DOSJA K/ Arratisja e 17 anëtarëve të dy familjeve që alarmoi Ramiz Alinë

26 Shtator 2023, 19:32| Përditesimi: 3 Tetor 2023, 21:27

  • Share

Mbrëmja e 9 gushtit 1987, duke u gdhirë data 10, do të shënonte një prej ngjarjeve më të bujshme, në Shqipërinë e diktaturës, ngjarje që do ta trondiste nga themelet kupolën udhëheqëse të regjimit komunist.

Dy familje me plot 17 anëtarë, mes tyre edhe foshnja, do të arratiseshin dhe do të kalonin kufirin me Malin e Zi, duke i shpëtuar rojave të armatosura të kufirit shqiptar. Pas daljes në tokën jugosllave ata do të jepnin një intervistë në televizionin e Titogradit, intervistë që do të shihej nga shumë familje shqiptare, që ndiqnin fshehurazi kanalet jugosllave përmes antenave ilegale. Kjo ngjarje e bujshme kishte shqetësuar në maksimum udhëheqjen komuniste. Dokumentet arkivore zbulojnë se të nesërmen e arratisjes, me urgjencë, do të udhëtonte me helikopter, në vendin e ngjarjes vetë ministri i brendshëm Hekuran Isai. Ishte një nga rastet e rralla, kur realizohej një arratisje e tillë me një grup kaq masiv.

Për “Dosja K” këtë arratisje spektakolare e dëshmon ideatori dhe organizatori kryesor Gjovalin Vushaj, atëkohë 25 vjeç, tashmë, qytetar amerikan, që vjen pas 36 vjetësh, bashkë me të afërmit dhe vizitojnë shtëpinë e tyre të fëmijërisë në Vermosh, prej nga u arratisën  mesnatën e 10 gushtit 1987.

Gjovalini tregon me detaje se, çfarë i shtyu të arratiseshin, si e organizoi arratisjen dhe çfarë ndodhi orë pas orë derisa përfunduan në Mal të Zi.

Paralel me dëshminë e tij vijnë dhe një grup dokumentesh arkivore që dëshmojnë impaktin e kësaj ngjarje dhe veprimet e organeve të diktaturës pas arratisjes.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?