Flora Çela dhe avokatja Romina Zano

Kronikë

Dosja me 17 ton kanabis djeg prokuroren Flora Çela

24 Korrik, 22:30| Përditesimi: 24 Korrik, 22:33

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 23 korrik vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Vlorës, Flora Çela, për cënim të besimit të publikut për shkjak të mangësive të përsëritura në hetimin e disa çështjeve, ku më kryesorja u konsiderua ajo lidhur me kapjen e 16 tonëve cannabis sativa në vitin 2017, që përfundoi vetëm me një të dënuar.

Prokurorja Çela u pezullua nga detyra më 17 tetor 2023, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konstatoi mangësi në kriterin profesional, por që u vlerësuan se mund të plotësoheshin duke ndjekur rishtazi programin e trajnimit pranë Shkollës së Magjistraturës. Pas këtij trajnimi ajo u konfirmua në detyrë, por vendimarrja u ankimua në Kolegj prej Komisioneres Publike, Irena Nino, bazuar në një rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Gjatë bisedimeve përfundimtare në Kolegj, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani që ka marrë kompetencat e Komisionerëve Publik, kërkoi shkarkimin e Çelës për dështime të përsëritura në hetimin e çështjeve, veçanërisht për mënyrën e hetimit të kryer pas kapjes së sasië së madhe të lëndës narkotike në 2017-ën.

Prokurorja Flora Çela i kundërshtoi gjetjet duke pretenduar se nuk kishte shkelje penalizuese.

Kryetarja e trupit gjykues të Kolegjit, Natasha Mulaj deklaroi ndër të tjera gjatë shpalljes së vendimit, se mangësitë e konstatuara në procedimin penal të vitit 2017, si çështja kryesore në vetingun e subjektit, në drejtim të një veprimtarie të pamjaftueshme hetimore e jo të kryer në kohë, apo kohëzgjatjen e pakuptimtë duke zbehur rëndësinë e ngjarjes, së bashku me mangësitë e konstatuara në mënyrë të përsëritur në katër procedime penale, tregojnë se veprimtaria e Çelës nuk pajtohet me pozicionin e saj si prokurore. Sipas Mulajt, mangësitë nuk mund të korrigjohen përmes trajnimit njëvjeçar në Shkollën e Magjistraturës dhe përbëjnë shkak për shkarkimin e saj nga detyra.

Kolegji çmon se KPK nuk duhej ti vlerësonte mangësitë vetëm në drejtim të aftësive profesionale, por dhe në drejtim të cënimit të besimit të publikut. Në përfundim u deklarua se Kolegji vendosi të shkarkojë nga detyra prokuroren Flora Çela./ Reporter.al

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?