Ka dështuar në GJKKO seanca për konkluzionet e mbrojtjes të të pandehurve për dosjen e ‘Sterilizimit’, e cila po gjykohen me gjykim të shkurtuar.
Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi raporton se shkak për dështimin e kësaj seance është bërë mungesa për arsye shëndetësore e Dritan Hamitaj, avokatit i të pandehurit Klodian Rrjepajt, ish zv/minisitrër i Shëndetësisë.
Ndërsa SPAK ka deklaruar se nuk mund të vijojë seanca në mungesë të mbrojtjes. Ndërsa më pas, Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkoi pezullimin e afateve të paraburgimit, kërkesë e cila u pranua nga togat e zeza.
Gjithashtu u vendos që seanca e ardhshme do të mbahet më datë 1 tetor, në orën 14:00.
Kujtojmë që me 25 qershor të këtij viti, SPAK shpalli pretencën për 8 të pandehur të dosjes 'Sterilizimi', një koncesion me vlerë 100 milionë euro. Ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, do të gjykohet në një proces më vete.
Në total SPAK kërkon 36 vite e 6 muaj burg për 8 të pandehurit. Për dy kryesorët, ish.zv ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj, dhe biznesmenin që fitoi tenderin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore në shtet, Ilir Rrapaj, SPAK kërkoi dënimin me 10 vite burg për secilin. Nga Gjykimi i shkurtuar, të dyve u ulet 1/3-a dhe në rast se shpallen fajtorë nga gjykata e Posaçme, do të dënohen me 6 vite e 8 muaj burg.
Për, Marsela Serjani drejtoreshë juridike dhe Saimir Kadiu, drejtor ekonomik në ministri, Prokuroria e Posaçme kërkoi 3 vite e 6 muaj burg, që zbriten në 2 vite e 4 muaj për secilin.
Ndërkohë për 4 të pandehur të tjerë, dënimi me burg i kërkuar nga SPAK, pezullohet në shërbim prove. Mes tyre është edhe rektori i Universitetit të Mjekësisë, mjeku Arben Gjata, për të cilin SPAK kërkoi 2 vite burg, që nga gjykimi i shkurtuar zbret në 1 vit e 4 muaj, e që konvertohet në 3 vite shërbim prove në rast se do të dënohet nga gjykata e posaçme.
Komente
