Kronikë

Dosja 'Metamorfoza', caktohet gjyqtarja Etleva Deda që do të shqyrtojë dosjen

19 Nëntor 2024, 10:04| Përditesimi: 19 Nëntor 2024, 12:07

  • Share

Etleva Deda është gjyqtarja e caktuar në GJKKO përmes shortit të shqyrtojë në themel dosjen “Metanorfoza”. Deda do jetë gjyqtarja relatore e cila do të shprehet edhe për formën e gjykimit ku disa nga të pandehurit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. 

Më 8 nëntor GJKKO pas shtyrjeve të vazhdueshme për disa muaj të procesit në seancën paraprake, vendosi të kalojë për gjykim grupin me 7 të pandehur në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.

Në listën e të akuzuarve janë edhe biznesmeni strategjik Pëllumb Gjoka, ish drejtori i Operacionales në Policinë e Shtetit, Oltion Bistri, ish-drejtuesi policor Ardrit Hasanbegaj dhe ish drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita.

Ndërkohë, pjesë e listës janë edhe subjekte të krimit të organizuar si Behar Bajri, Edmond Preka dhe Asmter Bilali.

S.B/E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?