‘Dosja K’/ Ekzekutimi misterioz i tregtarit 72-vjeçar, Xhevat Gabeci

9 Prill, 20:42| Përditesimi: 9 Prill, 20:52

  • Share

“Dosja K” në Report Tv sjell  historinë e Xhevat Gabecit, të cilit regjimi i konfiskoi dhe rrëmbeu gjithë pasuritë, e arrestoi dhe e burgosi e në moshë pensioni e arrestoi sërish dhe e ekzekutoi. 

Xhevat Gabeci ishte një tregtar i suksesshëm, i cili pas shumë viteve jetë në Itali,   kishte vendosur ta linte atë vend  dhe së bashku me familjen e tij bashkëshorten dhe dy vajzat,  të vendoseshin në Shqipëri me shpresën për të ndërtuar një jetë të qetë në atdhe. Por ardhja në pushtet e komunistëve do ta rendiste shpejt Xhevat Gabecin në listat e atyre të pasurve që duheshin eliminuar ose grabitur e burgosur.

Ai vihet në listat e tregtarëve të Tiranës që duhet ti nënshtroheshin tatimit të jashtëzakonshëm që në marsin e 1945, përmes të cilit atij ju sekuestrua  shuma prej afro 1 milion franga ari. Historia tregoi se regjimi nuk do e linte me kaq goditjen ndaj tij ndaj në vitin 1947 e arrestojnë dhe e përfshijnë në një proces që e lidhën me gjyqin e deputetëve. E dënojnë me 3 vjet burg dhe i marrin gjithë pasuritë që kishte. Dalja nga burgu nuk do ti jepte atij as lirinë e munguar dhe as qetësinë që kishin menduar kur u kthyen në atdhe me të shoqen dhe dy fëmijët.

Një arrestim i dytë, i beftë, kur ai ishte në moshën 72 vjeçare me një proces të çuditshëm  ku akuzohej për përvetësim të pronës  socialist dhe abuzim me detyrën edhe pse kishte 3 vite në pension, do ta shpallte fajtor dhe do ta çonte në pushktatim. Prej ditës së arrestimit, familja nuk mësoi më kurrë asgjë rreth tij, madje as për mënyrën se si u ekzekutua dhe sot pasardhësit nuk ja dinë as varrin ku e ka.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rroftë KOMUNIZMI!: 10/04/2024 16:54

    Kapitalizmi dhe kapirtadhistat janë ca qënie të ndyra e të poshtra që 'o nëne moj nëne'...

    Përgjigju
  • Nje tregetar i suksesshem: 10/04/2024 12:59

    Natyrisht qe periudha kapitaliste qe po kalojme na tregon qarte se tregetaret dhe biznesmenet "e suksesshem" jane bere duke vjedhur,vrare e grabitur.Po ne te kaluaren a nuk ka qene keshtu??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?