Dosja K/ Vdekja misterioze e babait në kampin e Savrës

1 Tetor, 20:22| Përditesimi: 1 Tetor, 20:30

  • Share

Pjetri thotë se vendlindja për të atin Gegën ishte pika e tij e referimit ne jetë, ishte vendi ku ai donte të shkonte gjallë apo vdekur. Dhe për familjen varrosja e tij ën vendlindje ishte një obligim. Por regjimi donte ta pengonte këtë gjë.

Për regjimin Gega ishte i internuar edhe pas vdekjes.  Edhe i vdekur ai duhet të qëndronte në Savër ende për 5 vjet të tjera. Për sa kohë rezultonte I dënuar, e humbte të drejtën të varrosej në vendin e tij.

Por bashkëshortja e tij do të bënte përpjekje titanike dhe më në fund do ta çonte në vend amanetin e të shoqit.

Ai e kishte vendin e vet, kurdo që të jetë, do të shkonte në vendin e vet. Atëherë nëna ishte vetëm, s’kishte njeri. Kishim një kushërirë tonën nga Puka, një grua. E shkoi nëna në Degë, i thanë: në asnjë mënyrë, do të bëjë 5 vite në varr këtu pastaj. Atëherë një sekretar partie arriti ia nxori atë lejen, pas 3 ditësh, edhe e nisën për në Pukë, por ai kishte marrë erë. Ai shoferi që e nisi, i gjeti, se ai ishte edhe kështu drejtor ofiçine ai sekretari i partisë, i gjeti makinë, e çoi deri në Shkodër. Vinte erë kur e kanë zbritur në Pazar në Shkodër.

Peripecitë e Linës për ta varrosur të shoqin ën vendlindje nuk mbaronin këtu, kishte ende rrugë të vështirë për të bërë dhe nuk kishte askënd që ti vinte ndihmë.

Për të shkuar te shtëpia jonë ishte rreth 700 metra rrugë mushkash, por për fat, tregon nëna, tha: gjetëm, ishin 7-8 druvarë që prisnin pemë edhe vinin makinat e i merrnin aty. Ndalojnë këto dhe shkon ajo kushërira jonë dhe u thotë atyre: aman, - u thotë, - se duam ta çojmë deri në Qukboll, quhet ai vendi, ky ka marrë erë, ne jemi dy gra, s’e çojmë, ne jemi të detyruara ta lëmë këtu. I thotë njëri nga ata: po kush është ky? Se ne ishim në internim, por ata, tmerrin siç e thamë e kishin ministrat e jo malësorët që ishin bërë, shkundur edhe ata. I thotë kjo: Gegë Delia. Sa i tha Gegë Delia, ata u, se e njihnin. Edhe thotë ai, njëri nga ata thotë: çohuni se edhe po më pushkatuan nesër. E marrin ata dhe e çojnë, e varrosën.

Gega falë sakrificave të të shoqes mundi të pushojë në vendlindje. Lina e la varrin e tij atje e qetë si një amanet të përmbushur dhe u kthye tek fëmijët në savër. Ata do të vijonin jetën e internimit. Ajo do të përballej me sfida të jashtëzakonshme edhe 3 apo 4 vjet për të siguruar bukën dy fëmijëve të saj, derisa djali Pjetri të rritej pak e të niste edhe ai punën.

Për Pjetrin këto vite pas vdekjes së të atit ishin sfiduese. Çdo ditë e më tepër zbulonte dhe njihte pamjen e vërtetë sistemit përbindësh që gllabëronte gjithkënd në mekanizmat e tij. Ishte I rid he shpesh rebelohej. Në atë moshë, ishte e vështirë ti bënte ballë jetës dhe dredhive të regjimit edhe po ti kishte të dy prindët gjallë. Dhe ai babanë e kishte humbur e rrugëtimi  I tij bëhej dyfish më I vështirë…. Ai thotë se vdekja e të atit ndikoi shumë në jetën e tij.

Ka ndikuar jashtë mase, jashtë mase se unë e kam pasur gjithmonë, se atëherë edhe dikush ta thoshte në vesh që është vrarë që kur s’pranoi atë lirimin të rrinte në Lushnjë e kështu, por këto janë gjëra që sot p.sh., me gjakftohtësi nuk mund të them as ky as ai, se s’është bërë një procesverbal as në Degë asgjëkundi. Nuk është se është thirrur ai punëtori që po punonte me të, të thoshte si qe puna. Si ka mundësi t’i kalonin 2 rrotat e traktorit këtu. Por të rritesh jetim, unë isha 13 vjeç, e di që nëna shumë herë p.sh., se s’dilte buka, neve donim të hanim se ishim të vegjël, shkonte në punë pa bukë e u thoshte shoqeve: nuk më hahet se kam qenë sëmurë ishin me prindër edhe ishte e vështirë, jo më për ne p.sh., që. Edhe mua ajo më ka ndaluar p.sh., që, se unë të kisha tentuar për të ikur, të ikja, 80% e atyre që janë nisur kanë vdekur të gjithë, por për mua ishte lule vdekja vetëm të mos dëgjoja atë se të arrinte të më thoshte tjetri, i shkreti, e kishte sklepin te syri, sa ta hiqje prisje një qen, se i kishte ato sklepat shumë ai, të arrinte të më thoshte në sytë e 10 vetave: çfarë kujton ti se jemi njëlloj ne të dy? Ne s’jemi njëlloj. Atëherë s’e mbaja dot veten dhe i thosha: shiko, në jetën tënde s’ke folur më drejt se ne të dy s’mund të jemi kurrë e s’do të jemi njëlloj. Si qenkemi njëlloj? Unë i quajtur reaksionar, ti, s’i thosha dot sy plot sklepa, se nuk është gjë të rrihesh një apo dy herë a kështu, bie fjala të shkoje në sport a të të rrihte polici, mbaron dhembja dhe disi harrohet. Por pezmatimi më i madh është kur ta përsërisin çdo ditë, e kur, se mua po të ma thoshte Lazër Radi ose Dedë Gjoni ose një nga këto familjet kështu ose një intelektual, Lekë Previzi, që ka hapur galeri artesh atje ku ka shkuar, e atje ishte në prashitje përditë. Të më thoshte ai, të më vinte një të metë, të më fyente ai, ishte gjysmë fyerje se s’kisha ku ta kapja, por të më fyente ai që po të flisja unë ai habitej se çfarë i thosha. Atëherë, kur ndihesh gjithmonë i trembur, i fyer, i rrezikuar. Vinim nga puna, kishim bërë 15 m3 për njeri, të lodhur, dimër, çizmet me ujë, bënte lluk-lluk këmba kur ecje se ishte goma e Durrësit, ato çaheshin pa ardhur dimri, vije ashtu, vetëm për sport vinte operativi nga Lushnja merrte atë këshillin e Savrës, dilte te rruga që aty ishe i detyruar për të hyrë në Savër. Ne me bel e të lodhur kështu, ai rrinte kështu, ai operativi se e dinte të sigurt efektin që bënte ai, që s’ishte gjë puna çfarë na bënte ai tmerri që hapej kur vinte “Gazi” i Degës, kishte pleq nga këta që rrezikonin të shkonin në burg, më thoshte njëri, biles isha pak më i ri kështu, më thoshte mua: Pjetër dil shiko kë po marrin. Dilja unë, kur kthehesha i thosha: morën Musa Sinën, vjehrrin e Jozef Radit, me nallane. D.m.th. kur shkonin, vinte “Gazi” i Degës, po të dilje nga rruga duhej të vishje një gjë më të trashë, le të ishte korrik, se mund të të merrnin, edhe të ishte dhjetor e të ishe me kanotierë, me kanotierë të merrnin. Edhe aty kënaqeshin, kur të gjenin edhe në befasi. Atëherë, terrori është më i keq se dhuna, e pastaj kur ia bën terrorin një njeriu që kupton diçka është akoma më e rëndë se kur ia bën një njeriu që. Kishin ato mënyrat e veta. Mua më thoshte kryetari i këshillit, që kishte vdekur Enver Hoxha, e më thoshte mua: paske lënë musteqe, se i lashë faktikisht unë. Thashë: po i lashë. Tha: me ç’rast? – Po, - i thashë, - me rast, i lashë se Marksi i ka pasur, Lenini i ka pasur. Isha bërë edhe kurajoz unë. – Stalini, - i thashë, - i ka pasur, i lashë edhe unë. – Mos kujto, - tha, - se ka ardhur dita jote, se para se të vijë dita jote do ta shtypim kokën me çizme. Shkova unë, i bëra mustaqet kështu edhe ika. Por atëherë kishte ikur ajo, pas 1985-s sado të bërtisnin nuk trembnin më, se u pa atëherë që kalaja

Pjetri  thotë se jeta nuk kishte alternativë tjetër për të. Historia e tij familjare e kishte vulosur rrugën e jetës.  Rebelimet, shpesh do ta përballnin me  anët më të errëta të regjimit e ndonjëherë do të kuptonte se mirë ishte të shkonte në burg se sat ë përballej çdo dite me intrigat, kurthet, presionet e survejimet e pandërprera në atë  fshat internimi, ku çdo privim ishte në funksion të persekutimit dhe funksiononte me një ekzaktësi të frikshme. Lipsej urtësi, durim dhe mprehtësi, -ër të ti bërë ballë përbindëshit, e për ti dhënë jetës kuptim, duke synuar dijet, edukimin edhe pse në kushte terrori, ruajtjen e vlerave të të parëve dhe mbajtjen gjallë të pasionit dhe dashurisë për lirinë.

Fundi i pjesë së parë

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?