DOSJA K/ Selim Mborja, filantropi që komunistët e ndiqnin për ta ekzekutuar

27 Shkurt, 20:57| Përditesimi: 27 Shkurt, 21:18

  • Share

Dosja K në Report Tv sjell historinë e Selim Mborjes, filantropistit korçar, që komunistët e ndiqnin për ta ekzekutuar. Investimet dhe donacionet e tij në një varg veprash të rëndësishme në Korçë, nga klubet sportive, ndërtimi I spitalit, prefekturës e deri tek Shoqëria se Përgjithshme Elektrike e Korçës. Pse komunistët e Korçës e vendosën në krye të listës së njerëzve qe duheshin zhdukur në fund të luftës dhe si u njoftua ai për rrezikun që kanosej nga një letër anonime., duke u detyruar të linte gjithçka kishte e të arratisej në Selanik.

Është një emër bamirësi në Korçë, rreth të cilit lidhet pjesa dërrmuese e historisë së zhvillimit të qytetit. Ai është Selim Venxha, i njohur gjerësisht me mbiemrin Mborja, që e mori nga fshati i tij i lindjes.  Ai ngriti për herë të parë në qytet fabrikën më të madhe të birrës dhe më moderne për kohën, fabrikën e birrës Korça, së bashku me  investitorin Italian Umberto Umberti. Po ashtu, bamirësitë më të mëdha në qytet, në vitet ’30, ’40,  mbajnë pothuaj të gjitha emrin e tij.

Ai njihet edhe si mbështetësi dhe kryetari i “Club Tenis Korça”, një sport, që  nuk mund të mungonte në një qytet  si Korça, që njohu zhvillim ekonomik dhe kulturor në vitet ’30-të. Emri i tij haset në krijimin e Shoqërisë së Përgjithshme Elektrike të Korçës, e krijuar më 1925, e specializuar për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike. Po ashtu ai njihet si bamirësi që dhuroi truallin për ndërtimin e spitalit të ri në Korçë. Ai ka kontribut, po ashtu,  në ndërtimin e ujësjellësit të qytetit dhe në ndërtimin e godinës së Prefekturës, ku emri si dhurues i Selim Mborjes renditet në krye të listës me 1000 franga ari.

Por pavarësisht rolit të tij si bamirës dhe investitor, në  zhvillimin e qytetit dhe jetën ekonomike e shoqërore,  jeta e Selim Mborjes mori një rrjedhë drastike menjëherë pas marrjes së pushtetit nga komunistët, kohë kur shumë andrralla do t’ia behnin në jetën e tij si pasojë e përndjekjes së komunistëve, të cilët donin ta arrestonin me çdo kusht. Ata kishin parashkruar një skenar edhe për Selim Mborjen, ashtu siç kishin bërë pothuajse për të gjithë filantropët, biznesmenët e suksesshëm dhe njerëzit më të ndritur të elitës intelektuale të viteve ‘30-‘40.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?