Dosja 'Flakë në det' / Veliera e nisur nga Mali i Zi hyri pa njoftuar në ujrat territorial shqiptare, në afërsi të 'Kepit të Rodonit

17 Gusht 2023, 13:23| Përditesimi: 17 Gusht 2023, 19:23

  • Share

1692180326_veliera.jpg

Report TV siguroi dosjen e operacionit “Flakë në det” ku u arrestuan 6 mes tyre dy ukrainas pjesë e një grupi kriminal që merren me trafikun e drogës në rrugë detare dhe tokësore nga Turqia në Shqipëri dhe më pas drejt vendeve te BE-së. Ndërkohë të ardhurat nga aktiviteti kriminal i investojnë në Shqipëri.

"Veliera “Niula” me flamur të huaj e cila kishte ardhur nga Mali I Zi ka hyrë në ujrat territorial shqiptarë në afërsi të Kepit të Rodonit pa njoftuar. Ndërkohë gomonia e nisur nga laguna e Patokut në Kurbin ka udhëtuar drejt saj me shpejtësi.

Me të rënë në gjurmët e dy mjeteve policia në bashkëpunim me Guardia di Financa I ka mbajtur nën mbikqyrje dhe ndjekje të vazhdueshme.

"Pas administrimit të të dhënave dhe informacioneve nga policia gjyqësore u konstatua se ne dalje nga "Laguna e Patokut",Kurbin, u konstatua një mjet tip gomone duke udhetuar me shpejtësi në drejtim të një mjeti lundrues "veliere" e identifkuar me pas si veliera "NIULA" me flamur të huaj e cila kishte hyrë pa njoftuar në ujrat territorial Shqiptare në afërsi të 'Kepit të Rodonit

Nga ana e policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithëshme të Policisë së Shtetit është komunikuar dhe bashkëpunuar me forcat e policisë italiane Guardia di Finanza të cilat operojnë në Republikën e Shqipërisë dhe në Itali, me qëllim kapjen e dy mjeteve lundruese dhe sekuestrimin e lëndëve narkotike në bashkëpunim me Policinë gjyqësore që po ndiqnin hetimet.

Mjetet lundruese janë mbajtur në mbikqyrje dhe ndjekje të vazhdueshme nga ana e policisë gjyqësore" thuhet në dosje.

Në pranga kanë rënë edhe Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë dhe Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë. Po ashtu u arrestuan edhe dy shtetas nga Ukrania Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç dhe Kostiantyn Biellon, 44 vjeç. Dy ukrainasit të cilët udhëtonin me velierën me drogë, ishin nisur nga Mali i Zi. Ata i vunë flakën velierës dhe tentuan të ikin me një varkë shpëtimi, por u arrestuan. Në det policia gjeti 23 kg kanabis pranë vendit ku u fundos veliera e djegur. 


Lajmi kryesor:

DOSJA/ Arrestimi i 6 trafikantëve, policisë i shpëtoi skafisti ‘kapelja’ me kokainën! Droga do fshihej në restorantin e Çelës në Fushë-Kuqe! Ish efektivit iu gjetën 10 mijë euro


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?