa për shkollat po në lodër të tre fëmijëve të çiftit Metaj-Kryemadhi.

Ora 16:48
DOSJA/ Paguante banketet e LRI- së e faturat e Monikës! SPAK zbulon rolin e Ema Çokut! Pasi Meta e Kryemadhi u pyetën në 2024 firmosi se i kishte dhënë hua nënës së Monikës 200 mijë euro 14 vite më parë

1729607655_monikakryemadhi.jpg
 

Foto: Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

Në dosjen e SPAK, që Shqiptarja.com siguron zbulohet dhe roli i Ema Çokut, një ndër bashkëpunëtoret e ngushta të Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës me të cilën kishte dhe lidhje të afërt familjare. Ema Çoku paguante aktivitetet e LRI-së apo aktivitetet e tjera të partisë apo përfaqësuesit e kompanive lobuese amerikane që vizitonin Tiranën. 

Në një rast madje kishte paguar gati 17 mijë euro blerje të Monikës. Ndërkohë që në 22 maj 2024 Ema Çoku ka përpiluar një deklaratë noteriale sipas të cilës në 2010 i ka dhënë dhënë Fatime Kryemadhit, hua shumën 220.000 Euro.

SPAK totë se Ema Çoku, dhe kompania e saj BSK shpk, kanë qenë vazhdimisht debitorë në bankat e nivelit të dytë për shkak të kredive në vlera te mëdha, si dhe të ardhurat e siguruara nga biznesi bazuar në bilancet e deklaruara në organet tatimore kanë qenë minimale.

Shtetasja Ema Çoku është lidhje e afërt familjare me shtetasit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Kjo shtetase nëpërmjet punonjëses së saj, Vera Bazi, ka paguar në vitin 2013, për aktivitet argëtues të LRI-së, shumën 4.103.605 lekë, ka paguar në vitin 2013 me derdhje cash në bankë për llogari të Hotel Rogner, ka bërë donacione në vlerën 7.000 Euro në vitin 2016 për subjektin LSI, ka përpiluar deklaratë noteriale Nr. 630 Rep. Nr. 234 Kol. datë 06 Shkurt 2019 ku ka deklaruar se gjatë viteve 2011-2019 i ka transferuar shtetases Monika Kryemadhi në llogarinë e saj bankare shumen 16.000 Euro dhe 1.500.000 lekë për blerjet që Monika ka bërë me kartë për llogari të Ema Çokut. Ka përpiluar deklaratë noteriale nr. 1846 Rep, nr. 897 Kol, datë 22 Maj 2024, nëpërmjet të cilës deklaron se në fillim të vitit 2010 i ka dhënë Fatime Kryemadhit, hua shumën 220.000 Euro.

Kompania e saj B.S.K shpk, ka paguar në vitin 2013, shpenzimet e akomodimit në Hotel Rogner për shtatë shtetas të huaj midis të cilëve edhe John Moreira dhe Patrick Faust, shumën 1.142.000 lekë, Vera Bazi, në datën 30 Prill 2013 ka derdhur cash ne llogarinë e Hotel Rogner, shumën 10.000 Euro për shërbimin "ushqim dhe pije, banket i LRI-së". Gjithashtu Vera Bazi në datën 11 Qershor 2014 ka derdhur cash ne bankën Intesa Sanpaolo, shumën 300.000 lekë për shërbimin "event" i organizuar ne datën 10 Qershor 2013 nga LRI" dhe në datën 25 Shtator 2014, ka derdhur cash shumën 363.910 lekë nër shërbimin "event i organizuar ne datën 10 Qershor 2013 nga LRI".

Shtetasja Ema Çoku, dhe kompania e saj BSK shpk, kanë qenë vazhdimisht debitorë në bankat e nivelit të dytë për shkak të kredive në vlera te mëdha, si dhe të ardhurat e siguruara nga biznesi bazuar në bilancet e deklaruara në organet tatimore kanë qenë minimale.

Kjo shtetase nëpermjet nënshkrimit të deklaratës noteriale Nr. 1846 Rep, Nr. 897 Kol, datë 22 Maj 2024, ku deklaron se në fillim të vitit 2010 i ka dhënë Fatime Kryemadhit, hua shumën 220.000 Euro, është përpjekur të ndihmojë Fatime Kryemadhin për të justifikuar shumat e parave që burojnë nga veprimet korruptive te Ilir Metaj dhe Monika Kryemadhi. Në këte mënyrë Ema Çoku ka konsumuar veprën penale të "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", i kryer në bashkëpunim me Fatimen, parashikuar nga neni 287 paragrafi i II-të i Kodit Penal, por e kryer sipas pikës "dh" të paragrafit të parë të këtij neni, nëpërmjet ndihmës së dhënë për të fshehur ose mbuluar natyrën e vërtetë të produkteve të veprës penale.

Po kështu personat nën hetim Ilir Metaj e Monika Kryemadhi, rezulton se duke mos pasur burime të ligjshme për krijimin e pasurive, dhe duke e paraqitur atë si fe krijuar me burime të ligjshme, ndonëse pa i deklaruar të gjitha këto pasuri dhe burimet e tyre, kanë konsumuar në bashkëpunim elementët e figurës së veprës penale të "Refuzimit për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publike, ose i çdo personi i cili ka detyrimin ligjor për deklarim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", i kryer në bashkëpunim me Fatimen, parashikuar nga neni 287 paragrafi i II-të i Kodit Penal, por e kryer sipas pikës "dh" të paragrafit të parë të këtij neni, nëpërmjet ndihmës së dhënë për të fshehur ose mbuluar natyrën e vërtetë të produkteve të veprës penale" thuhet ne dosjen e SPAK që Shqiptarja.com disponon. 

Deklarata e Ema Çokut rezulton të jetë firmosur pasi SPAK kishte marrë në pyetje Ilir Metën dhe Kryemadhin dhe ata ishin në dijeni të provave që kishte prokuroria në dispozicion. 

SPAK thotë se:"deklarata noteriale Nr. 1846 Rep, Nr. 897 Kol, datë 22 Maj 2024, ku ajo deklaron se në fillim të vitit 2010 i ka dhënë Fatime Kryemadhit, hua shumën 220.000 Euro, krijon dyshimin e arsyeshëm se është krijuar me qëllimin që të ndihmojë shtetasen Fatime Kryemadhi për të justifikuar shumat e parave të cilat gjithashtu dyshohet se burojnë nga veprimet korruptive të Ilir Metaj dhe Monika Kryemadhi. Kjo deklaratë rezulton se është nënshkruar pas pyetjes së personave nën hetim Ilir Metaj, Monika Kryemadhi dhe Fatime Kryemadhi, vënies në dijeni të tyre në lidhje me faktet e konstatuara nga organi procedues, duke përfshirë dhe mungesën e të ardhurave të siguruara nga burime të ligjshme, për të përballuar jetesën dhe shpenzimet e luksit"

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Skull: 23/10/2024 08:43

    Gentian Sula mos eshte gje burri i ministres Genta Sula?!

    Përgjigju
  • Bledi: 22/10/2024 22:15

    Prokuroret e SPAK i njohin mire kontratat apo deklaratat noteriale false...me ato kaluan vetingun! Por me rastin me lart shitje blerje beka Mona dhe Fatimja dhe ne burg perfundon Meta! Veprime korruptiv por se cilat jane ato nuk jepen prova. Psh, veprim korruptiv ishte kur Meta u dakordua me Ramen per zgjedhjet ne 2013. Ose kur Tome Doshi rekrutoi Dritan Priftin me 7 mil euro qe mavria kishte borxh tek TiranaBank per fabrike tullash ne kembim te videove ndaj Metes dhe Sales. Ose kur Iljaz (Laze) Hasanbelliu dhe vllezerit, i caktojne Rames Cyrben ne liste dhe portin e Durresit (te vjeter e te ri) meqe kane eksluzivitet cimenton qe ja moren perdhunes Libanezit. Keto jane veprime "korruptive", krim i organizuar, ne formen me te larte te kapjes se shtetit. Qe tani do merren prokuroret qe kane paguar poshte e lart per tu bere prokurore si Kalah, Dumaninapo ky sorollopi Llap Kllapi.

    Përgjigju
  • Andi: 22/10/2024 22:09

    Monika eshte po aq e fajshme sa Iliri, me vjen keq qe SPAK ka marr mase me te zbutur. Sepse dhe ajo njesoj si Iliri e leshoj gojen pa kufinj sot ne TV.

    Përgjigju
  • Po mër po: 22/10/2024 20:56

    I famshmi Ilir Meta me Monikën e vjerën ja u paska hedhur bankave?!!! Popullit!!! E Sude Sude... Kush ishte pas teje!?

    Përgjigju
  • Gjergj: 22/10/2024 18:59

    Grykèsia dhe tè treguarit tè pangopur deri nè perversitet, tè babèzitur deri nè humbjen e çdo norme kontrolli mbi vetveten, tè qènit ujqèr qè shqyejnè kopenè edhe pse do ngopeshin me pak, tregon mè sè miri qè e keqja èshtè ulur kèmbèkryq nè Shqipèri. Edhe mè perverse, èshtè rasti i bashkèpunètorève tè tyre, kètyre lèpirèsve tè kockave tè hajdutèrisè, qè japin gjoja vèrtetime se u kanè dhènè hua shuma marramendèse Fatime Kryemadhit. Kèto janè shèrbètorèt e sè keqes,pa asnjè vrarje ndèrgjegjeje apo ndjenje qytetarie tè shèndoshè. Shoqèri e vdekur, kjo jona, komplet e bastarduar dhe zhytur nè krim. 10% e shqiptarève, kèta si Meta-Metaj-Berisha-Kryemadhi,,,,,Tahiri-Beqaj-Tigri dhe ata qè do vijnè me mbylljen e hetimeve tè nisura,,,i kemi miliarderè. 90% shi tjetèr,,,,nga sytè kèmbèt ose varfèri migjeniane.

    Përgjigju
  • opa: 22/10/2024 18:58

    6 Gusht 1999. Interviste me Kryeministrin Ilir Meta:" Te tere duhet ta kuptojne se kur shperdorohen fondet publike,kur grabiten ato,kur dhunohen ligjet e shtetit,duhet te shkosh edhe ne burg" https://www.youtube.com/watch?v=cG4zLdu7FxE&t=1345s

    Përgjigju
  • ylli: 22/10/2024 18:13

    ARRESTOJINI MOR AMAN TE GJITHE KOMPLET FAMILJEN META DHE KRYEMADHI,,,SE PASKAN QENE NJEREZIT ME TE POSHTER NE BOTE,,,,EDHE KETE MASKARAIN SULA ARRESTOJENI SA ME SHPEJT,,SE MUND TJU IKE....RESPEKTET ME TE MEDHA PER IDAJET BEQIRIN,,,HALIT VALTERIN,,DHE ADRIATIK DOCIN....KETYRE NJEREZVE TE NDERUAR TI JEPET NJE SHPERBLIM 30 MILION LEKE SECILI....I KANE HALLALL....

    Përgjigju
    • Arditi: 22/10/2024 22:34

      Ky Sula i Agikonsit eshte nje kryemafjoz i ndyre, kudo ku nderton i nis me nje plan dhe i ndryshon sipas qejfit. Eshte nje qelbesire qe duhet kalbur ne burg.

  • John: 22/10/2024 17:59

    Po bankat nuk kane pergjegjesi ketu ne justifikimin e te ardhurave?

    Përgjigju
    • lexues: 23/10/2024 11:03

      varet kush eshte klienti, nuk eshte njelloj per te gjithe

  • Romeo: 22/10/2024 16:34

    Meta i ka kerrkuar rojeve t burgut, takim urgjent me ministrin e brendshem!...haha kane shperthyer te qeshurat..jam president, dua rrojet e gardes u tha

    Përgjigju
    • Ceni: 22/10/2024 17:25

      Burgaxhiu. Kujton se eshte akoma presilesh.

  • sania byrekut te tregu: 22/10/2024 16:17

    cojini dhe qimin e fierit te rri bashke me meten ne qeli se do merzitet vetem

    Përgjigju
  • Dakord: 22/10/2024 15:47

    Gërmoni më shumë te gent sula se aty është lavatriçja e monës. Hetoni edhe pse gruaja e gentit që ka çelësat e dosjeve ngatërroi dynjanë me spiunin IM? Kë shantazhoi genta sula? Metën apo burrin e vet dhe pse?

    Përgjigju
  • Nje Kryemadh: 22/10/2024 15:25

    Shume te quet,por nuk ja hedhin dot Dumanit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?