Dosja italjane e përgjimeve:
“Kajolli narkotrafikant i madh”

20 Prill 2012, 09:46| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- E përditshmja “MAPO” vijon dhe sot me publikimin e vendimit të gjykatës së Milanos ku është dhënë dënimi me 16 vjet burg për biznesmenin dhë këshilltarin bashkiak të PR në Fier Fatmir Kajolli. Në vendimin e gjykatës italjane Kajolli konsiderohet si një person që ndihmoi Sokol Genicën vetëm në një rast të vetëm, por sipas prokurorëve italjanë, Kajolli I përket një tjetër grupi të trafikut të drogës në Itali.
“Fatmir Kajolli nuk rezulton një furnitor I përhershëm I grupit të drejtuar nga Gazmend Mahmutaj dhe Sokol Genica. Madje lidhja me Genicën mbeti vetëm një episod, I cili ndodhi në një moment kur grupi I Milanos nuk po merrte furnizim nga korridoret e veta në Shqipëri dhe Turqi. Pas arrestimit të shtetasve Muhamet Durra dhe Michele Archangelo dhe sekuestrimit të drogës, Fatmir Kajollit nuk do t’I dëgjohej më emri, ai nuk rezultoi më askund” shkruhet në aktet hetimore të Gjykatës së Milanos.
Më pas në të njëjtin akt prokurorët kanë shprehur dhe konkluzionet e tyre në lidhje me veprimtarinë e Fatmir Kajollit . “ Sikurse referohet edhe nga prokurori I cështjes, por bazuar dhe në përmbajtjen e bisedave telefonike si dhe në sekuestrimin e drogës del se Kajolli është një narkotrafikant I madh, me kapacitete të mëdha në sigurimin e lëndës narkotike me infrastrukturë njerëzish në dispozicion edhe në Itali, por ështe evident fakti se këto lidhje të dyshuara të Kajollit janë në fakt lidhje që flasin për një tjetër organizatë të trafikut të drogës dhe jo për organizatën që kemi në shqyrtim” shkruhet në vendimin e Gjykatës së Milanos.

SI U KAP SASIA PREJ 6 KG HEROINE DHE NJE KG KOKAINE
Ne vijim “MAPO” zbulon sot se si hetuesit italjanë pas informacioneve të marra nga përgjimet u vunë në ndjekje të korrierëvë që do transportonin në Milano sasinë prej 6 kg heroinë dhe 1 kg kokainë të siguruar nga Fatmir Kajolli. .
Në një prej mbrëmjeve të gushtit të vitit 1998 Sokol Genica I jep automjetin e tij tip BMW me targë tg LC 001283 shtetasit Muhamet Durra. Rreth orës 22.00 automjeti ndaloi në rrugën Marzaboto.I taljani Michele Arcangelo u pa të drejtohej nga makina me dy canta,njërën ia dorëzoi shtetasit Durra, ndërsa tjetrën e futi poshtë sediljes.Të gjitha veprimet po vëzhgoheshin nga agjentët italjanë të cilët ndërhynë menjeherë duke sekuestruar lëndën narkotike. Policia arrestoi në flagrancë shtetasit Durra dhe Arcangelo. Faktet që dolën nga këto rrethana dëshmojnë se Genica kishte rënë në ujdi me Fatmir Kajollin për të marrë mallin I cili më pas u sekuestrua
(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?