Dosja e zyrtarit të lartë të FBI/ Çika: Berisha bashkëpunëtor në krim me Ramën kundër Bashës! Muça: Më shumë shqetësohemi ne se SHBA

27 Janar 2023, 18:04| Përditesimi: 27 Janar 2023, 20:25

  • Share

TIRANË- Në sulmet që Sali Berisha po bën tani së fundmi kundrejt kryeministrit Edi Rama për lidhjen e tij me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, analisti Nebil Çika sheh shumë hipokrizi.

I ftuar në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, Çika tha se deri pak kohë më parë ka qenë Berisha që ngrinte akuza kundrejt Lulzim Bashës për lobimin rus të PD madje kërkoi edhe një ngritje të një Komisioni Hetimor brenda partisë, e ndërsa tani më thotë se Rama paska paguar që të nisin hetimet për Partinë Demokratike.

“Nuk e kuptoj se pse është përfshirë kaq egër Berisha, nëse ky është i vërtetë, pra ka dhënë informacione, as Basha nuk ka asnjë ndjekje, ka nxjerrë Mother Jones dhe akuzohet për lekët ruse, ka bërë gjyq në Shqipëri dhe e ka fituar. Berisha në rastin konkret nëse është e vërtetë që është sajuar dosja e Bashës, Berisha është bashkëpunëtor në krim. Berisha e ka qëlluar me këtë dosje vetë Bashën, kur Berisha e përdori e bëri të besueshme”, tha Cika.

Në ‘Studio Live’, Çika tha se Rama duhet të dalë dhe t’u përgjigjet akuzave dhe të qartësojë lidhjet e tij me ish zyrtarin e lartë, Charles McGonigal.

“Rama duhet të dalë dhe t’u përgjigjet të gjithë akuzave. Duhet ta kërkosh sipas rregullave, por Rama nuk mund të fshihet, të dalë e të thotë ka ose nuk ka faj”, tha Çika.

Për analistin, Neritan Alibali, ndonëse ndaj Ramës nuk ka akuza të ngritura nga SHBA, mirëpo thekson se ai është i ndërlidhur me personazhet, Agron nezës, Dorian Duçka dhe McGonigal.

“Rama nuk ka asnjë akuzë por i ndërlidhur me 2 persona, i pari zoti Neza që përveç se i ka dhënë 225 mijë dollarë, ka marrë edhe disa informacione nga zyra e kryeministrit për t’ia dhënë shefit të FBI. Se të kishte akuzë nuk na pyesnin ne, pastaj është dhe zoti Duçka këshilltar i kryeministrit, ka financuar udhëtimet e shefit të FBI, këto persona e lidhin me çështjen, por ka 2 mundësi, ose personi të shpallet e personi, ose të shpallet i fajshëm me mundësinë që personi A i ka dhënë korrupsioni, se nëse funksionari i FBI do të kishte vetëm akuzën e mosdeklarimit të parave, do vërtetoje që këto para ia ka dhënë nëpërmjet bankës, Neza del i pastër në këtë rast dhe ai do të dënohej për mosdeklarim. Ai ka marrë 80 mijë dollarë cash dhe i ka mbajtur në shtëpi. Fakti që ata në hetim, ka qenë në hetim 4 vjet rresht, fakti që kanë futur elementin e dhënies së materialeve e ndërlidh, dhe ne duhet të presim si do të shkojë çështja në Gjykatë”, tha analisti.

Në këtë vorbull akuzash dhe kundërakuzash, gazetari Flogert Muça e cilëson ironike se si kjo çështje ka gjetur kaq shumë hapësirë në opinionin publik shqiptar, madje më shumë se dhe vetë në Amerikë.

“Amerika nuk po shqetësohet aq sa po shqetësohemi ne dhe ironia është se Berisha po shqetësohet më shumë për SHBA se vetë SHBA. Rama përmendet sepse ka bërë disa takime me ish zyrtarin e lartë të FBI, por akuza e tij nuk ka të bëjë me kë ke takuar por sa ke shpenzuar dhe pse si ke deklaruar dhe nuk ka lidhje me Ramën, se ai takon pafund njerëz. E çuditshme si po luhet politikisht në Tiranë, Basha dhe Berisha janë bërë bashkë, sepse kanë dosje në SPAK për 21 janarin dhe kanë gjetur një rast për të thënë se nuk kanë të bëjnë me para ruse”, tha Flogert Muça.

Në fund, Nebil Çika pati edhe një koment për aktualitetin politik, që shkon përtej kësaj dosjeje.

“Ky është fundi i tranzicionit politik, shkërrmoqja e klasës së vjetër politike dhe po ra njëri do bie tjetri nga andej do vij. Në fazën e parë për shkak të stabilitetit në rajon, e lanë, kur këta u fuqizuan u kthyen në problem. Berisha ka thënë Soros, pse se mbrojti Soros Ramën, po qe aq i fortë Soros, e mbronte mikun e tij, kanë 5 vjet që e ndjekin zyrtarin e FBI, kur nuk e falin në vendin e tij, 225 mijë euro, këtu një pastruese mori 500 mijë euro, ato nuk falin as 1 qindarkë”, përfundoi Nebil Çika.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goni: 27/01/2023 19:02

    Kriminel

    Përgjigju
  • Dori: 27/01/2023 19:01

    Te lyer me krim jeni

    Përgjigju
  • Genci: 27/01/2023 18:24

    Po nrml se kshu mendon ti se do t t hiqet vemendja nga krimet qe ke ber e ske ku te mcifesh me po sfiton gje kshu o KRIMINEL

    Përgjigju
  • Sarina: 27/01/2023 18:20

    Cfare akuazash ti pergjigjet,se po flet pa fakte pa asgje,apo je mesuar vec te genjesh ti kriminel

    Përgjigju
  • Dona: 27/01/2023 18:17

    E pse te shqetesohet SHBA kur hetimi ka perfunduar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?