Dëshmia e rrallë e Shaqir Gjoçajt për burgjet ku vuajti dënimin politik në diktaturë.
"Në Tërbuf, të burgosurit që nuk bënin dot normën i varrosnin për së gjalli nē baltën e kenetës. I kam parë me sytë e mi. Madje njëherë për pak përfundova edhe unë i varrosur në baltë. Nuk e bëra dot normën. Ishte e pamundur ta bëje, ishim të kequshqyer e të sëmurë", dëshmon Shaqiri.
Ai tregon gjithë kalvarin e tij që nga dita e arrestimit, gjatë një përpjekje për t'u arratisur, kur ishte vetëm 17 vjeç dhe do të kalonte sa në një kamp -burg në tjetrin, duke u përballur çdo ditë me vdekjen.
Në gjithë këtë rrugëtim, nëpër këto kampe shfarosje, siç i quan Shaqiri, ai veçon kënetën e Tërbufit, ku u përball disa herë me vdekjen. Në atë kamp kushtet ishin të tmerrshme dhe egërsia e policëve përtej çdo imagjinate.
Për Dosjen K, ai tregon se ka parë me sytë e tij, se si groposeshin njerëzit për së gjalli, në baltën e kënetës, sa herë ata nuk mundeshin të realizonin normën e rëndë që ju jepte komanda e kampit.
Vetem nje gja duhet ta dish Shaqo qe prerja e marredhanieve nga ana e Kines i ngjan zagarit qe te leh mas shpines.
PërgjigjuKush te linte ne ate koh te vrisje nji te pa fajshem Vetem gjykata te denonte tjeter skishte Prandaj shaqo paret e te persekutuarit i more te gjitha dhe tani na shkrun kujtume He shaqo shkruj se do ket ndonji ti lexoj tregimet e tua
Përgjigju