Kronikë

‘Metamorfoza’, SPAK kërkon 74 vite burg për 7 të pandehurit! 15 vite për Behar Bajrin e 14 vite për Pëllumb Gjokën

26 Qershor, 09:59| Përditesimi: 26 Qershor, 15:07

  • Share

TIRANË- Prokuroria e Posaçme lexoi këtë të enjte konkluzionet për 7 të pandehurit e dosjes “Metamorfoza” lidhur me gjykimin e ndarë veç, për sigurim të kushteve për vrasje, korrupsion, nxjerrje të sekretit hetimor, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit. Në total, prokurorët e posaçëm Bledar Maksuti dhe Arben Kraja kërkuan 74 vite burg përkatësisht për:

15 vjet burg për Behar Brahoviç Bajri, 14 vjet për biznesmenin Pëllumb Gjoka, 11 vjet Edmond Preka snë akuzë për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje ndaj Kleanthi Musabelliu dhe Dorian Duli, armëmbajtje pa leje, grup kriminal dhe korrupsion.

SPAK kërkoin 10 vjet burg për Astmer Bilali, 10 vjet, në akuzë për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe sigurim kushtesh për të kryer vrasje ndaj Dorian Duli, Genc Tafili dhe Ibrahim Lici.

9 vjet burg për ish-shefin e operacionales së Tiranës, Oltion Bistri, për korrupsion, zbulim i akteve sekrete në dy raste dhe pastrim parash.  9 vjet burg për ish-efektivin, Ardrit Hasanbegaj dhe 6 vjet burg kërkon SPAK për prokurorin e Kukësit Xhevahir Lita, për zbulimin e akteve sekrete dhe korrupsion në dy raste. 

Nëse gjykata pranon këtë pretencë të Prokurorisë së Posaçme, të pandehurit do të përfitonin zbritjen me 1/3 e dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar. SPAK kërkon të konfiskohet shuma 1 milion e 300 mijë euro e sekuestruar nga pasuritë e Oltion Bistrit

 Episodet për të cilat kërkohet dënimi, për ish-kryeprokurorin e Kukësit Xhevahir Lita, SPAK thotë se në këmbim të parave ka favorizuar në lirimin para kohe të Behar Bajrit.

Ndërsa ish-shefi i forcave operacionale Oltion Bistri dyshohet se informoi Pëllumb Gjokën për një operacion policor për goditjen e lojërave të paligjshme të fatit.

Gjithashtu SPAK bën përgjegjës Astmer Bilalin, Behar Bajrin, Pëllumb Gjokën e Edmond Prekën për sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjes se Dorian Dulit, Ibrahim Licit dhe Kleanthi Musabelliut. Ndërkohë për veprat e rënda penale dhe porositë për vrasje në aplikacionin “SKY ECC”, disa prej këtyre personave do të gjykohen me procedurë të zakonshme. Këtë të enjte ishte parashikuar të zhvillohej një tjetër seancë për këtë dosje, por u shty për mungesë avokatësh.

Pretenca e SPAK dhe akuzat
TABELA: 
- Pëllumb Gjoka, 14 vite burg, akuzuar për sigurim kushtesh e mjete materiale për të kryer vrasje në dëm të shtetasve Kleanthi Musabelliu dhe Dorian Duli, armëmbajtje pa leje, grup kriminal dhe korrupsion
- Behar Brahoviç (Bajri), 15 vjet, i akuzuar për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e Kleanthi Musabelliut dhe Dorian Dulit, armëmbajtje pa leje dhe dhe grup kriminal
- Edmond Preka, 11 vjet, i akuzuar për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen në dëm të Kleanthi Musabelliut, armëmbajtje pa leje dhe grup kriminal
- Astmer Bilali, 10 vjet, i akuzuar për pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe sigurim kushtesh për të kryer vrasje në dëm të shtetasve Dorian Duli, Genc Tafili dhe Ibrahim Lici
- Ardrit Hasanbegaj, 9 vjet i akuzuar sigurim kushtesh për të vrarë Ibrahim Licin, pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal
- Xhevahir Lita, 6 vjet, i akuzuar për zbulim i akteve sekrete dhe korrupsion në dy raste
- Oltion Bistri, 9 vjet, i akuzuar për korrupsion, zbulim i akteve sekrete në dy raste dhe pastrim parash

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sandri: 26/06/2025 16:42

    ky eshte turp te vrasesh te organizosh vrasje te punosh me polici e prekurori dhe te denoesh kaq pak qofte kjo prekurori se jane denu njerzit per nje fjale nga 20 vjet jo keta plera te mos lajthis dhe gjykata kush e di sa lek kane hedhe

    Përgjigju
  • Nebi: 26/06/2025 15:08

    Keto i zbuloi Enkro Chat,jane pothuajse ne nivelin e organizates kriminale, pasi jane te gjitha nivelet e perfshira,ekzekutor,urdherdhenes, polici,drejtesi,pushtet politik,pavaresisht keto te fundit nuk jane ekspozuar ne kete rast. Nuk jane ne nivelin e mafias se mirfillte por i afrohen shum per ndikimin qe kane patur ne institucione dhe ne terren. Dhe ky denin eshte sikur te kene marre pjese ne nje bande hajdude makinash,e jo vrasje e zhvatje me dhune.

    Përgjigju
  • Ska drejtsi: 26/06/2025 14:28

    Ore ca jane kto denime qesharake .po vrasje e gjin ndojit a u denuan ndonje person ?!! Shume lek paskan hedhur

    Përgjigju
  • Lenti: 26/06/2025 14:13

    SPAK po kerkon denime me pak se prokuroria e maskarait Llalla. Bajri eshte perserites dhe i provuar se ka rrezikshmeri te larte shoqerore. Minimalja 35 vite dhe konfiskim te pasurise. Gjoka njelloj si Bajri. Bistri 25 vite, Lita 20 vite dhe Preka 35 vite. Me keto qe kerkon Spak po nxit dhe inkurajon krimin. Mos me thoni qe prokuror eshte Kondili?

    Përgjigju
  • xXx: 26/06/2025 12:09

    Ça denimesh...Sikur kane vjedhur kasetofona...

    Përgjigju
    • Emri: 26/06/2025 13:08

      Nuk e kam idene mendoja qe minimalisht te perjetshem te gjithe keta se jan grup i stukturuar kriminal. Jeta e atyre personave qe kan vrare nuk kyhehet me por te pakten t'ja presin krahet organet ligjzbatuese nese ka akoma njerez te rregullt e te pa thyeshem e te pa korruptuar. Kan brare njerez o spaku e gjkko nuk kan grisur letrat e provimit lirimit apo dezertor ushtarak... ore do behet ndonjeher ky komb. Denimi i ketyre nuk krahasohet me jetet e marra. Jeta eshte gjeja me e shtrenjte qe ka nje njeri edhe keta ja marrin edhe denohen 15 vjet e 10 e 8 vjet ore nuk e kuptoj ose jam un i crregullt ose bota po shkon ne kolaps...

  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?