‘Dosja K’/ Bedri Blloshmi: Revolta e Qafë Barit dhe krimet e fshehura pas saj

21 Maj, 21:02| Përditesimi: 21 Maj, 21:06

  • Share

40 vjet më parë me 22 maj 1984, në kampi burgun e Qafë Barit do të shënohej një revolte e të burgosurve politikë, të cilët si në rastin e para 13 viteve në Spaç kishin ngritur krye kundër komandës së burgut, e cila ushtronte dhunë të pandërprerë ndaj tyre duke i shfrytëzuar në ekstrem për të realizuar norma të papërballueshme në nxjerrjen e mineralit në minierën e Qafë Barit.

Puna e detyruar ishte pjesë e dënimit të këtyre të burgosurve dhe normat e larta që kërkoheshin ishin shpesh jashtë mundësive fizike të të burgosurve.  Ata që nuk arrinin ta plotësonin normën në fund të turnit 8 orarësh, mbaheshin nga policët dhe nuk lejoheshin të shkonin në kapanon për të pushuar. Ata do të futeshin sërish në galeri me brigadën e turnit që vijonte dhe do të punonin derisa të plotësonin normën që ju kërkohej.

Ky kusht i panegociueshëm me komandën e burgut ishte bërë shkak edhe për shpërthimin e Revoltës së Qafë Barit, e cila kulmoi me 22 maj 1984 dhe pati një fund tragjik me dy të ekzekutuar dhe një të vrarë në tortura.

Bedri Blloshmi, i burgosur në kampin e Qafë Barit në kohën e Revoltës kujton detaje nga ajo ngjarje, por edhe shumë raste viktimash të tjera në vijim, viktima të shkaktuara nga kushtet e rënda në punë dhe  mungesa e kujdesit mjekësor në disa raste.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?