Dosja K, rrëfimi rrëqethës i Vaskë Orgockës: Në birucë duke pritur ekzekutimin...!

23 Janar, 20:41| Përditesimi: 23 Janar, 20:55

  • Share

Dhjetori i 1968 do të shënonte një dramë të madhe në familjen Orgocka në Korçë. Vaskë Orgocka dhe e shoqja, polakja Barbara do të ndaheshin aty fizikisht dhe pas atij dhjetori jetët e tyre nuk do të ishin më kurrë si më parë. Vaska ishte arrestuar në punë, në minierën Mborje-Drenovë.

Prej atij çasti atij do ti pritej çdo kontakt me familjen. Ai nuk do të merrte më asnjë informacion rreth tyre. Nuk e dinte madje se veç tij kishin arrestuar edhe Barbarën. Në shtëpi kishin mbetur vetëm dy fëmijët e tyre të vegjël.

Do të kalonin muaj të gjatë mes torturave në hetuesi dhe vetëm diku drejt fundit të hetuesisë, rastësisht, ndërsa kalonte mes përmes korridorit të hetuesisë së Tiranë, do të njihte një çantë me rroba.

Ishte çanta e Barbarës. Atë çast ai do të kuptonte se në të njëjtin vend po mbanin të mbyllur edhe gruan e tij. Kur e kishin arrestuar? Ku ishin fëmijët e tyre? Kush po kujdesej për ta?

A e kishin torturuar Barbarën njësoj siç torturonin atë në hetuesi? Vaska do të jetonte me këto dyshime vrastare deri ditën që i përballën në hetuesi, ndërsa hetuesit përpiqeshin të krijonin makinacione për të rënduar me akuza secilin prej tyre.

Në këtë pjesë të dytë të rrëfimit të tij, Vaskë Orgocka tregon se si shkoi përballja finale në hetuesi e më tej procesi gjyqësor, ku atë e dënuan me vdekje. Si ishin 19 ditët e tmerrshme në birucë pas dhënies së vendimit me vdekje dhe si do ta priste ai ekzekutimin e tij? Ndiqni rrëfimin në Dosja K në Report Tv.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?