Shtatori i vitit 1963. Xhavit Lohja, ishte ushtar në Tiranë i transferuar nga Durrësi me një kompani të vogël ushtarësh të tjerë si ai, që punonin në ndërtim. Në kujtesën e tij, ai shtator do të jetë i gdhendur me detaje, pasi ishin ditët e fundit kur do të ëndërronte lirinë, madje do të arratisej drejt saj, por nuk do të mund ta përqafonte kurrsesi.
Ishte arrestuar mes maleve në tropojë në brezin e kufirit, në natën e 17 shtatorit, ndërsa mendonte se pas shumë orëve marshim nëpër shtigje malore, kishte mbërritur matanë kufirit. Por ndërsa mendonte se ishte hedhur në krahët e lirisë, befas kishte kuptuar se liria kishte përplasur krahët e kishte fluturuar duke e lënë aty me pranga në duar. Xhavitit i kishte kaluar ato çaste gjithë jeta para syve. Ishte 20 vjeç dhe rrezikonte të kalonte në burgje gjtihë rininë e tij. Por pse donte të arratisej 20 vjeçari Xhavit Lohja? Çfarë kishte në biografinë e familjes së tij që e shqetësonte regjimin, dhe pse ai kishte vendosur ta linte atdheun atë ditë shtatori të 1963?
'Babai e ka ndihmuar regjimin, për të zezën e vet sigurisht, se ia shpërblyen si gjithë të tjerëve. Ndihmuar luftën, më tepër nuk ka patur në veri që e ka ndihmuar si ai. Është me histori kjo punë. Bile siç ju thashë, edhe e kam thënë shumë herë, ai, shërbyesi, hyzmeqari i thoshim ne në atë kohë, ishte nga Puka, shumë njeri i mirë, i drejtë shumë, i thoshte: Sabrush mos u jep, se e ka pasur Sabrush babai im, këtyre bukë, se do t’i shohësh sherrin, më mirë jeja qenit se këtyre. Se ku e dinte ai, a ku e kishte parashikuar', tha Xhavit Lohja.
Pas vendosjes së rejgimti komunist në familjen Lohja do të klonin vetëm 14 vite të qeta, në jetë e tyre të mënjanuar në fshatin Kuç, larg hakmarrjeve komuniste q ëe kishin pushtuar me kohë qytetin e Shkodrës. Por shpejt edhe në atë fshat, në familjene Sabriut do të mbërrinte grushti i hekurt i pushtetit, para të cilit Sabriu kishte bërë rezistencë.
'Babai kaloi disa kohë deri në 58-n, prej 44-s deri në 58-n nuk e ka pasur keq me regjimin. Por këta kanë dashur përveçse t’i ndihmonin me bukë t’i bënin edhe bashkëpunëtorë. Babai s’ka qenë i atij zanati dhe në kooperativë nuk pranoi të hynte', tha ai.
Xhaviti në atë kohë ishte 13 vjeç dhe e kujton mirë se si i ati kishte kundërshtuar me çdo kusht për ti dorëzuar tokat e tij e për tu bashkuar në kooperativë. Por ky kundërshtim do ti sillte atij një vulë të rëndë që do ta vuante gjithë familja deri ditën e fundit të regjimit.
Vitet kalonin njëri pas tjetrit. Sabriu ishte kthyer tasahmë në një kundërshtar të regjimit. Damka e kulakut rëndonte në jetën e të gjithë familjes. Djali i tij Xhaviti ishte brumosur me këtë atmosferë dhe në kohën që shkon ushtar kupton se e vetmja rrugë për ti shpëtuar perndjekjes dhe shtypjes së regjimti ishte arratisja.
Ky ishte më i ashtu, kishte falsifikuar biles edhe një leje, sikur na kanë lëshuar për, atëherë kemi marrë malet, që unë nuk di gjë më gjatë, ec, veç 11 ditë andej këtej, derisa kemi menduar se kemi kaluar. Aty na kanë kapur, ç’t’ju them.
Në dokumentet e gjyqit për Xhavit Lohjen dhe Hysen Vucajn zbulohet veç të dhënave biografike për seicilin e dhe akuza, dënimi si edhe rrethanat e ngjarjes.
Për Xhavitin shkruhet: Ushtar Xhavit Lohja, i biri i Sabriut dhe nafijes i datëlindjes 1943, lindur dhe banues në katundin kuc të shkodrës, efektiv i repartit ushtarak nr. 4710 Durrës, me origjinë shoqërore fshatar i mesëm me gjendje shoqërore fshatar i pasur ( kulak), me arsim fillor i pamartuar i padënuar më parë i arrestuar në datën 17 shtator 1963.
Akuza: ka tentuar të arratiset jahstë shtetit parashikuar si krim nga neni 64-10 të Kodit Penal dhe 14 të Kodit Penal.
Në këto dokumente zbuloheët në detaje dhe gjithë dinamika e ngjarjes që nga momenti i marrjes së vendimti për tu arratisur dhe deti tek arrestimi i dy të rinjve.
“Është vërtetuar se të gjykuarit ushtar Hysen Vucaj dhe ushtar Xhavit Lohja, në marrëveshje me njeri tjetrin, kan tentuar t'aratisen jashtë shtetit.
Nga provat e shqyrtuara në gjyq, ka dalë se mbasi dy pärmendurit janë njohur me njëri tjetrin, gjatë takineve kanë paraqitur të vështirë jetën në Shqipëri dhe kanë mburrur vendet kapitaliste.
I gjykuari Hysen Vucaj, duke parë se dhe Xhavit Johja, kishte të njëjtat mendime si dhe duke ditur se familja e tij, ishte cilësuar kulak, i ka propozuar atij për tu arratisur jashtë shtetit. Këtë propozim i gjykuari Xhavit Lohja e ka pranuar dhe për çështjen e arratisjes me të gjykuarin tjetër e ka biseduar për disa herë. Eshtë vërtetuar se mbasi të dy të gjykuarit kanë marrë vendimin për tu arratisur, më datën 6 Shtator 1963, janë larguar nga reparti dhe janë nisur në drejtim të fshatrave të Tropojës për të kaluar në Jugosllavi. Të gjykuarit me qëllim që të mos diktoheshin gjatë udhëtimit, janë paisur me fletë leje të cilat i kishin shtirë në dorë në mënyrë të kundraligjshme.
Është vërtetuar se të dy të gjykuarët, mbas 10 ditë udhëtimi kanë mbritur në afërsi të vijës kufirit. Por ndërsa, Hysen Vucaj dhe Xhavit Lohja, kalonin natën e 16 shtatorit në nji pyll, janë kapur nga rojet e postës kufitare të Çeremit. Në këto rrethana, vepra e të gjykuarve, jashtë vullnetit të tyre ka mbetur në tentativë.
Të dy të gjykuarit kanë pranuar plotësisht fajësinë e tyre. Veç sa sipër fajësija e të gjykuarëve, është vërtetuar me thanjet e kufitarit Enver Sinani, i cili së bashku dhe me kufitarë të tjerë, kanë kapur Hysen Vucajn dhe Xhavit Lohjen”.
Dokumentet zbulojnë gjthashtu edhe masën e dënimit që u dha për dy të rinjtë që kishin tentuar të arratiseshin:.
Gjykata ushtarake e Tiranës me vendim nr. 156 datë 9 dhjetor 1963 në bazë të nenit 64-10, të nenit 14, dhe 28 të kodit penal, ka dënuar Hysen Vucajn me 22 vjet heqjen e lirisë dhe xhavit Lohjen me 20 vjet heqjen e lirisë.
Nga ajo ditë dhjetori e 1963, kur Xhaviti u dënua me 20 vjet burg, në familjen Lohja do të shtohej pesha e hakmarrjes së regjimit dhe ata do të mobilizoheshin familjarisht për ta përballuar këtë dramë. Xhaviti ishte djali i tretë mes 4 djemve të sabriut dhe ai e kujton me mirënjohje mbështetje e vëllezërve të tij gjatë viteve të vështira të burgut.
Pas dënimit me 20 vjet burg Xhaviti kujton se rrugëtimi i kampeve burgje do të vijonte në disa stacione: nga Tirana në Laç, nga Laçi në Fushë Krujë, nga fushëkruja në Elbasan e mandej në Spaç.
'Pastaj na nxorën në kaush pasi na dënuan, në burgun e Tiranës. Prej aty na sollën në Laç, 3 vite kemi ndenjur në Laç. Ne në burg ishim por jo ndonjë burg i zorshëm, siç kishin qenë nëpër kanale. Atëherë mbaroi fabrika e Laçit. Kemi parë duke vrarë, demek po iknin kështu, edhe në Laç, por jo njerëzit se merrnin edhe lekë, puna nuk ishte shumë e rëndë. Pastaj na çuan në Fushë Krujë rreth 6 muaj, nga Fushë Kruja në Elbasan në fabrikën e çimentos, aty 1 vit. Pastaj nga aty, s’dinim gjë, thoshin do transferohen, do transferohen, se ku, veç kur na thanë një ditë që në darkë të mblidhnim rrobat e ushqimet që kishim, në makina, ______ kaq shumë makina. Ushtarë e policë para e prapa, shumë makina. Na sollën në Spaç', tha ai.
Jeta si i burgosur në Spaç për xhavitin dhe të gjithë të burgosurit e parë që u sollën në spaç ëhstë e ndarë në dy periudha, periudha para Revoltës nga 1968 deri 1973 dhe periudha pas Revoltës nga 1973 deri në mbylljen e kampit në fund të diktaturës.
Periudha e parë sipas xhavitit ishte më e butë dhe me më tepër lirir e në ato kushte shumë të burgosur refuzonn të punonin në minierë. Por regjimit e duhej më shumë rendiment nga ajo minierë dhe shtrëngimi i kushteve dhe terrori mund ti çonte të burgosurit më lehtësisht drejt normave më të larta ditore e rrjedhimisht drejt një rendimenti më të lartë të punës së tyre. Xhaviti e lidh me këtë argument edhe prapaskenën që sipas tij çoi në shpërthimin e kësaj revolte.
Revolta e Spaçit
Për xhavit Lohjen 1973, ishte viti i 5të i dënimit të tij në Spaç dhe i dhjetë i vuajtjes në të gjithë kampet që prej marrjes së dënimit me 20 vite burg. Ishte në mes të rrugëtimit të tij të dhimbjes. Maji i atij viti do të kujtohet përjetëissht prej të gjithë të burgosurve që u përfshinë dashje pa dashje në të parë revoltë masive të të burgosurve kurndër regjimit komunist. Xhaviti thotë se ishin kushtet e tilla që çuan në atë revoltë dhe se sipas tij Sigurimi i shtetit kishte një rol të posaçëm në të.
Xhavitit kujton se po atë ditë që komanda e kampit dhe forcët e Sigurimit, rimorën kontrollin në kamp, do të niste një dhunë e paprecedentë e cila do të vijonte gjatë e do të sillte më pas shumë viktima dhe terror që nuk ndalej.
Komente

Mjaftë më se keni zëvëndësuar emisionin e RADIO-TIRANËS vetaranib me pionerët.Por ata tregoni n për L.A.N.ÇL kurse këta për shkelje të ligjit i mirë apo i keq ai ishte ligj.Burar për të drejtat e tyre luftojnë e nuk ikin nga sytë këmbët.
Përgjigju