Dosja K - Pse u pushkatua me firmën e Enver Hoxhës djali i Bajraktarit të Shoshit, sot martiri i Kishës

26 Mars, 13:35| Përditesimi: 26 Mars, 21:36

  • Share

Gjelosh Lulashi sot nji nga 38 martirët e lumnuar të kishës katolike, ishte 21 vjeç kur e vendosën para skuadrës së pushkatimit. Ishte data 4 mars 1946.
 
Dy ditë përpara në zyrën e Enver Hoxhës kishte shkuar kjo listë emrash, që gjendet në këtë dokument të firmosur nga diktatori. Ishin të gjithë të dënuar me vdekje nga gjykata ushtarake e Shkodrës.

Të dënuarit kishin apeluar dhe kërkonin tu falej jeta. Por diktatori kishte zgjedhur vetëm nji për ti falur jetën dhe në shkresë ka renditur 6 emrat që ai kishte vendosur të pushkatoheshin. Ata ishin At Giovanni Fausti nga Breshia e Italisë, at Daniel Dajani nga Shkodra, At Gjon Shllaku nga Shkodra, Mark Çuni nga Bushati, qerim Sadiku nga Vuthaj i Gucisë dhe 21 vjeçari nga Shoshi i Dukagjinit, djali i bajraktarit, Gjelosh Lulashi.  

Deri ditën e ekzekutimit nëna e tij Mirja besonte dhe shpresonte se djalit do ti falej jeta, sepse ai nuk kishte bërë kurrfarë krimi dhe se ishte kaq i ri....Por a do të rezultonin pozitive këto shpresa? 

Nënë Mirja kishte shkuar që pa gdhirë tek varrëzat e Rrmajit në Shkodër, ku ishte njoftuar se do të pushkatohej një grup të dënuarish me vdekje. Ajo vetëm lutej që mes tyre të mos ishte Gjeloshi.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?