Moment nga një prej seancave të 'Sterilizimit' në GJKKO

Kronikë

Dosja e 'Sterilizimit'/ Shtyhet seanca në GJKKO, mungoi e pandehura dhe avokati i saj! Biznesmeni Rrapaj kërkon avokat italian

13 Mars, 14:07| Përditesimi: 13 Mars, 14:13

  • Share

Tiranë- Shtyhet seanca gjyqësore për dosjen e “Sterilizimit”.

Shkak u bë mungesa e te pandehurës Naile Ajazi, për arsye shëndetësore, ndërsa mungoi dhe mbrojtja e saj ligjore. 

Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 3 prill, në orën 12:00.

I pranishëm në seancë ndodheshin edhe 3 nga të pandehurit e arrestuar; dhe ish-ministri Ilir Beqaj (i prangosur për një tjetër çështje), ish-zv/ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rapaj. 

Ky i fundit paraqiti kërkesën që të mbrohej nga një avokat italian, por gjykata i sugjeroi të kërkojë leje nga Dhoma e Avokatisë shqiptare.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?