Kronikë

Dosja Miri/ Kërkohet 1.8 vite burg për sekserin e të dënuarit që ndërhyri te gjyqtari i Apelit

12 Mars 2019, 18:42| Përditesimi: 12 Mars 2019, 18:55

  • Share

TIRANE-Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi dënimin me 1 vit e tetë muaj burg për Alban Bucin. Ai akuzohet si ndërmjetës pranë gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Miri që favorizoi të dënuarin për vrasje  Gentian Dodën për të rifituar lirinë.

Buci, mik i ngushtë me të dënuarin ndodhet në paraburgim pasi u ekstradua pak kohë më parë. Të mërkurën pritet të paraqesë argumentet e mbrojtjes dhe gjykata të dalë me vendim.

Alban Buci po gjykohej në të njëjtin proces me Gentian Dodën por dosja për këtë të fundit u veçua për shkak se ndodhet në arrati.

Më herët gjykata dënoi me burg gjykatësin e Apelit Shkëlqim Miri në shtëpinë e të cilit u gjetën 30 mln lekë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?