Kronikë

Dosja italiane e ‘Ura’, marrëdhëniet mes grupeve kriminale! Si u nda Erigels Presi nga Adi Çoba për më shumë para? Shumë nëngrupe me detyra të ndara

22 Maj, 17:17| Përditesimi: 22 Maj, 20:06

  • Share

Një marrëdhënie mes shumë grupeve kriminale, disa të dala për të fituar autonominë nga gjiri i njëra-tjetrës si konkurrencë për më shumë pushtet dhe para, një bashkëpunim deri në detaje mes grupeve dhe nëngrupeve kriminale, shqiptare dhe italiane, nga sigurimit i çdo ngarkesë droge deri te shitja dhe më pas nisja e parave drejt Shqipërisë.

Kjo është panorama që na jep vendimin i 21 shkurtit të kaluar të Gjykatës së Barit me masat e sigurisë në kuadër të megaoperacionit të përbashkët ‘Ura’.

Hetimet kanë bërë të mundur kuptimin e evolucionit të marrëdhënieve midis të dyshuarve dhe dokumentimin se si lindi dhe funksionoi një grupi i organizuar autonom i dedikuar për trafikimin e drogës, i cili lindi nga përçarja e brendshme e disa anëtarëve të grupit origjinal.

Nga hetimi është vërtetuar një distancim progresiv, i Erigel Presit nga bosi Adi Çoba, për shkak se Presi donte të fuste sasi më të mëdha droge, për të rritur fitimet krahasuar me Çobën. Në këtë perspektivë, së bashku me xhaxhain e tij Genci Tellollari dhe me një tjetër shqiptar Gertin Aliun, Presi ka krijuar gradualisht kanale autonome të furnizimit me heroinë të pastër nga Turqia përmes Shqipërisë, i ndihmuar nga trafikante tjetër shqiptar Redi Tusha, si dhe banda të tjera kriminale që veprojnë midis Shqipërisë dhe Italisë, të lidhur me Pirro Capin, Orges Mollën i quajtur "Gesi".

Në lidhje me trafikun e heroinës nga Turqia, dosja evidenton se u zbuluan marrëdhënie të tjera të rëndësishme, si ajo e Adi Çobës me Elvis Doçin, i quajtur "Visi i Pojës", anëtari kryesor i grupit kriminal të kryesuar nga xhaxhai i tij Xhedvet Troplini, i njohur si "Poja".

Por si organizohej kryesisht aktiviteti kriminal sipas hetuesve italianë?  Në veçanti hetimet konfirmuan se Adi Çoba, i stacionuar përgjithmonë në Durrës, të paktën gjatë periudhës në të cilën është kryer aktiviteti, nga shtatori 2021 deri në qershor 2022, i dedikohej sigurimit të sasisë së drogës, të cilën e dërgonte te bashkatdhetarët Erigels Presi, Nuredin Kiptiu dhe Agron Ganaj, të cilët ishin rezidentë në Bari. Këta të fundit në momentin që merrnin substancën narkotike, siguronin përpunimin e saj në Itali ndërsa me shpërndarjen në rajone merreshin kryesisht grupet italiane.

Presi dhe Telollari “përdornin kontributin e qëndrueshëm” të Gertin Aliut i cili kishte rolin si ndërmjetës në Shqipëri me trafikantët ndërkombëtarë të drogës dhe krijuan marrëdhënie me të pavarur me grupet e tjera kriminale, dhe furnizonin me drogë zonën e barit, ku italiani Fiore mbante kontakte dhe marrëdhënie me anëtarët e krimit të organizuar dhe banorët e Barit, të interesuar për të marrë furnizime me drogë.

“Të njëjtët drejtues të dy grupeve kriminale, Adi Çoba, Erigels Presi dhe Genci Tellollari, për më tepër, kanë përfituar nga kontributi i qëndrueshëm i ofruar konkretisht – përmes furnizimit të lëndëve narkotike - nga disa grupe kriminale që veprojnë në mënyrë të pavarur në aktivitetin kriminal në më shumë se një vend, si grupi i drejtuar nga Elvis Doçi (i quajtur "Visi i Pojës"), ai i Redi Tushës, ai i Orges Mollës (i quajtur Gesi), ai i Pirro Capi (i quajtur "Spiro") dhe i Ervis Detit (i quajtur Visi), të cilët siguruan transportimin e drogës duke përdorur burimet e tyre materiale dhe personale, përveç aparatit të vet organizativ autonom, nëpërmjet kontributit të qëndrueshëm të korrierëve”.

Presi, Kiptiu dhe Ganaj kujdeseshin gjithashtu që paratë që siguroheshin aktiviteti kriminal të mund të vinin në Shqipëri, përmes linjës së autobusëve "Firenze Lines".

Interesante në dosje është edhe evidentimi i një marrëdhënjeje të rëndësishme, ajo e Ervis Doçi, i quajtur ‘Visi i Pojës’, nipi i Xhevdet Troplinit, dhe  Adi Çobës, njeriut më të rëndësishëm në këto hetime.

K.T./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?