Dosja/ Ilaç kundër insekteve të perimeve për dëshmitarin Luftar Reçi, si e porositi Reqi i Korçës punonjësin e burgut për ta ‘hequr qafet’, pagesa 100 mijë euro për helmimin

4 Mars 2022, 17:22| Përditesimi: 4 Mars 2022, 18:59

  • Share

Kur i penduari i SPAK-ut Lulftar Reçi kërkoi kohë për t’u menduar për ofertën 260 mijë USD dhe një shtëpi për gruan, në këmbim të ndryshimit të dëshmisë që implikonte Emiljano Shullazin në vrasjen me bombë të Vajdin Lamajt dhe mikut të tij Artan Arsi në vitin 2005, ndërmjetësit nisën zbatimin e planit B, për ta helmuar në burg. Më 28 dhjetor 2021, Elton Goskova, i njohur si Reqi i Korçës, është takuar me punonjësin e Burgut të Drenovës, Emiljano Peleshko, me qëllim për të hequr qafe bashkëpunëtorin e drejtësisë, Lulftar Reçin, duke helmuar. SPAK kishte zbuluar tashmë planin A, për blerjen dhe korruptimin e Reçin, ndërsa po monitoronte edhe planin B.

Reqi i Korçës i ka ofruar Peleshkos 100 mijë euro për t’i hedhur pesë pika helm Luftar Reçit në ushqim, ndryshe e priste plumbi. Peleshkos i ka thënë Elton Goskovës (Reqi) që ‘do të flasim prapë’, me qëllim për të fituar kohë dhe për të koordinuar veprimet me SPAK-un. Takimi i dytë është zhvilluar tek ‘Terminali’ në Korçë. Krahas Reqit të Korçës, në makinë ishte edhe një person i maskuar, i cili i ka treguar një pistoletë, duke i kërcënuar se do ta vriste nëse nuk hidhte helmin në ushqimin e Luftar Reçit.

“Ky personi më tha se do t’i thuash atit se nuk e njoh Shullazin. Në këtë moment ju drejtuar Reqit, "Po qe se nuk thotë, se nuk e njoh Shullazin, çfarë ka ai, grua, fëmijë t'ja vrasim dhe t'ja hedhim në kosh të plehrave". Reqi i tha: Ai (Luftari) ka gruan në Korçë, por prit një se është herët. Le të jetë tha personi se atit ja q.. ropt unë. Në këtë moment i thotë Reqit: Po sikur ta vrasim këtë e t'ja q... ropt e ta hedhim në kosh si thua? Reqi i tha: Jo se është miku jonë ky, ç’punë kemi me të? Me dërguan deri tek IEVP Drenovë dhe rreth 150 m, pa arritur tek porta e IEVP ndaluan dhe personi që ishte në vend të parë, më zgjati dorën dhe më dha një shishe farmacie me ngjyrë kafe dhe më tha: Ju e merrni ushqimin e tij (Luftari) dhe ja çoni në dhomë, ke mundësi të hedhësh 5 (pesë) pika nga ky ilaçi që ka shishja në ndonjë vend pa kamera dhe t'ja japësh Luftarit që ta hajë. Personi që ma dha më tha: Nëse nuk e bën këtë punë të pret plumbi”, ka rrëfyer Emiljano Peleshko.

Shishja e farmacisë ngjyrë kafe, që Reqi i Korçës dhe shoku i tij i kanë dhënë Emiljano Peleshkos për t’i hequr 5 pika në ushqimin e Luftar Reçit, ishte një insekticid që vepronte kundër insekteve të drurëve dhe perimeve. Ekspertimi kimik është bërë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Në aktin e ekspertimit thuhet se “Lënda e zbuluar në përmbajtje e lëngshme bën pjesë në grupin e Piretroideve-insekticide me spektër të gjerë veprimi, klasifikohet si helm i klasit të dytë me veprim të shpejtë nëpërmjet kontaktit dhe aparatit tretës, rekomandohet te përdoret si insekticid në drurët frutore dhe perime, gjithashtu rekomandohet përdorimi i veshjeve mbrojtëse të shëndetit gjatë spërkatjes”.

Finalizimi i eliminimit fizik i bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi është parandaluar nga SPAK, duke arrestuar Reqin e Korçës dhe shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij bashkë me Ervis Kosovën.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 04/03/2022 21:16

    Ti je 1 ftyr zhuls o Lufkar Reçi. Po ty stë afronte njeri mër burr nëpër Tironë.Rrije si qen me kap nai kockë.Po a i ha njeri kto që thu më Lufkar?? A beso njeri që Tori ka fol me ty se ka gjet vrasësit e personit në fjalë?? Seriozisht e ke qit atë llaf nga goja?? VIKTORI TU KA HAP TY?? QR zene se u përmys bota.NËSE TI KE PAS ATË BISEDË ME VIKTORIN UN DO VI NË SHQIPNI E DO BOJ BURGUN PËR TY!! SERIOZISHT KA KËRKU LUL BERISHA NDIHM TY PËR BUMJE?? TMERR !!! Ti boll mir bo që llap se kap nga 2anët.Si nga shteti si nga ai muhabeti ???? e di vet ti. Gjithsesi nëse ti personalisht ke qen ptezent te 5 % e muhabeteve që flet ty duhet me ta fal burgun. KRIJES BQ se ti burrë sje

    Përgjigju
  • lomi: 04/03/2022 19:36

    TE PENDUARIT NUK QENDROJNE NE BURG,,,,POR NE AMBIENTE TE FSHEHTA QE I VETEM SHTETI,,,,DHE MBASI MBAROJNE DEPONIMET LARGOHEN NGA SHQIPERIA NE AMERIKE,,,,ARGJENTINE ,,,,,BRAZIL...../////....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?