Dosja Gjinarari/ Prokuroria apelon lirimin e të dënuarit përjetë për vrasjen e të fortit të Tiranës

15 Shkurt 2019, 20:28| Përditesimi: 15 Shkurt 2019, 20:30

  • Share

Prokuroria e Korçës do të apelojë vendimin për lirimin nga burgu të Gert Gjinararit. Report Tv mëson se në ditët në vijim, prokuroria do të dorëzojë apelimin për dosjen e 45-vjeçarit. Gjinarari, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e të konsideruarit i forti i Tiranës, Naim Zyberit, në vitin 1997 në Itali u lirua nga qelia e burgut në Drenovë të Korçës.

Report Tv siguroi ekskluzivisht vendimin që liroi me kusht 45-vjeçarin, në të njëjtën procedurë abuzive që shpëtoi nga dënimi përjetë edhe Dritan Dajtin, autor i vrasjes së 4 policëve. Gjinarari u dënua me burgim të përjetshëm në Itali, por me sjelljen e dosjes në Shqipëri ai kërkoi gjykim të shkurtuar, duke pranuar të gjitha aktet e akuzës, çka e çon dënimin përjetë në 25 vite burg.

Një procedurë kjo e ndryshuar vitet e fundit, ku tashmë ndalohet gjykimi i shkurtuar për vepra të rënda penale, veçanërisht për vendime me burgim të përjetshëm. Gjykata e Korçës, kryesuar nga kryetari Markelian Kuqo vendosi që të pranojë kërkesën e Gjinararit për lirim me kusht, një vendim i marrë më 14 shkurt të këtij viti, në ditën e "Shën Valentinit" (lexo ketu).

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?