DOSJA ‘Flakë në det’/ Trafikantët përdornin ‘Royal Blue’ si ‘depo’ të drogës, në pronësi të nipit të baronit të kokainës në Kurbin

17 Gusht 2023, 13:44| Përditesimi: 17 Gusht 2023, 19:38

  • Share

1692272704_24645752219361431132133758745575362034591337n.jpg

Report Tv ka siguruar dosjen ‘Flakë në det’ që lidhet me operacionin antidrogë në Fushë-Kuqe ku ranë në pranga 6 trafikantë, mes tyre edhe një ish efektiv.

Plani i gjashtë trafikantëve ishte të shkëmbenin nëpërmjet ujërave detarë kanabisin për kokainë dhe më pas drogën ta dorëzonin tek lokali ‘Royal Blu’ që ndodhet në Luginën e Patokut. Mësohet gjithashtu se edhe gomonia është nisur po nga ky lokal.

Lokali në fjalë rezulton të ketë qenë në pronësi të Nerim Çelës, nipit të të ashtuquajtur ‘baron’ i kokainës, Gëzim Çela. Aktualisht burime për Report Tv bëjnë me dije se lokali ku ishte planifikuar të ishte ‘streha’ e kokainës, është në pronësi të një gruaje.

Nga të dhënat e administruara nga policia gjyqësore rezulton se lënda narkotike nga mjeti lundrues tip gomone" do dorëzohej në ambjentet e lokalit "Royal Blue" tek pjesëtarët e këtij grupi kriminal, e më pas do bëhej trafikimi saj.

Në dosje thuhet se shtetasi Nerim Cela është prezantuar si pronari lokalit ku është arrestuar ish polici Arlind Ismailuka si dhe Armando Mema.

Gjatë kontrollit në një ambjent të këtij lokali u konstatuan dhe sekuestruan një armë zjarri e tipit pistolet glock. një armë zjarri "zastava", disa pako me fishekë, sasi parash dhe prova të tjera materiale. Në kohën që po kryeheshin kontrollet e ambjenteve rreth ores 02:40 ne oborrin e lokalit u kontatua mjeti tip audi me targe ABOO4A1, ku drejtues mjeti ishte Arlind Ismailuka dhe pasagjer ne vendin e pare Armando Mema. Nga kontrolli i automjetit në pjesën e kroskotin të makinës u gjetën dhe sekuestruan shuma të konsiderueshme parash.

 

Nga të dhënat e administruara dhe hetimet e kryera nga policia gjyqësore rezulton se ka dyshime të bazuara në fakte e prova, se shtetasit Arlind Ismailukaj, Armando Mema Nerim Çela,Besnik Brokeri, Kyrylo Ponomarenko, Kostiantyn Biellon, duke bashkëpunuar në formën e një grupi të strukturuar kriminal, me njëri tjetrin dhe me persona të tjerë të paidentifikuar akoma, kanë konsumuar elementet e veprave penale të Trafikimi i narkotikeve", "Pastrimi i produkteve te veprave penale". "Grupi i strukturuar kriminal". "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi armeve armëve shperthyese dhe i municionit parashikuar nga nenet 283/a,287,333/a.334, 278 të Kodit Penal.


Lajmi kryesor:

DOSJA/ Arrestimi i 6 trafikantëve, policisë i shpëtoi skafisti ‘kapelja’ me kokainën! Droga do fshihej në restorantin e Çelës në Fushë-Kuqe! Ish efektivit iu gjetën 10 mijë euro


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?