‘Metamorfoza’, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Pëllumb Gjokës e 6 të tjerë

8 Nëntor, 10:36| Përditesimi: 8 Nëntor, 11:36

  • Share

Tirane- Gjykata e Posaçme kalo sot (8 nentor 2024) për gjykim dosjen “Metamorfoza” ku të pandehur janë biznesmeni i ndërtimit dhe i kazinove Pëllumb Gjoka dhe 6 të tjerë. Në bankën e të akuzuarve do të ulen dhe  Astmer Bilali; Oltion Bistri - ish-shefi i Operacionales; Xhevahir Lita - ish-prokurori i Kukësit; Edmond Preka, shoferi i Pëllumb Gjokës,  Behar Brajoviq dhe ish-zyrtari i policisë Ardrit Hasanbegajn.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Elsa Ulliri, ndërsa çështja u kalua për gjykim pa debat nga palët. Pjesa më e madhe e të akuzuarve kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila do shqyrtohet në seancën e radhës. 

Avokatët e biznesmenit Pëllumb Gjoka kanë kundërshtuar në të gjitha seancat marrjen si provë të komunikimeve Sky Ecc, për te cilën i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese.Kushtetuesja do e marrë në shqyrtim në date 19 nëntor në orën 10.00.

Në maj të 2024,  SPAK mbylli hetimet ndaj anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’ dhe dërgoi dosjen në GJKKO.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, akuzohet për akuzohet për ‘Vrasje me paramendim’ të Gjin Ndoj (Boriçi), në 9 gusht të vitit 2020 në qytetin e Shkodrës, kryer në bashkëpunim atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

SPAK e akuzon Gjokën edhe për sigurimin e kushteve për të vrarë Kleant Musabelliun, Dorjan Dulin dhe Ibrahim Licin në formën e grupit të strukturuar kriminal. Gjoka akuzohet nga Prokuroria e Posaçme edhe për korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka akuzohet se ka bashkëpunuar për vrasjen e Gjin Ndojit me Behar Brajoviq, (Bajri), dhe Edmond Prekën të cilët po ashtu akuzohen për vrasje. Behar Bajri, akuzohet po ashtu edhe për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje në dëm të Kleant Musabelliut, Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit.

Për të siguruar kushtet për vrasjen e Kleant Musabelliut akuzohet edhe Edmond Preka, ish-shoferi i Gjokës, ndërsa Astmer Bilali akuzohet për sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal. Ndërkohë ish zyrtari i policisë Ardit Hasanbegaj, akuzohet për sigurim i kushteve për vrasje të Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit. Ish Shefi i Operacionales Oltion Bistri akuzohet për ‘korrupsion pasiv’, ‘Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.

Ndërkaq ish-prokurori Xhevahir Lita akuzohet për korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë. Për personat që ende ndodhen në kërkim mes tyre edhe Ervis Martinaj, SPAK ka veçuar hetimin. Dhjetra operacione janë bërë për gjetjen e Martinaj, por deri tani nuk kanë arritur në asnjë konkluzion zyrtar në lidhje me fatin e tij. Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit 2022. 

Zbulimi i grupit kriminal u zbardh nga zbërthimi i mesazheve përmes aplikacioneve Encro Chat dhe SKY ECC. Zbërthimi i aplikacioneve zbuloi vrasjen e Gjon Boriçit, planin e vrasjes së ish policit të burgjeve Kleanth Musabelliun për interes të Pëllumb Gjokës. Gjithashtu Astmer Bilali me bashkëpunëtorët e tjerë tentuan dhe siguruan kushte për të vrarë Dorjan Dulin, Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin me porosi të biznesmenit Pëllumb Gjoka.

Pëllumb Gjoka u arrestua më 27 korrik 2023 së bashku me Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj e Oltion Bistri e Xhevahir Lita. Ndërsa Behar Bajri u arrestua në Francë më 4 shtator 2023 dhe u ekstradua në 16 nëntor të po këti viti 

Dosja 'Metamorfoza', në gjyq 
Pëllumb Gjoka - biznesmen ndërtimi dhe i kazinove
Behar Brajovic, Behar Bajri - 
Edmond Preka - shoferi i Pëllumb Gjokës
Astmer Bilali -  
Ardit Hasanbegaj - ish-zyrtari i policisë
Oltion Bistri - ish-shefi i Operacionales
Xhevahir Lita - Ish prokurori i Prokurorisë së Kukësit 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?