Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar me denoncimet për dosjen e konsideruar si “McGonigal”.
Këtë të hënë, nga selia blu, Berisha akuzoi drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, se nuk po heton këtë dosje, duke mbrojtur, sipas tij, Edi Ramën, Agron Nezën dhe Dorian Duçkën.
“Jam këtu për të denoncuar publikisht, Altin Troplinin, për heshtjen dhe mburojën e tij, mbrojtjen e tij, të Edi Ramës, Agron Nezës dhe Dorian Duçkës, duke mos hapur dosjen McGonigal. McGonigal, një armik i egër i presidentit aktual Donald Trump. Një nga njerëzit më kryesorë në aferën e dosjes së mashtrimit të madh rus, i njohur për këto botërisht, për të cilin 2 javë më parë FBI rihapi dosjen, edhe njëherë, konkretisht, për McGonigalin, Altin Troplini hesht si fija e barit. Paçka se, McGonigal u kontraktua nga Edi Rama, u kontraktua nga zyrat e Edi Ramës, iu dërguan dëshmitarë në Nju Jork për të kryer misionin e tij kundër opozitës. Paçka se, McGonigal urdhëroi Ramën të heqë licenca të një kompanie ruse, për t’ia dhënë një kompanie tjetër ruse, të lidhur me Deripaskën. Paçka se, famëziu McGonigal vendosi gjoba të tmerrshme, një gjer në 5 milionë euro bizneseve shqiptare, duke i mashtruar me blacklistim”.
Për të hetuar këtë dosje, Sali Berisha tha se opozita do të krijojë një komision hetimor parlamentar për të investiguar veprimtarinë e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe për lidhjet e tij me Kryeministrin Edi Rama.
“E garantoj Altin Troplinin se, do të jetë opozita që do të hetojë Ramën, McGonigalin dhe Altin Troplinin, së bashku, të lidhur ngushtë në një krim të shëmtuar. Opozita do krijojë komisionin hetimor parlamentar dhe do u dëshmojë shqiptarëve veprimtarinë kriminale, Rama-McGonigal në Shqipëri, do përpiqemi të hetojmë edhe me Kosovën, se kjo veprimtari është shtrirë dhe në Kosovë, sikundër do të demaskojë me prova dhe fakte mbrojtjen që Altin Troplini i ka bërë McGonigalit, delinkuent dhe një nga protagonistët kryesorë në mashtrimin e madh të dosjes ruse për presidentin Donald Trump, në mandatin e tij të parë”.
Kujtojmë se ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal është dënuar nga Gjykata federale e Uashingtonit me 28 muaj burg, “për shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori nga shqiptaro-amerikani Agron Neza dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë me kryeministrin Edi Rama.
Komente

Ky është i pa fytyrë ka titullin e lartë NON GRATA.... është i dhier por krenar...
PërgjigjuPo kush te pjerdh ty more tradhetar , per MCMegonigal pyet albana vokshin es ajo e di me mire bashke me bashkjetuesin e saj .Edi Rama eshte kryeministri qe I ka munguar Shqiperise .
Përgjigju