Zhgënjimi i të persekutuarve të regjimit komunist prej Sali Berishës dhe integrimi i vështirë i tyre sipas dëshmisë së Fatos Zdravës. I rritur në internim dhe me të atin vdekur në burg, në fillimvitet ’90-të Fatos Zdrava përpiqej të ngrinte në këmbë shoqatën e të persekutuarve të Berat.
Në vitin 1991 Fatos Zdrava një prej femijëve të rritur në internim gjatë periudhës komuniste, me pothuajse gjysëm shekulli jetë në diktature, i gëzohej pa kushte shkërmoqjes së këtij sistemi dhe ushqente ëndrrat për një Shqipëri të lirë dhe demokratike.
Rruga e fëmijërisë dhe e rinisë së hershme kishte qenë e vështirë. Me babanë në burg dhe vetë në internim, vitet 50-të kishin lënë shenja të forta tek ai.
A kishte marrë fund njëherë e përgjithmonë ai regjim me gjithë padrejtësitë e tij? Dhe si do të ishte Shqipëria në demokraci? A do të mund të integrohej gjithë shtresa e të persekutuarve nënë regjimin diktatorial dhe a do të gjenin njerëzit e shtresës së tij mundësi për të kontribuar në politikë?
Fatos Zdrava ka qenë dëshmitar disa prej proceseve zhgënjyese të politikës dhe thotë se partia demokratike ku ata kishin varur shpresa te tyre i zhgënjeu dhe iua mohoi të drjtën e përfshirjes në politikë e vendimmarrje.
Pse u zhgënjye ai nga Berisha? Pse lideri i PD i quante injorantë të persekutuarit dhe pse nuk e pranoi përfshirjen e Jusuf Vrionit në politikë?
'Dosja K' një emision nga Admirina Peçi.