(Foto: Dedan Gjoni)
Në dosjen e SPAK Dedan Gjoni, i cili në vitin 2020 mbante postin e zv/shef i komisariatit të Elbasanit, furnizonte me informacione grupin kriminal të Suel Çelës lidhur me ecurinë e hetimeve dhe pistat e hetimit të policisë së Elbasanit për atentatin ndaj Ardian Çapjas.
Xhino Roka është pjesëtari i grupit që mbante kontaktet e Suel Celës me Zv/shefi komisariatit të policisë së Elbasanit, Dedan Gjonin, të cilit një muaj para atentatit i kishin bërë dhuratë një makinë Benz B Klas.
Në një bisedë duket që Dedan Gjoni është i shqetësuar se mund të dalë zbuluar, por Roka i garanton se askush nuk do e marrë vesh. Gjithashtu ai i tregon se i ka treguar "shokut" (Suel Çelë) të gjitha çfarë më ke thënë ti dhe i kërkon që ta lajmërojë nëse del diçka e re.
Xhino Roka shkruan, "...Ca provash te reja kan?...Po e kan mar ne pytje ate qe ka targat ne emer...Po ska pas lidhje...E kan lcu...Po tani ku jan ca pike?...Ai sqetlla?... Ca kishte then prap u pengova?...Po dihet puna atyre...Po per golfin kan te dhen tjeter...Apo vetem targat dhe ikjen te markata?...Kuptoj...Si duket situata ty?...Hahaha Okk u kry... Vetem bashk flasim...Ato kan probleme me gjith qyteti... Kshuqe kush smund ta ket be...Hahaha....Jemi fiks paket...Sbehet fjal...Ban shum mir qe ma thu...Dhe ja kam trregu tgjitha ca mke than shokut...E di shok...Te kuptova... Marrje... Hahaha... Mir shok ngjojm prap se u lirun dhe kto flasim rehat... Me lajmero per ndonje te re...Klm...Pa merak...Sdi gje asnji... Qysh e tham zoti un ti zjarrmi dhe shoku... Hahaha...".
Aktualisht Dedan Gjoni ndodhet i arrestuar në kuadër të operacionit "Metamorfoza'