Gazetari Adriatik Doçi ishte pasditen e sotme në ‘Studio Live’ Report Tv, ku shpjegoi për Arbër Hitajn si ka qenë ecuria me dosjen e Ilir Metës, i cili ndodhet në paraburgimin e 313-ës. Doçi vë në dukje se çifti Meta-Kryemadhi kanë pasur si bankomat nënën e Monikës dhe shoqen e saj, Ema Çoku.
'Kemi patur kohë ta lexojmë dosjen, ëshjte kopsitur. Hetime të natyrës së FBI. Është ndjekur rruga e parave. Skema e korrupsionit është e qartë, kemi një rreth biznesmenësh dhe oligarkë të cilët kanë përfituar nga vendimarrjet abuzive të Kryemadhit dhe Metës në kurriz të parave dhe pasurisë së shqiptarëve.
Ky rreth oligarkësh i ka kthyer reston Metës përmes formave të ndryshme korruptive duke i çuar përfitimet në xhepat e çiftit Meta-Kryemadhi. Si bankomat të parave publike janë përdorur dy zonja, njëra Fatime Kryemadhi, nëna e Monikës, dhe tjetra Ema Çoku, motra e Adrian Shatkut, ku këto para janë depozituar tek këto zonja dhe i kanë kaluar në xhepat e Metës dhe Kryemadhit ku i financuar vila, apartamente, shërbime estetike dhe veprimtarinë e tyre familjare. SPAK ka faktuar episode korruptive të Ilir Metës, bëhet një fjalë për një pjesë.'
Sa i përket CEZ/DIA, është faktuar sipas Doçit ndikimi i Metës për rritjen e çmimit të energjisë.
'Është çështja CEZ/DIA, ku roli i Metës është faktuar nga SPAK përmes kryqëzimit të dëshmive, dëshmia e ish shefit të CEZ Josef Hejcek, Kastriot Ismailaj dhe kryetarit të LRI në 2005. Përpos është dhe dëshmia e Vojsava Ismailaj dhe ka dëshmuar për raportet me Metën dhe Kryemadhit dhe presionin e Metës për Kastriot Ismailaj për të dhënë para. Është faktuar ndikimi, pyetja se ku buronin këto para, dhe është faktuar se Meta ka ndërhyrë për rritjen e çmimit të energjisë që CEZ. Është një episod i faktuar nga SPAK dhe do konfirmohet nga gjykata.'
Çështje tjetër janë shërbimet estetike, ku një episode janë edhe 85 mijë eurot cash që kalonin nga Ema Çoku tek Monika Kryemadhi.
'Episodi tjetër, shërbimet estetike. Mbi 200 mijë euro nga Meta Kryemadhi, nga 2013-2019 edhe 85 mijë euro cash kalonin nga Ema Çoku tek Monika Kryemadhi që shërbenin për shërbime estetike. Paratë buronin nga rrethi i oligarkëve për licenca, marrëdhënie korrupsioni. Në këmbim i jepte vila dhe para cash.'
Skemë korrupsioni u krye edhe me AKEP kur drejtohej nga Pirro Xhixho.
'Është një skemë korrupsioni mes AKEP me në krye Pirro Xhixho i LSI. Në dosje del kur i raporton Krymadhit, si një ushtar. Besoj si Berisha gjatë 2009-2013 dhe Rama në mandatin e parë kanë mbyllur njërin sy përballë aferave korruptive të Metës për shkak të fuqisë së numrave dhe rënies së qeverisë. Besoj se ajo që thotë Rama është gjysmë e vërtetë. Edhe nëse Rama i ka hapur rrugën një afere korruptive ku paratë publikë shkojnë në xhepat e Kryemadhit, kjo nuk e bën më pak përgjegjëse.'
Edhe vila e blerë nga Meta në Golem mbetet një rast i pastër afere korruptive.
'Çështja tjetër e vilës, kur Meta e ka blerë në Golem në 2003. 60 mijë dollar dhe në 2020 përfundoi në duart e një analisti, që është pranë Ilir Metës. Janë bërë veprime fiktive me para cash jashtë. Si blerja nga Meta dhe shitja 300 mijë euro dyshohet si veprim fiktiv dhe kalimi nga një biznesmen në një analist pranë Metës dyshohet si aferë korruptive.'
Lajmi kryesor:
'Video e Shkëlzenit te zyra e Priftit!' Gazetari Doçi zbulon në 'Studio Live': Si e shantazhoi Meta, Berishën, kur ia kopsiti dosjen në 2009! Noka në hetim pasuror! Nga i pastrehë, me pasuri 1 mln euro
G.K/ReportTv.al