Report Tv ka zbardhur dosjen hetimore për trafikun e klandestinëve nga Shqipëria drejt Italisë dhe Greqisë. Sipas dosjes hetimore, thuhet se Petrit Pashaj kishte strehuar 21 egjiptianë në godinën në pronësi të tij, një objekt tre katësh në lagjen “Osman Haxhiu”. Sipas dosjes në telefonin e Petrit Pashajt janë gjetur komunikime me bashkëpunëtorët e tij me pseudonimet “Shellira” që rezulton të jetë Indrit Hita, “Underi”, “Tusha”, dhe “Kacole” që përdorej nga Enjad Myrtaj. Indrit Hita u arrestua nga policia, pasi në shtëpinë ku u gjetën emigrantët u gjet një qese me ngjyrë të verdhë dhe të zezë me duhan ku u zbuluan gjurmët e tij.
Pjesë nga dosja
Roland Ramadani: Muhabeti është që ja i morën, kush do i hipi asaj tjetrës
Indrit Hita: Po të shikoj mos ka furgonin o vlla po në orën 2 kush do hipi te tjetra
Roland Ramadani: Në rregull
Indrit Hita: Po ka një sharron dhe një këshu o lla, merr sharonin dhe një opel Zafira ose atë ose tjetrën, ose të dyja, se një e kemi
Roland Ramadani: Po një e kemi
Me datë 4 qershor 2020, Indrit Hita flet me dikë në telefon dhe e pyet nëse ka ndonjë shenjë nga Petriti dhe ai i thotë se Petritin e ka arrestuar policia. Me datë 11 Korrik ai flet me një person në telefon dhe i kërkon si do ia bëjnë pasi njerëzit kanë ngelur në mes të katër rrugëve me gjërat e tyre në duar. Në banesën e Petrit Pashajt ku janë gjetur 21 emigrantët egjyptianë është gjetur qese me ngjyrë të verdhë dhe të zezë me duhan ku janë zbuluar gjurmët e Indrit Hitës duke zbuluar përfshirjen e tij në këtë skemë. Më datë 5 Korrik 2020, Hita komunikon me Petrit Pashajn tashmë i arrestuar nga policia.
Indrit Hita: Më kupton Indritin dhe atë do vi ta sqaroj gojarisht unë jo të vej në burg jo mos të vej në burg unë të nxora për tre minuta ty do dërgoj ty në burg unë
Petrit Pashaj: Më kupton se kshu tha ai
Lajmi kryesor:
DOSJA/ 5 episodet ku u kapën 219 klandestinë! Përgjimet që fundosën trafikantët e refugjatëve nga Lindja e Mesme përmes Shqipërisë drejt Italisë e Greqisë: Nxirri lekët, t'ju çojmë në Tiranë
M.Q./ReportTv.al