Dosje

DOSJA K/ Xhavit Lohja: Njeriu misterioz që më shpëtoi në hetuesi

4 Tetor, 22:25| Përditesimi: 4 Tetor, 23:00

  • Share

Fund maji i 1973. Në kamp burgun e Spaçit,  gjendja ishte e rëndë. Terrori dhe dhuna ishin në një shkallë që të burgosurit politik nuk e ksihin përjetuar kurrë. Shumë prej tyre ishin aty që prej ditës kur ishte hapur kamp burgu i Spaçit, dhe të burgosurit ishin sjellë për të punuar në minierat e bakrit dhe piritit.

Nji prej tyre ishte edhe Xhavit Lohja. Prej 1968 kur ai dhe shokët e tij të vuajtjes kishin mbërritur aty, nuk e kishin parë kurrë kampin me masa të tilla sigurie. Revolta e cila kishte zgjatur për 3 ditë rresht kishte ngritur në këmbë gjithë regjimin.  Për prapaskenat e saj edhe sot shumë të burgosur kanë mendime të ndryshme. Xhaviti renditet mes atyre që mendojnë se revolta u nxit vetë nga Sigurimi i shteitt me qëllim për të rritur represionin në kamp e për të pretenduar norma më të larta pune në minierë e si rezultat rendiment më të lartë  në nxjerrjen e bakrit dhe piritit. Historia tregoi se pas revoltës në kamp terrori u shtua. Askush nuk guxonte të refuzonte punën në minierë.  Normat e nxjerrjes së mineraleve në galeri ishin rritur shumë, e çdonjëri prej tyre duhet të mundohej shumëfish për ti arritur e për ti shpëtuar dhunës së drejtuesve të kampit.

Xhaviti kujton se me mbylljen e revoltës një skanim i rrufeshëm kishte nisur për çdo të burgosur. Ishin krijuar lista nga drejtuesit e burgut dhe kushdo që gjendej në ato lista do të hetohej e ndëshkohej për çfarë kishte ndodhur gjatë atyre 3 ditëve revoltë dhe shumëçka tjetër që mund tua rëndonte akuzën. Në ato lista gjendej edh eemri i xhavitit. Ai thotë se nuk ishte pjesmarrës aktiv në revoltë dhe ai ai kishte edhe shumë të tjerë në ato lista. Qëllimi ishte i qartë terror përmes dhunës. Por si do të vijonte fati i seiclit prej tyre. Kush do të  merrte dënimin kapital dhe si do të ndëshkoheshin të tjerët?  Si do të vijonte historia e Xhavitit?

Pas tre ditësh revoltë, mëngjesin e datës 23 maj 197,  kampi ishte vënë nën kontroll.  Në një raport të sekretarit të partisë  Shahin Skura, thuhet:

“pas ardhjes së reparteve të policisë dhe të ushtrisë nga Tirana, që shkaktuan një presion psikologjik tek të dënuarit ata përfundimisht në orën 9.00 të datës 23.5.1973 pranuan kushtet e vëna nga organet tona dhe në këtë mënyrë revolta u mposht dhe të gjithë të dënuarit u lidhën e u vunë nën kontrollin tonë…” 

Xhaviti kujton me detaje orët e asaj dite, mbushur me presion e terror, kujton leximin e listave që ishin hartuar që më parë dhe se si në ato lista ishte përfshirë edhe emri i tij, kujton edhe se si i kishin ngarkuar në autoburg dhe i kshin nisur me urgjencë drejt Tiranës, ku i priste një hetuesi speciale.

"10 ditë e 10 net në birucë, përditë hetuesi. Por unë, për fat të mirë a të keq, një daja im ka qenë në Ministrinë e Brendshme me pozitë. Përveç kësaj, buka, dhe diku del buka që kishte dhënë babai, ka dhënë shumë, ishte një prej, Irakli Koçani, ka qenë, prej jugu ishte. Atij i kishte takuar të ishte te ne, te shtëpia shumë herë. Një ditë prej ditësh ishte, pasi kishim bërë 6 ditë hetuesi, këta hetuesit aty të gjithë, se bënin pushim, shkonin e hanin, na rregullonin neve mirë e mirë, shkonin e hanin, hetuesit. Dhe këta ca në karrige e ca në këmbë, kur vjen ky."

 

"...erdhi aty, ia lëshuan vendin, karrigen. E pashë se ky qenka njeri, por kur e shihje një fytyrë shumë e vrazhdë, shumë, biles kam dëgjuar dikë duke e lavderuar."

"Edhe ia lëshuan vendin këta, u ul aty në karrige jo shumë larg meje. Unë sikur isha në kopsht zoologjik duke ngordhur, jo duke vdekur, ja ashtu ishim ne, llogarite. Njeriu ishte për ata hiçgjë. – Si e ke emrin? – Filani, - i them. – Ku rri? – Në Shkodër. – Po ku në Shkodër, - tha."

" I thashë: në një fshat aty afër qytetit. Tha: i kujt je në Shkodër? – Ai e dinte, kishte ardhur apostafat siç duket, me çfarë mora vesh. I thashë: i filanit. – Ë, - tha. Iu ngrit atyre në këmbë, u çua vetë, tha: familja që ka ndihmuar luftën nacionalçlirimtare më e para në veri, - tha, - i ati i këtij. Ka pasur ngatërresë me hoxhën e Kuçit se kemi pasur një hoxhë të poshtër ne aty në fshat, herë hoxha e herë me Sigurimin, shumë i poshtër, babai s’e ka dashur, mirëpo Sigurimi ka qenë i fortë, i tha, kaq foli. Tha: këtë ta çoni atje. Aty unë s’mora gjë vesh të them të drejtën. Edhe iku." 

"Trajtimi ndryshe qe, se siç duket do të mbarohej hetusia dhe do më çonin në Spaç, derisa tha: ta çoni atje."

Ndërkohë që ky proces hetimor vijonte me intensitet, kupol drejtuese e regimit po bënte analizën e kësaj ngjarje.  Dokumentet  shumta arkivore zbulojnë këndshikimin e ngjarjes nga ana e drejtuesve të regjimit dhe nga strukturat drejtuese të kampburgut të spaçit.  Një ditë pas shtypjes së revoltës nga rrësheni i drjetohej ky dokument Komitetit Qëndror, ku analizohen shkaqet e revoltës dhe mënaxhimi i saj.

Ndryshe nga analiza që i bën Xhavit Lohja sikurse dhe të burgosur të tjerë shkaqeve të Revoltës në këtë dokument theksohet se revolta kishte karakter të thellë politik. Por a bëhej kjo për të justifikuar skenarin e  dhunshëm e për ti vënë nën terror të burgosurit për të pasur më tej më shumë rendiment nga puna e tyre? 

Dokumenti i nënshkruar nga sekretari i parë i komitetit të partisë së Rrëshënit Jovan bardhi  thekson mes të tjerave:

“Ngjarjet që rrodhën treguan se kishim të bënim me revoltë kundërrevolucionare me karakter thellësisht politik dhe jo për çështje të thjehsta të rregullit të punës  e të jetesës. Ata filluan të veprojnë në masë të gjithë duke përdorur parrulla reaksionare “ja vdekje ja liri” rroftë shqipëria e lirë, “Ju jeni katila, keni lyer duart me gjakun tonë” “rroftë europa e lirë,” poshtë komunistët, do tju djegim si sta;linin”,  “Populli ëhstë me ne dhe kundër jush”,.

"U bënë thirrje ushtarëve që të dorëzonin armët. Ngritën një flamur të përgatitur dhe të vizatuar prej tyre. Zhvilluan mbledhjet e përfaqësuesve sipas krahinave. Përpunuan platformën për të koordinuar veprimet në vazhdim të revoltës...”.

Propozim për bashkëpunim!

Pas ngjarjes së njeriut mistërioz në hetuesi, Xhaviti priste në qeli që ta merrnin e ta transferonin sërish në Spaç. Por nuk ishte kaq e lehtë. Një sfidë e re e priste dhe ai duhet ti bënte ballë.

"Një ditë prej ditësh, pas 2-3 ditëve, vjen polici: hajde, - thotë. Dhe më çuan te një zyrë. Kuptohej nga komoditeti i zyrës që nuk ishte një çfarëdo që të priste, me një fjalë. Ai kishte qenë zëvendësdrejtori i Sigurimit të Shtetit. Edhe thotë: si je, ku je, si punët e tyre për të marrë me të mirë. Nuk thoshte gjë se po lirohesh prej këtu, por ai dukej si lirim. Tha: ti, partia mendon edhe për ty, andej e këtej. Unë i dija ato punë se i kisha dëgjuar me mijëra e miliona herë prej të burgosurve. Tha: ti të bashkëpunosh me ne. Ne, - tha, - do të bëjmë çmos të lirojmë, do të bësh burg pak, s’ke nevojë të shkosh, me 2-3 veta të rrish me ta, të dëgjosh çfarë flasin në kamp. Unë po e dëgjoja me gjakftohtësi të paparë, të them të drejtën. I thashë: por nuk është zanati im kjo punë, nuk mund ta bëj, - i thashë, - të shkoj tek ata, t’i dëgjoj që shajnë, duhet që të shaj edhe unë diçka. Po mirë, por unë nuk kam qejf t’ju shaj juve. A e beson që mund të më ketë mbajtur 1 orë a më shumë, duke më thënë, se iu duk si ulje, siç duket, që nuk po mundem ta bind këtë njeri. Si përfundim, i kam thënë këtë fjalë: ja ku më keni, mua më keni këtu, keni në dorë gjithçka, por unë të shkoj e të dëgjoj miletin, njerëzit çfarë flasin e të flas unë, nuk ashtu, se kur të fllasë ai tjetri ti duhet të flasësh edhe ti ndonjë fjalë se unë nuk jam prift që të vijë e të rrëfehet ai tek unë."

Xhaviti thotë se mbase ato çaste përballje aty në atë zyrë ishin çastet më të vështira të jetës së tij. Kihte vendosur ta refuzonte propozimin e bërë por a do të ndëshkohej për guzximin e tij?

"Edhe nxori një letër të bardhë, me një stilolaps, tha: të shkruash atë që do të diktojmë ne. – Po more, - i thashë. Unë thashë se po më thotë të shkruaj për të bashkëpunuar. Atë s’doja ta shkruaja. Unë, i nënshkruari filani, sot në datën kaq e aq, m’u bë thirrje nga organet e Sigurimit të Shtetit, për të bashkëpunuar me ta, por unë nuk pranova. E lëshoj këtë deklaratë, duke e shkruar vetë unë, me dorën time, unë thosha jam duke shkruar vdekjen, që ishte fjala, ma diktoi ai, për të mos i thënë kujt që të është bërë kjo thirrje. Iu dukej ulje e madhe. Unë s’i pata thënë kujt, të them të drejtën, se kisha frikë, se thosha më heqin qafe. E kam firmosur, se ku e kanë çuar. Më kanë thënë që e kanë parë, dikush, unë nuk e di e ku ekziston ajo letër. Kisha dashur, jo për të shfajësuar veten, se shyqyr Zotit s’jam, por djali im ta dijë se ke ka babë.

Thirri policin që, edhe këtë, tha: merre se s’kam parë fytyrë më të poshtër. As më torturoi, asgjë. Kaq muhabet ka qenë, me një fjalë, gjithsesi, unë kam qenë tip i butë, mendoj kështu, ka thënë: këta po bëjnë shpejt. Biles duke i kallëzuar njërit, personit që ishte me pozitë, me Partinë Demokratike është fjala, thotë: po filani, a të ka thënë që më kanë marrë kështu e kështu, si puna jote. I thashë: s’e kam vetë, s’më ka thënë. Me një fjalë, siç duket, kanë kaluar shumë nëpër atë revoltë aty, që ashtu."

Ditëve të asaj hetuesi do tu vinte fundi dhe Xhaviti  do të rikthehej sërish në spaç për të vijuar dënimin e tij. Nuk kishte marrë ridënim tjetër dhe ai thotë se lidhjet miqësore mund ta kenë shpëtuar në atë rast.

"Unë, jo se kam qenë më i forti, nuk më dënoi kush, me sa duket prej dajës, kryesori që ka qenë kolonel i Ministrisë së Brendshme, qysh kur ka hyrë Partia në Sigurim, babai nuk ka pasur marrëdhënie me të, se neve na bënë kulakë, ai erdhi, babai s’pranoi të hynte në kooperativë, i tha: do kesh pasoja, do të izolohesh politikisht e ekonomikisht, si punët e tyre. e kështu puna.

Mandej kemi ardhur në kamp, e kemi gjetur kampin e djegur. S’kishte mbetur ferrë e s’kishte mbetur bar, një lloj raprezalje që, të flasin dy veta me njëri-tjetrin nuk mundeshin njëlloj, të shkoje në punë për dy, në punë e në tarracë të rrinin shpinë më shpinë me njëri-tjetrin duke pritur policët. Shi e borë e akull e diell, aty. Një lloj tmerri, me një fjalë, i dënuar.

Doli komisari një ditë, aty, të nesërmen bile, kishte pas dalë, se i kanë dënuar menjëherë ata, une kam qene në birucë. E kishte thënë që pushkatuam 4 veta."

Xhaviti nuk mund ta harrojë përballjen e asaj dite mes Hajri pashajt dhe Feçorr Shehut, ku hajriu e kishte sharë dhe e kishte kujtuar Feçorrin se ai kishte qenë veçse hyzmeqar në shtëpinë e tij. 

"Hajriun e pushkatuan për këtë punë, të betohem që s’ka bërë tjetër gjë, veç bëri at gjest që s...."

"Edhe për këtë fjalë e kanë pushkatuar se ai as mori pjesë në revoltë, se ai ka qenë gjysmë robi, jo ta shihje, se ka qenë alamet djali, por gjysmë njeriu kështu me, kishte kaluar..."

Xhaviti thotë se ai kishte pësuar depresion të thellë pas torturave që i kishin bërë në hetuesi. Këtë fakt të gjithë e dinin në kamp. Ndaj përfshirja e tij në listën e të pandehurve për revoltën e Spaçit, pa pasur ai asnjë rol në të, ishte e qëllimtë e mbase e nxitur drejtpërdrejt  nga Feçorr Shehu.

"Feçori, do të dënoheni, - tha, - me ashpërsinë e diktaturës së proletariatit. Aty në fushë e tha, duke na lidhur, - do të dënoheni. Një kriminel i lindur."

Dënimi i katër djemve të rinj me pushkatim, torturimi dhe ridënimi i dhjetra  të tjetrëve, presionet e shumta psikologjike dhe kushtet e terrorit në kamp... e kishin kthyer në ferr jetën e të burgosurve në Spaç. I gjithë kampi ishte i dënuar. Regjimi do ta mbante nën terror për shumë vite në vijim atë kamp. Një tjetër ngjarje e bujshme që do ta pasonte  ngjarjen e revoltës ishte pushkatimi i dy gazetarëve Vangjel lezho e fadil Kokomani dhe nacionalistit Xhelal Koprencka, po ashtu një ditë maji, të vitit 1979, 6 vite pas Revoltës së spaçit. .

"Mandej dënim pas dënimit, vrasje kanë bërë, pushkatuar këta të katër e 4 të tjerë i pushkatuan aty, se i bëri letër Enver Hoxhës."

"Ata ishin 2 gazetarë: Vangjel Lezha edhe Fadil Kokomani. Mbaruar për gazetari në Rusi, në Bashkimin Sovjetik. Njerëz më të zgjuar, ishte ai Vangjeli. A vritet ky njeri more? Intelektual i paarritshëm."

"E kam para sysh fytyrën e tij, që po të isha piktor tani e pikturoj, alamet djali, i gjatë, i kulturuar shumë, fort kur i thonë, gazetar."

"Këta i patën bërë letër Komitetit Qendror. Këtë e kam me të dëgjuar, se unë nuk e kam parë letrën, që këtë hiqeni se ky po i vret të gjithë, ishte nisur ai të vriste, - se po ju vret të tërëve. Kaq ka qenë letra, me një fjalë. Ata e kishin shkruar  formuluar bukur. Por për këtë i kanë marrë e i kanë dënuar me pushkatim. Dënuan edhe një, Xhelal Koprenckën, edhe ai kështu si, i djathtë..."

Kthimi në liri...

Ishte data 2 qershor 1982 pas afro 19 viteve burg Xhavit Lohja do të lirohej nga burgu i Spaçit. Ishte në prag të të dyzetave. Vitet e rinisë i kishin fluturuar aty në atë kamp  mes maleve. Por jashtë atyre rrethimeve e priste një mundësi e re. Duhej ta riniste jetën aty ku e kishte lënë...

"Atëherë dola prej burgut, erdhi koha. Bëra 18 vite e 10 muaj e disa ditë. I ke të shkruara aty..."

"Atëherë u lirova, pas pak kohe u fejova, u martova. U martova me të bijën e Haxhi Hajdarit."

"Haxhi Hajdari deputet i Kuvendit Popullor, kolonel, njeri që ka pasur kredi të madhe në malësi."

 Xhaviti tregon një histori  të vjehrrit të tij me krerët e regjimit komunist,  histori që kishte bërë bujë në vitet e diktaturës.

"Shkon tek Enver Hoxha, atje te Mehmet Shehu. U thotë që janë keq Malësia e Madhe, janë duke vdekur urie. Kishin bërë kooperativë, s’kishin gjë për të ngrënë. Atëherë Mehmeti i ka thënë: ne të kemi dhënë gradat. I ka thënë: gradat s’m’i ke dhënë ti, unë gradat i kam marrë në mal. Me të vërtetë, i kishte marrë vetë, me meritë. – Po unë aty po t’i lë, - edhe ka ardhur në shtëpinë e vet, i armatosur e ka shkuar në Rrjoll, te disa kumbarët e vet. Atje, te një shpellë, njëherë te një shtëpi, pastaj te një shpellë. E kanë mbytur me top, me mortajë, me top. Kanë marrë një tamam mjeshtër, s’di si e ka pasur ai, që ta pikaste aty edhe e eliminuan Haxhi Hajdarin."

Ngjarja që tregon Xhaviti kishte ndodhur në vitin 1963, atë vit kur edhe ai vetë ishte arrestuar e mandej dënuar me 20 vjet burg.  Afro dy dekada më vonë, pasi Xhaviti do të lirohej nga burgu,  do të lidhte jetën pikërisht me vajzën e këtij idealisti, që kishte guxuar tua thoshte në sy udhëheqësve të diktaturës të vërtetën e hidhur të regjimit komunist.

"Si shkon puna, pastaj ka ____ 3 djem e 2 vajza. Vjen koha, lirohem prej burgu, më sugjerojnë diçka, edhe si përfundim u martuam me këtë vajzën e madhe,"

"Punova në NSHN unë, çfarë të bëja, tjetërkund neve s’na çonin.  Punuam, erdhi demokracia..."

Rënia e diktaturës  kishte ndezur shpresa të mëdha tek një pjes ë madhe e shqiptarëve, sidomos familjet që kishin provuar persekutim të gjatë e të pandërprerë për afro gjysëm shekulli. Por Demokracia, siç thotë edhe Xhaviti erdhi me sfida e probleme të reja dhe nji prej tyre sishte Ligji 7501 për pronën.

"Ishte bërë ligji 7501, me një fjalë, t’u merrej toka të gjithëve e mos të shkruhej asnjë dokument dhe t’u jepej atyre të tjerëve. E kishte Partia Demokratike këtë program. Neve na erdhën aty ata, komisioni, 5 a 6. Doli ai vëllai që nuk jeton më. Pse keni ardhur? – i thotë. – Kështu e kështu. – A po ikni, - u thotë, - prej këtu se ne tokën tonë e ndajmë vetë, jemi 4 vëllezër, s’kemi nevojë për ju të ndani tokën tonë. Dhe ikën e s’u dukën më ata. Ata dolën pastaj se fshat afër qytetit, edhe e kanë pasur të gjithë qytetarët që kanë qenë pasanikë këtë tokë, Kuçin, pothuajse. Një ditë prej ditësh, bëhet një mbledhje në Gurin e Zi se aty ishte, e kemi qendrën ne. Kishin ardhur të gjithë këta titullarët e qytetit, këta të Partisë Demokratike. Më thirrën edhe mua. Të them të drejtën m’u duk e qëllimshme thirrja. Unë si më vete aty, duke folur ata: ligjin, të zbatohet ligji, _______, atëherë më thanë të flisja. I thashë: çfarë kam të flas unë, kemi qenë duke folur mjaft, _______, barabar me vendin kur, si të thuash, s’kishim hall pa folur. Edhe u çova unë edhe i thashë: kam bërë 18 vite e 10 muaj e disa ditë burg që ta dini. Kam ndenjur pothuajse me të gjithë Shqipërinë, prej të gjitha krahinave. Ndër ta kam pasur edhe një Emin Gjoka nga Kukësi, ka qenë shumë burrë i mirë. Ai ka kapur kazmën në revoltë, duke prishur tendat e emulacionit, që i thonë."

"Edhe ky njeri ishte familje dëshmorësh. Ia kishin vrarë gjermanët njërin vëlla. Ishte edhe pushkatar me leje, por ishte burrë i ndershëm shumë. Kur vjen puna të bëhej kooperativa, ky nuk tha jo i shkreti, por u bë dhe të dorëzonte qetë, kafshët e punët, qetë, e merr vesh ti. I dorëzoi dhe i vlerësuan kaq lekë, si të thuash, 40 mijë a 50 mijë, që ka qenë paraja në atë kohë, por ka qenë shumë e madhe se me 50 mijë lekë blije një shtëpi të vogël, që kur të mëkëmbet kooperativa, shteti t’i kthente këto lekë. Edhe kaluan vite e vite, një ditë prej dtësh, pasi kaluan shumë vite, bëhet një mbledhje përsëri në fshat aty, atje në Kukës. S’e di si e ka pasur ai fshat, për Zotin, tani s’e mbaj mend. E kishte ardhur sekretari i partisë, a i pari a i dyti nuk e di, por sekretari i partisë, titullar aty. Çohet një horr i fshatit aty që s’kishte dorëzuar kurrgjë, as qe, asgjë. Thotë: me leje shoku sekretar. – Hë, - i thotë, por ata e kishin futur vetë. – Unë, - thotë, - propozoj që lekët e qeve t’ia falim shtetit. Emini, besoje se është e vërtetë, e saktë kjo, e kishte afër aty, e t’i kërcen në fyt këtij. Mezi ia kanë nxjerrë prej duarsh njerëzit. Po e mbyste. Por ti ___ more pehlivan, - i thotë, - Por ti për qetë _____, more qen bir qeni. E ta kapin Eminin e shkretë, besoje, 10 vite për agjitacion e propagandë, 2 vite e dënojnë Eminin për ofendim këshillash, për këtë, edhe 3 vite se i gjejnë edhe një revolver, e kishte ruajtur pa leje atje. Unë këtë kam për t’u thënë u thashë, tjetër muhabet nuk di. U ula në vend unë. U prish mbledhja, s’foli kush më, se e morën vesh ata. Ti je duke më kuptuar mirë besoj. Edhe vjen Pjetër Arbnori, biles e kam pasur edhe shumë mik. S’i ka besuar kujt sa mua. Pyet këdo. Vjen te shtëpia ai, se vinte shpesh te ne, vinte shihte babanë, vinte shpesh. Më thotë: kishe bërë potere more atë ditë atje. – Jo, - i thashë, - për Zotin, asnjë potere, me gjakftohtësi. – Po çfarë, - tha. – U thashë atë. – Po çfarë t’u thuash më tepër, - tha. Kështu historia ime, kjo është."

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?