Pas ish agjentit të sigurimit dhe tani biznesmenit shqiptaro-amerikane Agron Neza, një tjetër person kyç në dosjen amerikane për ish zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal është një shqiptar që në aktakuzë thuhet si ‘Person B’. Sali Berisha prej dy ditësh thotë se ky person është Dorian Duçka.
Në dosje ‘personi b’ prezantohet si një “shtetas shqiptar i punësuar nga një kompani konglomerat energjie kineze qe vepronte si këshilltar informal i Kryeministrit të Shqipërisë, mbante një llogari zyrtare emaili dhe pasaportë të qeverisë shqiptare dhe ishte një ish-shqiptar zyrtar i lartë i qeverisë. Personi A (pra Agron Neza) dhe personi B (Dorian Duçka) ishin miq dhe bashkëpunëtorë biznesi me njëri-tjetrin”, thuhet në dosje.
Ai përmendet se është mik me të pandehurin McGonigal. Në dosje thuhet gjithashtu se më 9 shtator 2017, ‘personi B’ shoqëroi të pandehurin McGonigal në takim me Kryeministrin e Shqipërisë, takimi që vetë Edi Rama e ka pranuar duke e konsideruar krejt normale dhe të ligjshme
Por kush është Dorian Duçka? Duçka ka histori të larmishme me pushtetin. Ai u përmend orët e fundit si “këshilltari i Ramës”, por Sali Berisha, që tani e quan “supermafioz”, e ka pasur në qeverinë e përbashkët me Metën. Madje shpesh ai përmendej asokohe si mik i ngushtë i Damir Fazllic, me të cilin shihej në lokalet e natës në Tiranë.
Dorian Duçka ishte përfaqësues i LSI-së së Ilir Metës në koalicionin 2009-2013 me Sali Berishës, drejtor i Integrimit në Ministrinë e Energjetikës dhe përmendet në media edhe si "nipi" i Ilir Metës. Dorian Duçka ka qenë zëvendës ministër i Energjetikës me LSI-në edhe në periudhën 2013-2015. Ai ka patur një përvojë pune edhe me TAP-in, si Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projekteve .
Ja si e përshkruante Dorianin në 2019 një prej mediave më afër Berishës, në pronësi të një gazetari që sot është zëdhënës i PD: “Kryeministri Rama ka firmosur emërimin e Xhoana Lilajt, me profesion juriste, si anëtare të Këshillit Drejtues të AKEP-it. Caktimi i saj në këtë pozitë, duket më shume si një shpërblim për kontributin qe bashkëshorti i saj, Dorian Duçka, pati në organizimin e ‘darkës së gabuar’ të kryeministrit me disa deputetë gjermanë në Berlin. Duçka, njihet po ashtu edhe për raportet e ngushta me presidentin Meta, teksa ka shërbyer edhe si ish-zv/ministër i Industrisë dhe Energjisë”.
Dori eshte profesionist i shkelqyer dhe njeriu me me integritet qe kam takuar ne shqiperi.
PërgjigjuMeta nuk ka me njerz te "tij". Qysh nga i ndjeri Prifti e deri te ky Duqka nuk jane me be listat e tij por te kryemafiozit Rama, se bashku me Nacot, Rehovicet, Koket, etj. Te gjithe mjetet e tij te korruptimit per ekspertizen e tyre jane tashme pjese e skuadres mafioze Rama.
PërgjigjuE keqkupto ky gjiknuri seshte nje shqiptar qe ka kap fijet e botes eshte gjith klasa politike shqiptare ne lidhje me oligarket e putinit.ne trafik droge ne europ i ke te lidhur me njerzit e putinit,ne hidrokarbure kudo i ke kan ber monopol sot ne shqiperi naften
PërgjigjuDorjan Ducka, ky ketu eshte djali i tezes se Ilir Metes! Keni kapur gjithe pushtetin
Përgjigju