Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka folur ditën e sotme në një deklaratë për media pas daljes nga GJKKO, ku ditën e sotme u zhvillua seanca e radhës për masakrën e Gërdecit.
Mediu u shpreh se procesi është ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe po kalon në akuza absurde dhe që nuki kanë baza.
"S’kam bërë shkollë ushtarake, çdo ministër mbrojtje merr vlerësimin për çështjet ushtarake me ndihmën e strukturës ushtarake. Struktura ushtarake kanë përgatitur urdhrin e ministrit në raport me kalibrat, është edhe një komision. Më falni kë duhej të pyesja unë, të merrja shefin e shtabit të SHBA-ve ta pyes se çfarë më ka thënë shefi i shtabit të FA-ve, qëndron apo jo? Ky proces është ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe po kalon në akuza tërësisht absurd dhe të pabaza. I them ministrit të sotëm të mbrojtjes, edhe ish-ministrave duhet patjetër të mbrojnë shkollën ushtarake përpara se të marrin postin sepse mund t’i akuzojnë për çështje ushtarake që kanë të bëjnë me kalibrat, me llojin e armatimit dhe municioneve, transportin e tyre, duhet patjetër ta dinë. Ky nuk është standart i NATO-s, por i prokurorisë sonë", tha ai.
Lajmi kryesor:
Akt ekspertimi për masakrën e Gërdecit/ Mediu në GJKKO: Ekspertët janë përgjigjur njësoj si në 2008, s’kanë studiuar mbi 80% të dokumenteve! Akuza pa bazë
S.B/ReportTv.al