Dosja Habilaj, Gjykata e Krimeve të Rënda vendos 'arrest shtëpie' për Saimir Tahirin

12 Maj 2018, 18:52| Përditesimi: 13 Maj 2018, 13:06

  • Share

 

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë "arrest shtëpie" për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Vendimi ka qenë i befasishëm dhe larg syrit të medias nga gjyqtarja Liljana Bako, e cila edhe në dhjetor 2017 i bllokoi pasaportën Tahirit dhe i ndaloi daljen jashtë vendit. Ish-ministrin e Brendshëm akuzohet si bashkëpunëtor në trafikun e drogës Shqipëri-Itali me Habilajt, shpërdorim detyre. Këto zhvillime vijnë rreth dy javë pasi Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit.

Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, Prokuroria ka kërkuar "burg pa afat", por Gjykata ka vendosur vetëm "arrest shtëpie". Ministri ndalohet të dalë nga banesa, ndërsa për çdo lëvizje duhet të njoftojë oficerin e policisë gjyqësore. Vendimi është ekzekutuar ditën e sotme. Brenda pesë ditëve lind e drejta e ankimimit si nga prokuroria ashtu edhe pala e pandehur. Javën e ardhshme priten zhvillime interesante lidhur me çështjen për të cilën akuzohet ish-ministri i Brendshëm, i cili nga ana tjetër ka paralajmëruar se s'do e pengojë askush të bëjë drejtësi.

Prokurorët në shtëpinë e Tahirit
Një grup prokurorësh të Krimeve të Rënda, Dritan Prençi, Gent Osmani, Elisabeta Imeraj dhe Besim Hajdarmataj kanë mbërritur në shtëpinë e ish-ministrit të Brendshëm për t'i komunikuar masën e sigurisë. Në atë moment Tahiri shoqërohej nga avokati mbrojtës, Maks Haxhia, i cili pritet të ankimojë këtë vendim në Apelin e Krimeve.

Provat e reja nga Italia dhe Greqia
Report Tv ka mësuar se vendimi i Gjykatës erdhi pas mbërritjes së letërporosi nga Italia dhe Greqia. Bëhet fjalë për hyrje - dalje të Saimir Tahirit të paregjistruara në sistemin tonë TIMS, por që ka të dhëna nga shtetet fqinje.

Dy javë më parë ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit. Ai deklaroi se vendimmarrja ishte personale për të qenë i 'zhveshur' nga çdo imunitet parlamentar në përballjen tashmë 6-mujore me Prokurorinë.



Ora 21:52
Saimir Tahiri takoi në Korfuz Artan Habilajn? Prova e re që mbërrin nga Greqia

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot 'arrest shtëpie' për Saimir Tahirin pas kërkesës së Prokurorisë e cila ka administruar prova të reja nga Greqia dhe Italia.

Gazetari i "Shqiptarja.com", Elton Qyno zbuloi në emisionin "Repolitix" në Report Tv se një nga të dhënat e mbërritura nga autoritetet greke është ajo e një takimi të pretenduar mes Saimir Tahiri dhe Artan Habilajt, vëllai i Moisi Habilajt i arrestuar në Itali në tetor të vitit të kaluar.

Artan Habilaj sëbashku me Moisi Habilajn dyshohen si kokat e një rrjeti të fuqishëm trafiku droge nga Shqipëria drejt Italisë, aktivitet të cilin ata e kanë zhvilluar për vite me radhë.

Besohet në zonën e Korfuzit, në një hotel, Saimir Tahiri ka takuar Artan Habilajn. Autoritetet greke kanë kthyer përgjigje te Prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me këtë kërkesë, por ende nuk ka të dhëna të plota nëse ky takim është zhvilluar vërtetë apo jo.  

Ndërsa nga Italia janë administruar përgjime të reja të grupit "Habilaj" ku përmendet emri i Saimir Tahirit si pjesë e grupit të trafikut të kanabisit, si dhe funksioni i tij si titullar në qeveri, por megjithatë provat ndaj ish-ministrit nuk janë të drejtpërdrejta.

Elton Qyno, Gazetar i Shqiptarja.com

 

Ora 21:29
Masa ndaj Tahirit, Ambasada e SHBA: Shenjë se kjo çështje e rëndësishme korrupsioni do trajtohet me transparencë

Masa e Gjykatës së Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin që vendosi "arrest shtëpie" për të, ka sjellë edhe reagimin e ambasadës së SHBA.

Përmes një njoftimit të shpërndarë për mediat, ambasada amerikane në Tiranë thekson se ky vendim është një shenjë që tregon se kjo çështje e rëndësishme korrupsioni do trajtohet në mënyrë të drejtë dhe me transparencë nga Gjykata.

Vendimi i gjykatës për të vendosur Saimir Tahirin në arrest shtëpie është një shenjë se kjo çështje e rëndësishme korrupsioni do të vendoset në mënyrë të drejtë dhe transparente në gjykata.

Ambasada e SHBA në Tiranë

Gjithashtu, ambasada amerikane cilëson si suksese të Shqipërisë në luftën kundër krimit, arrestimin e anëtarëve të bandës së Met Kananit dhe Arbër Çekajn i vënë nën akuzë për 613 kg kokainë të ardhur nga Klumbia në Maminas.

Përgëzojmë punën e vështirë dhe me kurajë të Policisë së Shtetit, Prokurorëve të Krimeve të Rënda dhe Gjyqtarëve të Krimeve të Rënda. Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret përparimin e bërë nga Shqipëria në luftën e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ambasada e SHBA në Tiranë

Njoftimi i ambasadës së SHBA:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret përparimin e bërë nga Shqipëria në luftën e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vendimi i gjykatës për të vendosur Saimir Tahirin në arrest shtëpie është një shenjë se kjo çështje e rëndësishme korrupsioni do të vendoset në mënyrë të drejtë dhe transparente në gjykata.

Arrestimi i Met Kananit në Turqi dhe 14 anëtarëve të bandës së tij kriminale në Shqipëri është shenjë e seriozitetit të policisë dhe prokurorëve për të vënë në shënjestër krimin e organizuar.

Së fundi, arrestimi i trafikantit të dyshuar të kokainës Arbër Çekaj në Gjermani dhe kërkesa për ekstradimin e tij në Shqipëri është shenjë se pandëshkueshmëria ka marrë fund për bosët e krimit në këtë vend.

Përgëzojmë punën e vështirë dhe me kurajë të Policisë së Shtetit, Prokurorëve të Krimeve të Rënda dhe Gjyqtarëve të Krimeve të Rënda.

Ora 20:45
Masa ndaj Tahirit, Basha: Loja vazhdon, është mashtrimi i radhës, duhej të ishte në qeli

Kreu i Partisë demokratike përmes një statusi në Facebook ka reaguar lidhur me masën e sigurisë të dhënë pasditen e sotme ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda i dha ish-ministrin Tahiri masën “Arrest shtëpie".

Basha thotë se loja Rama-Tahiri ende vazhdon dhe se Tahiri tashmë duhet të ishte në qeli. Masën e dhënë ndaj tij, kreu i PD e quan si një mashtrim të rradhës.

Loja Rama –Tahiri vazhdon.

Arresti i shtëpisë i Saimir Tahirit nuk është vendim i drejtësisë, por vendim politik i Edi Ramës. Ky është dorëzimi i kontrolluar që paralajmëruam vetëm 3 ditë më parë, pjesë e paktit mafioz Rama-Tahiri.

Saimir Tahiri duhet të ishte sot në qeli dhe jo në arrest shtëpie. Qeveri partnere kanë sjellë javët e fundit të tjera prova që rikonfirmojnë se Saimir Tahiri ishte pjesë aktive e organizatës kriminale të Habilajve për trafikun e drogës.

Arresti i shtëpisë për Saimir Tahirin është mashtrimi i rradhës i Edi Ramës ndaj shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Kjo është po kështu prova se lëvizjet e paligjshme në prokurori kanë për qëllim mbylljen e dosjes Tahiri.

Tahiri nuk burgoset dhe as nuk dënohet sepse e mbron dhe e ruan Rama. Sepse Tahiri dhe Rama janë një.

Kreu i PD, Lulzim Basha

Ora 20:25
Parashikoi masën ndaj Tahirit, Kryemadhi: E kisha thënë! Tashmë drejtësia vdiq!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, parashikoi dy javë më parë "fatin" e Saimir Tahirit në përballjen me drejtësinë. Ajo tha se dorëzimi i mandatit të deputetit nga ish-ministri i Brendshëm nuk ka asnjë vlerë 6-muaj pas ngritjes së akuzave, pasi vendimi që do japë Gjykata e Krimeve të Rënda do jetë "arrest shtëpie".

Pas këtij vendimi të Krimeve të Rënda të marrë paraditen e sotme, Monika Kryemadhi ka shkruar në rrjetet sociale duke theksuar se Rilindasit janë bërë të parashikueshëm. "E kisha thënë! Rilindasit janë bërë shumë të parashikueshëm!", shkruan Kryemadhi.

Ajo shton gjithashtu se masa për Tahirin synon të shmangë vëmendjen e opinionit publik nga akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Reagimi i Kryemadhit në rrjetet sociale:

E kisha thënë!

Rilindasit janë bërë shumë të parashikueshëm!

Gjithë ai nxitim; hiq, shkarko, shantazho, këtu do të dilte, për më tepër në ditën kur vëmendja e publikut është te ministri aktual dhe përgjegjësitë e tij, del në skenë ish ministri.

Një figure e djegur që përdoret dhe shantazhon sipas rastit ish kolegët! Tashmë drejtësia vdiq plotësisht për t’ia lënë vendin përballjes së bandave dhe grupimeve ne PS.

Tashme padrejtësia është përballë popullit , sepse drejtësia ka mbetur peng në duart e Edi Ramës dhe bandës së tij.

 

Ora 20:10
Avokati i Tahirit për Report Tv: Do ankimoj 'arrestin shtëpiak', prokuroria s'ka asnjë provë të re

"Prokuroria nuk ka asnjë provë të re ndaj Saimir Tahirit. Arrestin shtëpiak do ta ankimoj në apel". Kështu është shprehur Maks Haxhia, avokati mbrojtës i ish-ministrit të Brendshëm, në një reagim për Report Tv.

Ai tha se në dosjen e re të cilën e pretendon Prokuroria, ka vetëm përmbledhje të fakteve të dosjes "Habilaj", por asgjë tjetër që të rëndojë mbi Saimir Tahirin.

 

Do të ankimoj vendimin. Sot bëme ekzekutimin procedurial me dy oficerë të Policisë Gjyqësore, të vendimit të marrë nga gjyqtarja Liljana Baku. Vendimi me nr.97 është marrë sot në mesditë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Deri tani nuk ka asnjë provë të re nga vendimi i parë. Në vendim është bërë përmbledhje e fakteve të dosjes 'Habilaj'. 

Maks Haxhia, avokat i Saimir Tahirit

Ora 19:45
Berisha kundër 'arrestit shtëpiak' të Tahirit: Noterizoi marrëveshjen me Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson 'arrestin shtëpiak' ndaj Saimir Tahirit si noterizim të marrëveshjes me Edi Ramën. Berisha aludon se vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda është bërë me pajtimin e kryeministrit të cilin e quan si "Kryegjykatësi Rama".

"Ne perputhje me marreveshjen e kryekumbar Rames me Saimir Trafikun, sot kryegjykates Rama e “denoi” Sajen me qendrim ne shtepine e tij po jo te miqve!", shkruan Berisha.

Postimi i Berishës:

Kryegjykatesi Rama noterizon marreveshjen me Tahirin!

Ne perputhje me marreveshjen e kryekumbar Rames me Saimir Trafikun, sot kryegjykates Rama e “denoi” Sajen me qendrim ne shtepine e tij po jo te miqve! sb

 

Ora 19:34
'Arrest shtëpie' për Tahirin, Rama: Vendimi nuk komentohet, respektohet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda e cila vendosi arrest shtëpie për Saimir Tahirin.

"Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin nuk komentohet, thjesht respektohet si një e drejtë e organeve të drejtësisë", shkruan Rama në Facebook.

Kreu i qeverisë shton se me rëndësi është që procesi të jetë transparent dhe i pavarur nga çdo influencë politike.

Postimi i Ramës:

Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin nuk komentohet, thjesht respektohet si një e drejtë e organeve të drejtësisë, të cilat i detyrohen vendit e botës një proces të pavarur, transparent e me integritet të plotë kushtetues e profesional, duke garantuar drejtësi jashtë çdo influence politike, mediatike a diplomatike.

Edi Rama, kryeministër

 

Ora 19:22
Nga kafja me avokatin te mbërritja e oficerëve/Si e priti Saimir Tahiri vendimin e Gjykatës

Saimir Tahiri ka qenë në pritje të oficerëve të Policisë Gjyqësore të cilët do t'i komunikonin atij vendimin e dhënë nga Gjykata që e la atë në "arrest shtëpie".

Burime për Report Tv saktësuan se Tahiri i ka pritur dy oficerët në një kafene poshtë pallatit të tij. Tahiri shoqërohej nga avokati mbrojtës, Maks Haxhia.

Pasi kanë mbërritur dy oficerë të Policisë Gjyqësore, Tahirit i është komunikuar masa e sigurisë "arrest shtëpie". Ai ka lënë ambientet e kafenesë dhe është ngjitur në banesë te "Kodra e Diellit" në kryeqytet. Më pas në apartamentin e Tahirit kanë mbërritur të afërm të tij.

Mësohet se masa e Gjykatës për Tahirin u dha pas mbërritjes së provave të reja nga Italia dhe Greqia për dosjen "Habilaj". Bëhet fjalë për hyrje -dalje të paregjistruara në sistemin tonë TIMS, por që të dhëna disponojnë shtetet fqinje.

Kjo masë e arrestit shtëpiak i ndalon ish-ministrit të dalë nga banesa i pashoqëruar nga oficerët e Policisë Gjyqësore.

Dy javë më parë ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit. Ai deklaroi se vendimmarrja ishte personale për të qe në i 'zhveshur' nga çdo imunitet parlamentar në përballjen tashmë 6-mujore me Prokurorinë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ushtaraku: 13/05/2018 09:45

    Ne Burg te gjithë ata qe e vodhen kete vend. Nuk kanë vend me keta horra! Arresti Shtepiak nuk mjafton Rradha eshte e gjate Saliu Edi Iliri dhe Luli mbas kesaj reforme duhet te jane jashte loje dhe ne Burg

    Përgjigju
  • Fredi: 13/05/2018 09:36

    Vendim i turpshem nga nje gjykate qe eshte nen presion politik te tmershem. Per Tahirin nuk duhej te kishte rruge te mesme, ose burg pa afat, ose mbyllje te ceshtjes. E para do kishte vlere po te zbatohej qe ne fillim, por u pengua nga Rama, e dyta ka shume mundesi te ndodhe dhe i gjithe populli shqiptar behet lolo njelloj si eshte bere deri tani. Tahiri e ka vendin ne burg dhe jo se do Saliu, por se te gjithe ne Tirane e dijne qe shoqerohej me Shullazin. Te gjithe ne vlore e dijne se cfare benin Habilajt me emrin e Tahirit. Te gjithe ne Vlore e dijne se kush i emeroi ne krye te policise ata trafikante qe jane sot ne kerkim. Te gjithe ne vlore e dijne restorantin ne narte ku drekonte dhe darkonte Tahiri dhe ne shoqerine e kujt dhe kush paguante faturat. Shqiperia eshte kthyer ne nje Sicili te viteve 70 - 90, vetem se atje pati nje ndryshim, shteti futi ushtrine per te shkateruar dhe denuar anetaret e Cosa Nostra. Ne shqiperi shteti ka marre fund, militantet ulerasin Saliu, Basha, Rama dhe nuk bene njehere te vetme te ndergjegjshem qe te flasin si europiane, ti thone krimit krim pa dallim ngjyre politike. Qeveria Rama me kete vendim ka rene, i eshte dorezuar krimit. Bashen nuk e llogarit njeri. Kush do beje shtet ne shqiperi? Apo Maks Haxhia i implikuar direkt me banden e rruges se kavajes qe mbushi varrezat plot. Kujton Maksi se eshte harruar se kush ishte dhe si perfundoi asistenti i tij ne ate kohe. Doli fjala e Monika Cizmes, doli fjala e bandes rivale LSI. Kjo tregon sesa thelle eshte inkriminuar politika shqiptare. Tregon sesa thelle e kane inkriminuar kete vend dhe kete popull.

    Përgjigju
  • fahri spiuni: 13/05/2018 09:28

    Per mendimin tim eshte faji i Edi Rames per arrestin shtepiak te Sajmirin!me perpara Sajmirit jane shum me teper hajduta ,kriminela qe shkaterruan shqiperine dhe vazhdojne te jene ne parlament,duhet prej 92 shit e kendej te arrestohen per gjemen e madhr qe i bone shqiperise,nuk eshte Sajmiri i keqes se ketij vendi,e keqja keti vendi eshte Sali Berisha qe aj duhet te arrestohet jo Sajmiri ,o Ed prokurorine e more se i takon qeverise por jep udhezimet qe te hapen dosjet e kriminelit Berisha hajduteve Meta & Basha pastaj ti vie radha Sajmirit qe ket tymnaje po e bon opozita ,dhe bravo ju qofte kur kemi nje gomar kryeministe qe i lejon keto kriminel dhe hajduta te livadhisin te qete ,qe dihet ato duhet te ishin ne burg jo te dalin per dite ne konferenca shtypi duke vjedhur vrere per qeverine.

    Përgjigju
  • Juristi-Bruxel.: 13/05/2018 08:56

    Ky esgte Totali i Kaptyre drejtesie dhe Kupola e Sundim Shtetit. shtete e gazeta te huja kane fole per 36 tone trafik droge u fute ne shtete te evropes nga qeveria e albanis,a rama me gjykatat e tij bene humore me kinse arrest shtepiak.ha ha ha. ketu shtyhet hymja e shqioeris ne B-E deri ne 2050 ten.

    Përgjigju
  • Tutu: 13/05/2018 07:48

    Ah moj Mona ...!!! Andej nga jugu thone nje fjale : .. mbame dobiçin moj dobiç madhe ..,!! Familja Meta eshte putanlleku politik me i madh ne shqiperi... e harrove qe e pate me ze e figure dhe kryhajduti edhte sot president... drejtesia te beje punen e vete kurse ju qe flisni duhet te ishin degedisur me kohe ne kujtesen e larget te ketij vendi... ju dhe sorollopi i llojit tuaj... cdo te zeze qe i keni bere ketij vendi u shpetblefte zoti tek femijet tuaj mostra...

    Përgjigju
  • Hamami: 12/05/2018 23:07

    Ore në Shqipri bëhen çudira po ky Sajmirit i bëhet arest shtëpie po kryekriminelit salhe po sy peshkaqenit të salheut po lul shal ngjitmit po ilir floririt që e kishit me zë e me figur çfar i bët ? Me një fjal me dy standarte e për Sajmirin asnjë fakt vetëm se flasin dy drogaxhi . Po sikur këta drogaxhi të flisnin për kryekriminelin salhe do arestoheshe kryekrimineli që e ka shkrir Shqiprin .

    Përgjigju
  • Genti: 12/05/2018 22:28

    O sjame terhiq komen e vafshin pas teje mona likja birishi lulzimja e sorrollop e kompani

    Përgjigju
  • Blenard: 12/05/2018 22:00

    Ky esht nje turp dhe nje poshterim por jo tahirit por popullit shqiptar ketu esht e tall bythen like floriri spreket ka vjedhur sa ka dashur ketu esht berisha nuk ka rob ne rruzull sa keq i ka ber kombit vet vrare prer vjedhur shitur ketu eshte luli qe djegin tollat se leket i mori lulli per rrugen e quajtur kombi po ketu eshte dhe rama qe me nje faqe e pastroi me tjetren e betonizoi e sa do talleni me kete popull o qener na dilni sot me keta kelysh k*** gjyqetar e prokuror te adestruar gjakpires nga po keta e sot na servirin tahirin e dim boten si funsionon plot me drog gjithandej e jo kanabis pastike ekstazi heroin kokain drogra qe ju fshatar as si njihni fare ketu na servirni tahirin ktheni leket tona se do perfundoni keq

    Përgjigju
  • Burgu per Burra..: 12/05/2018 21:50

    Ndoshta po fillon akcioni per kapjen e peshqejve te mdhaj Kush nuk duhet te befasohet nese arrestohen edhe disa figura te rendesishme te vendit

    Përgjigju
  • Labi: 12/05/2018 21:36

    Ore mir ky vetem se flasi dy veta emrin e ti arrest shpie po diali saliu e saliu luli i kan ber gjerat drejt per drejt e jan akoma t lire haxhia ka prova deshimtar kyc ka 1000 prova per saliu e familjen e ti e ju spo beni asgje

    Përgjigju
  • Laci: 12/05/2018 21:00

    Po cfar esht ai vendim, turp a nuk keni, ju keni fut ne burg njerez mbare qe benin rrethimin e shtepise, cfar esht ajo gjykate qe nuk ka turpin me te vogel

    Përgjigju
  • Sifi: 12/05/2018 20:18

    Arresti shtepiak i vendosur nga gjykata e krimeve te renda eshte presioni politik i opozites se kriminuar . Hahdarmataj po kupton se i vetmi veprim qe mund ta mroj nga gabimet e tij ne dhume raste eshte arrestimi i Tahirit . Ne se ja prova qe ka folur me trafikantet Habilaj ise js marra para nga ata , te rregjistryara me pamje vizive dhe me prova te tenda po eshte e drejte ta kerkoj , por me biseda trafikantedh eshte veprim jo ligjor . Koha do e tregoj si e nisi opozita kete skeme . Prokuroria duhwt te oergjigjet per mos arrestimin e Sali Verusges per 14 shtatorin , Getdecin dhe 21 Janarin ku u vrane kater te oafajdhem . Duhet te arrestonte Lul Bashen per vjedhjen e 230 milion € ne rrugen e kombit dhe 21 Janarin

    Përgjigju
  • Erik: 12/05/2018 19:17

    Kur njerezit arrestohen pa fakte,vetem ne baze te dyshimeve fare mire kthehet ne gjyq politik. Pas kesaj prokuroria duhet te hapi proces dhe ndaj Berishes e te kerkoje arrest per te pasi ka pranuar me ze e figure qe e ka lejuar vete Lazaratin te ndodhte. PD-LSI ka nje mal me krime te faktuara, por arrestohet Saimir Tahiri. Turp per PS-ne qe pret nga drejtesia te veproje, kur pas 5 vitesh ne pushtet jane arrestuar dhe gjykuar vetem eksponente te saj per shkak te presionit politik te kundershtarit.

    Përgjigju
    • Erik: 13/05/2018 00:58

      Ata qe jane kapur dhe futur jane te inkriminuar, por kane rradhen te tjeret perpara qe kane vrare dhe kane vjedhur dhe jane te faktuara. Shkelzen Berisha vrau 26 vete ne Gerdec, pas shperthimit foli mbi gjysme ore me Delijorgjin ne telefon dhe prokuroria s'e thirri nje here te vetme te deshmonte dhe jo me te kerkonte ndjekje per te. E kupton diferencen zogu? Mos flasim per bllokun e Likes, 21 Janarin, CEZ-in, ARMOn etj etj. Ti ja vure vulen qe 800 mije eurot ishin te Tahirit se u gjeten 2 patentat e tij ne makine? Si i behet lidhja e atyre patentave me leket se nuk e kuptoj? Po mos gjendeshin ato patenta ne makine a do ekzistonte si ceshtje Sota?

    • Soni: 12/05/2018 20:47

      Me qe po thua qe vetem eksponent e ps jane arrestuar kjo do te thote qe jane te inkrimizuar edhe kane shkelur ligjin me kriminela nuk behet shtet por behet Kolumbi nejse une them qe esht i perfshire me krimin Sajo edhe mbase do ti shpetoje drejtesise por perse u gjenden 800 mije euro me patentat e Sajos

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?