SPAK ka parandaluar zbatimin e një plani kriminal për eliminimin fizik në Burgun e Drenovës të të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi, i cili me rrëfimet e tij tronditëse ka zbardhur disa krime të vjetra, duke implikuar: Viktor Bajraktari (Imeraj), Emiljano Shullazi, Indrit Taullai, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Rusi dhe veten e tij. Report Tv ka parë dosjen penale, sipas të cilës Elton Goskova, i njohur si Reqi i Korçës, bashkë me Ervis Kosovën, kanë tentuar të korruptonin familjarët e Luftar Reçit, me qëllim për të ndryshuar dëshminë për vrasjen e Klodjan Saliut, Vajdin Lamajt dhe mikut të tij Artan Arsi. Krahas ofertave financiare, ata kanë kërcënuar me jetë familjarët e Reçit, si dhe kanë tentuar të eliminonin vetë Luftar Reçin, me anë të helmimit në burg.
Kontakti me familjarët e dëshmitarit
Lufta Reçi, i dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e Maksim Lalës, ka rrëfyer në datat 21 tetor, 31 tetor dhe 26 nëntor 2020, të gjithë veprimtarinë kriminale që ka pasur me Lulzim Berishën dhe anëtarët e tjerë të bandës së tij, me qëllim për të zbutur dënimin e tij.
Dëshmia e tij ka alarmuar të implikuarit, shumica e të cilëve ishin në burg për vepra të tjera penale. Ata kanë aktivizuar njerëzit e tyre jashtë burgut për të sabotuar dëshminë dhe për t’i shpëtuar dënimit.
Në qershor të vitit 2021, disa persona silleshin rreth banesës së vjehrrës së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi. Ata kanë arritur të kontaktojnë me të moshuarën.
Në 7 qershor të vitit 2021, gruaja e Luftar Reçit, Kristina Kosta, ka marrë një telefonatë nga mamaja e saj, e cila i ka treguar se i kishte shkuar një person duke i kërkuar numrin e saj. Mamaja e Kristinës nuk ia ka dhënë numrin.
Në këto kushte, personi misterioz i kishte lënë numrin e tij, duke e porositur që t’ja jepte gruas së Reçit dhe t’i telefononte menjëherë. Kristina Kosta ka telefonua në numrin përkatës. Personi që i është përgjigjur, është prezantuar me emrin Gentian, i cili i ka kërkuar një takim poshtë pallatit ku banonte gruaja e dëshmitarit.
Duke e quajtur ‘byrazerkë’, Gentiani i ka thënë gruas së Luftar Reçit se e kishte dërguar Emiljano Shullazi, që t’i thoshte ati që është brenda (Luftarit) që të tërhiqte fjalët që kishte thënë për të, në lidhje me krimet e rrëfyera para SPAK-ut. Në atë kohë, Kristina Kostës i ka telefonuar Luftari nga burgu. Ajo i ka kaluar në telefon Gentianin.
Kërcënime dhe oferta
Në 26 qershor 2021, gruas së bashkëpunëtorit të drejtësisë i ka telefonuar Reqi i Korçës, i njohur si Elton Goskova. Ky i fundit i ka kërkuar takim në Pogradec, të nesërmen në drektë. Në datë 27 qershor 2021 në telefon e ka marrë shoku i Reqit, pasi ku i fundit nuk mund të shkonte. Në takim, personi nuk i kishte treguar emrin, por i kishte dhënë një mesazh të qartë. Mesazhi përmbante kërcënime me jetë, si dhe një ofertë, që parashikonte mbylljen e kredive si dhe blerjen e një shtëpie.
Mesazhi ishte ky: “Thuaj Luftarit se ne ja dimë ku i ka fëmijët në Tiranë, edhe gruan që ka në Korçë, ai e di shumë mirë se jemi nga ata persona që nuk pyesim për asnjë në Shqipëri. Ne kemi njerëz që vrasin fëmijë, gra dhe burra. Thuaj Luftarit të thërrasë mediat dhe ta pushojë atë që ka folur për vëllai tim. Nuk më tha asnjë emër. Me tha se ne nuk i kemi bërë dëm, dhe as nuk e njohim fare, çfarë ka ai me ata të Durrësit të bëj çfarë të dojë, se ne nuk i njohim ata. Personi që më takoj më tha se kur të thërras mediat dhe ta bëj kryerjen e kësaj detyre, për këtë ne do i blejmë asaj (Kristinës) një shtëpi në Korçë dhe do t’i mbyllim të gjitha kreditë që ka dhe do të ndihmojmë me ata të Durrësit që të mos gjejë asnjë gjë. Më tha mua as ti mos ja jep kujt këtë numër telefoni që folëm bashkë se po e mora vesh që ja ke dhënë dikujt do kesh probleme shumë të mëdha”.
Nis zbatimi i planit B
Krahas ofertave dhe kërcënimeve ndaj familjarëve të Luftar Reçit, për ta detyruar këtë të fundit të tërhiqte dëshminë, njerëzit e të implikuarve në vrasjet e bujshme, kanë nisur zbatimin e një plani B. Plani parashikonte eliminimin fizik të Luftar Reçit në burgun e Drenovës, me anë të helmimit përmes ushqimit.
Për të realizuar aktin e helmimit, ata kanë kontaktuar punonjës të burgjeve, duke i kërcënuar me jetë dhe duke u ofruar para, konkretisht një shpërblim me vlerë 150 mijë euro.
Por të dy planet kanë dështuar në prag të finalizimit, pasi SPAK ka mundur të sigurisë informacion. Nga ana tjetër, polici që do të përfshihej në këtë skemë, ka rrëfyer detajet e këtij plani duke u bërë bashkëpunëtori i dytë i drejtësisë.
Po ku i gjejne gjithe kete informacion keta cuna. Apo ndoshta ndonje prokuror "rob zoti" ofron informacion.
PërgjigjuGjyqtaret dhe prokuroret dhe oficeret e policise gjyqesore Jane perhere te gatshem per te dhene informacioneve Kundrejt pagesava te larta qe fillojne me 10 mije€ Dhe perfundojne me qindra mijra euro Per menyrat dhe vendodhjet e gjithsecilit! Ky eshte shteti jone dhe njerezit qe punojne ne shtet Dhe deri diku skane faj se me 500 mije lek rroge Smbahet familja, por pavarsisht duhet te gjejne rruge tjeter per tu pasuruar jo duke dhene info per te vrare njerez sic po bejne ka 20 vjet.. Cdo muaj marrin rroga shefat e policise tek kokat e krimit per cdo info te dhene per kundershtarin dhe e forta eshte qe marrin nga 4 palet, Skane miq kta! Dhe gjobat vene, policia i perkrah dhe i thote qe skane ca ti bejne, Keshtu dhe i ndajne ne perqindje!
Ky Gentiani misterioz qe e ka quajtur /byrazerke/,qenka mall Korce nga e folmja qe perdor!Sic i kane ofruar t'i blinin shtepi dhe t'i mbyllnin kredite gruas se Recit,ashtu kane bere dhe per gjykatesit dhe prokuroret qe i dogji Vetingu,vetem qe kapari ka qene me i larte.A ka njeri te na sqaroje kush eshte ky Ervis Kosova dhe nga eshte me origjine?
PërgjigjuSPAK-u nuk duhet veproje me dy standarte. Luftar Reci ka deshmuar edhe kundra Ymer Lales duke dhene prova dhe indicie te qarta. Perse SPAK nuk e areston babain e ish deputete Reme?? Ka njeri qe nuk e njeh Ymer Lalen si trafant dhe vrases? Problemi tjeter eshte sesi ka mundur Shullazi me banden e tij nga 41 bis te komunikoje dhe te jape urdhra? Mos eshte ortaku i tij krimineli sakat Dritan Dajti qe po terheq keto fije? Perse nuk e izolojne ne 41 bis dhe kete flliqesire por bejne sikur e harrojne? Keputjani lidhjet me jashte ketyre horrave dhe e shikojme pastaj kur te shkojne ne psikistri nje nga nje. Reqi eshte legen qe po ti jepni 15 vite do bejr vetvrasje ne burg. Kaq eshte nese vertet SPAK do tu fuse friken kriminelve. Mos te veproje me sy standarte si ne rastin e Ymer Lalea, 41 bis per te gjithe keta mesiper dhe do shikoni kur te dridhen si lepuj te gjithe. Me pas dhe konfiskim te cdo aseti dhe bashkeputoret si Reci do behen shume. Lepujt do futen neper shkure dhe fillom nje epoke e re ndryshimi.
PërgjigjuJo lala jo. Dritan Dajti nuk eshte ne 41 bis dhe banda e tij eshte shume aktive jashte. Vis Martini qe i ofroi Beqes 7 milion euro qe te terhiqej nga deshmia kundra Shullazit eshte terhequr ne kulle nga tmerri i bandes se gabelve nga shengjergji. Nuk bredh me rrugeve te tiranes si gangester. I rrofshin leket ashtu si e ka zene frika. Tan Dajti mbetet i vetmi qe terheq fijet me mbeshtetjen e Ben Qimes. Kete informacion e kane agjencite ligjzbatuese por nuk veprojne. Gjykata e larte duhet ti ktheje denimin e perjetshem dhe ta fuse ne 41 bis nja dy vjet pasi ti konfiskojne cdo qindarke.
Per 41 bis jane lala, e dajti, e ato te elbasanit, e shkodres e fierit, E vlores, pogradecit e lushnjes e kuksit e pukes.. Seshte vetem nje bande, jane 20 banda! Po ska shtet ktu, dhe merren me kto qe jane te mbarum, Te tjeret kane dale dhe shpejt do dalin dhe disa.. Kto qe jane brenda i kane pre letrat si organizate dhe krim i organizuar bashke me reqin e vis kosoven behen bashke Dhe e bejne nje 30 vjetsh big brother vip me kohe te plote. Sa me shpejt dhe tjeret brenda qe ferkojne duart.. Sepse nje surrat kane dhe nje karakter, Sjane me te mire dhe me te pafajshem.
PO c'tu desh o reci qe u more me kriminele.....////shteti duhet te mbroje te penduarit ,,,ti largoje nga burgjet dhe ti nise ne amerike,,apo australi....
PërgjigjuE mor çuna gjynah, do e kaloni pensionin ne burg, Ishit per bukuri, po kur ske mend kshu eshte, Mos e kruanit me miellin e gjermanit.. Se ka çeçua biçak! Hajt kujdes aty, dhe kto 30 vjet do beni si do beni.
PërgjigjuU bene disa vrasje dhe Makina ne emer Te Vis Kosoves, dhe ne autostrade u vrane me audin e Visit Dhe Disa audi e mercedes te Blinduar ja bllokuan dikur, Tashi doli prap ne skene me skema tjera.. Ngele gjithe jeten intrigant e skemaxhi. Bravo bravo se kshu ecet ne jete me intriga, ske faj.. Drejt e drejt sben dot lek.
PërgjigjuNormal qe ben pislleqe se ndryshe nuk shpjegohen Shpenzimet qe ben me makina te fundit sportive Dhe makina te tjera lluksi! Po skemi shtet ne , kemi llum.. Nje moterqire ka 10 vjet qe sle gje pa bo dhe shteti Thjesht i merr leket sipash shefave te policise Te rajoneve perkates, nderkohe Vis Kosova vazhdon Garat me makina dhe sfidat e shtetit cdo dite!!! Ka qene dhe shofer neper ngjarje kriminale, Se vdes te rri me te forte si shume bythqira tjere..