Dosja K/ ‘Një dashuri në qeli, duke pritur ekzekutimin’, rrëfimi i pazakontë i të burgosurit

30 Prill, 20:18| Përditesimi: 30 Prill, 20:43

  • Share

Rrëfimi i pazakontë i të burgosurit Shefqet Gjana mbi historinë e tij të dashurisë me një polake të burgosur, të cilën e njohu në qelitë e hetuesisë së Tiranës, vjen sonte në Dosja K në Report tv. Si komunikonin dy të rinjtë e izoluar, nga qelia në qeli dhe si ishin ditët kur Shefqeti priste denimin me vdekje, ndersa polakja Barbara Bullolli do të tentonte vetvrasjen.

Për muaj me rradhë i mbyllur në qelitë e hetuesisë në Tiranë, Shefqet Gjana, një mësues i ri nga Kukësi, që akuzonin se kishte tentuar të vriste Enver Hoxhën,  kisht eprovuar qindra tortura e presione. Akuza që i bënin ishte e rëndë. Nga dita në ditë do të bindej se jeta e tij po mbërrinte finishin dhe një dënim kapital e priste pas këtij rrugëtimi të vështirë. Vdekja e sigurt dhe tinëzare e priste në kthesën e fundit të kësaj rruge. Hetuesit kishin qenë të ashpër me të. Gjendja e alarmit dhe dhuna kishte sunduar në çdo seancë pyetjesh, e po ashtu terror psikologjik e fizik kihte përjetuar edhe çdo orë të mbajtjes në izolim.

Nëni i terrorit parashikonte vetëm një dënim atë me vdekje dhe në çdo proces të marrjes në pyetje ky nen qarkullonte  pas çdo perifrazimi të hetusve. Shefqeti kishte vendosur ta mbronte veten deri në fund. Kishte deklaruar se nuk kisht ndërmarrë asnjë akt terrori. Idea për të vrarë diktatorin kishte qarkulluar vetëm në mendjen e tij. A mund të ekzekutohej vetëm për një mëndim?

Mes gjithë këtyre dilemave e përpjekjeve, mes torturave fizike e psikologjike, në këto ditë të errëta në hetuesinë e tiranës, shefqetit do ti ndodhte edhe një ngjrje tjetër e çuditshme, aty në ato rrethana aspak të zakonshme do të njihte një vajzë polake, që quhej barbara, me të cilën do të kalonte nga niveli i dyshimeve mos ia kishin çuar aty pranë për ta provkuar si spiune, në një tjetër nivel ndjenjash, që  rrethanat dhe ngjarjet do ta definonin si dashuri. Një dashuri përmes hekurave të qelisë, në ato ditë të errëta ndërsa priste vdekjen.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?