SPAK

Kronikë

DOSJA/ Eleminimi i Edmir Bregut fut në hall vrasësit, Aldo Avdylaj lutet në zot: Ishalla kemi fat o Allah se çdo gjë është gati

6 Tetor, 11:04| Përditesimi: 6 Tetor, 11:06

  • Share

Vrasja e Edmir Bregut është planifikuar prej muajsh nga Aldo Avdylaj alias Elidon Avdylaj në bashkëpunim me Arben Mërkurin, Ermir Dedjan dhe një disa persona të tjerë, të cilët kanë role specifike, konkretisht si çuni i Bariut, i cili është vëzhgues i lëvizjeve të shënjestrës.

Në një bisedë të marrë nga dosja e SPAK e siguruar nga Report Tv, zbulohen planet pë tu takuar Aldo Avdylaj dhe çunin e Bariut nëpërmjet Arben Mërkurit. Gjithashtu Aldo Avdylaj kërkon që vrasja të kryhet sa më parë, por Mërkuri e këshillon të presë sa të qetësohet situata sepse ka shumë civilë vërdallë.

Disa ditë më vonë, Ermir Dedja bisedon me Edidon Avdylajn për vrasjen e Edmir Bregut. Roje për të monitoruar lëvizjet e këtij të fundit është caktuar ‘çuni i Bariut’. Elidon Avdyli kërkon që ta takojë përsonalisht çunin e Bariut si dhe kërkon që ta mbarojë sa më shpejt këtë punë.

Pjesë nga dosja hetimore:

Në datën 24 shtator 2020, në orën 17:45, Elidon Avdyli përdorues i SkyEcc QICTJT e ka pyetur Arben Mërkurin përdorues të SkyBCC N8A74 nëse kishte folur me djalin e Bariut dhe se do ishte mirë që të takoheshin të gjithë bashkë me të e të bisedonin pasi ishin ai dhe grupi i tij ishin gati.

Endon Avdyli-O dak en je tu bo.

Arben Merkuri-Po rri

Elidon Avdyli-Ca u bonai gjo a te ka shkru ma ni. Per ate qe folem.

Arben Merkun-Per cil. Cuni Bariut.

Elidon Avdyli-Po e dak.

Arhen Merkuri- Ate po pres

Elidon Avdyli-Me thuj fiks on ore te vij. Po pse sme the ta takonim ne i her bashke e bobi. Ne gati jena

Arben Merkuri-Ok nisu direkt tani. Ai per 15 minuta vjen

Elidon Avdyli-Tani se kam Bolin e vlla. Pse sme the perpara. O anej Boli e dak. Ma le i or neser ka dreka. Trrim diku. Per drek. Ose ikim pim nai gjo ke ata. Folim qet....ne qe neser gati jemi po spat postobllok Cekja ka dal ke lajmet e dak. E kan kap.

Arben Merkuri-Ka shum civila ne xhiro. Prit njeher te qetsohet gjendja,

Elidon Avdyli-Po iken postobloqet e dak. Ta bejn direkt. Se skena pun ne

Arben Merkuri-O dak pa merak.

Në viên 18:25, Athen Mërkuri i ka shkruajtur përsëri Elidon Avdylit dhe i ka thënë se kishte folur me djalit e Bariut. Nga biseda rezulton se personi i quajtur "djali i Bariut" i kishte lënë në terren njerëzit tij me qëllim gjetjen e Malokut alias Edmir Bregu. Lidhur me këtë fakt, Elidoni ka shpresuar qe Edmiri do të gjendej dhe do të vritej duke e vlerësuar vrasjen e tij si ;pikë e madhe’. Mesazhet që psaqyrojnë këtë bisedë jaë si vijon:

Arben Mërkuri-  Fola me çunin e Bariut. Ka lënë roje non stop

Elidon Avdyli-Ok e vlla super fare. O zot kena fat e dak. Se gati o çdo gjo... Ta marojm se e meriton se o pik o molle.

Në datën 25 shtator 2020, në orën 19.32, Ermir Dedja i ka shkruajtur Elidon Avdylit se ishte me Piratin duke a referuar Alfred Dokës, dhe se ishin gati për zjarr. Ermiri në vijim i ka shkruajtur Elidonit se "Pirati kërkonte ndonjë lek të vogël pasi nuk kishte punuar fare. Ermiti i ka dërguar edhe një foto ku paraqitet një person me maskë higjenike që dyshohet se është shtetasi Alfred Doka.

Platforma SkyECC ka ruajtur vetëm mesazhet e dërguara nga Ermir Dedja që janë si më poshtë:

Ennir Dedja Hic kapo, duke nejt ne piratin, jam tfala, ke, ok, kapo pa merak, gati, jena, per zjarr. ishalla o zot vlla, po kapo pirati thai po na dhe maj lek tvogel sa me leviz thot se kam qen dhe keq kto dit thot skam punu fare, pper gjona tjera thot ka maru cdo gjo, hahahhaha jo se ktu o nona krimit, tfula ke shum rrafsh falimnerit 100 her thot


Lajmi kryesor:

DOSJA/ Babai i Andi Malokut kërkon hakmarrjen në fisin Rraja! Vrasja e Edmir Bregut fut në hall Avdylajn: Inshallah kemi fat o Allah


K.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?