Nga dosja e siguruar nga Report Tv sa i takon operacionit antidrogë ‘Flakë në det’ del në skenë një tjetër emër i cili mesa duket i ka shpëtuar policisë së shtetit dhe Guardia di Finanzia-s.
Bëhet fjalë për Arben Dalipajn, i cili figuron në dosje me pseudonimin ‘Kapelja’ dhe kishte komunikime me ish efektivin Arlind Ismailukaj. Në dosje përmendet se gomonen me drogë e drejtonte Besnik Brokeri dhe Arben Dalipaj, të cilët nisën kanabisin nga lokali i Nurim Çelës dhe do sillnin kokainën po në këtë restorant në zonën e Luginës së Patokut. Dalipaj njihet si një ndër skafistët më të aftë në vend.
Guardia di Finanzia dhe policia e shtetit arrestoi në flagrancë 6 trafikantët por u shpëtoi ‘kapelja’ i cili mund të ketë ikur me not ose me ndonjë nga gomonet e cila mund të ketë pasur edhe drogën e ngarkuar. Detaji i fundit është i pakonfirmuar dhe priten të zbardhen.
Nga kqyrja e aparatit celularë të sekuestruar shtetasit Arlind Ismailukaj, rezulton se me date 15.08.2023 ora 02.58, ky shtetas ka komunikuar me shtetasin me pseodonimin "Kapelja" ku sipas te dhënave të administruara nga policia gjyqësore është shtetasit Arben Dalipaj, shtetasi cili dyhsohet se ishte drejtues i mjetit lundrues tip gomone" që u nis nga vendbazimi i lokal Royal Blue", Patok,Kurbin, së bashku me të dyshuarin Besnik Brokeri, i cili u kap në flagrancë në këtë mjet lundrues Sipas të dhënave të policisë gjyqësore mjeti lundrues i drejtuar nga shtetasit Arben Dalipaj dhe Besnik Brokeri, lëndën narkotike do e dorëzonin tek lokal Royal Blue"
Lajmi kryesor:
DOSJA/ Arrestimi i 6 trafikantëve, policisë i shpëtoi skafisti ‘kapelja’ me kokainën! Droga do fshihej në restorantin e Çelës në Fushë-Kuqe! Ish efektivit iu gjetën 10 mijë euro
G.MO//ReportTv.al