DOSJA/ Ndërhyrja për kompaninë e fibrave optike, Kryemadhi përfitoi 34 mijë euro dhe mijëra të tjera në kartë krediti! Po verifikohet nga autoritetet britanike

22 Tetor, 15:21| Përditesimi: 22 Tetor, 17:13

  • Share

1729535950_monikakryemadhi.JPG

Monika Kryemadhi përfitoi të paktën 34 mijë euro nga kompania e fibrave optike UNIFI oldings dega Shqipëri por edhe mijëra euro në kartë krediti, që po verifikohet nga autoritete gjyqësore britanike. Në dosjen e SPAK që Report Tv ka siguruar thuhet se përfitimet janë në pagesa udhëtimesh dhe blerje të ndryshme.

“Monika Kryemadhi ka përfituar të ardhura nga aktiviteti i kompanisë UNIFI oldings dega Shqipëri, si dhe ka përfituar pagesa për të mira materiale nga Adrian Shatku. Përfitimet konsistojnë në pagesa për udhëtimet dhe akomodimin e Monika Kryemadhit në Amerike dhe Angli, pagesa për blerje në dyqanet Maccapani në vlerën 12,000 USD, pagesën në shumën 3200 euro për shpenzime arsimi për Bora Metaj, etj.

Gjithashtu Monika Kryemadhi ka përfituar një kartë krediti Amerikan Expres nr.374323115131009 e cila është lëshuar nga kompania American Expres, llogaria bankare nga e cila është rimbushur karta nuk është identifikuar ende nga autoritetet gyqësore të Britanisë së Madhe.

Nga të dhënat e bisedave dhe email-eve ishte vërtetuar se Monika Kryemadhi ka përfituar edhe nga aktiviteti ekonomik i kompanisë UNIFI Holdings Inc, Dega Shqipëri, dhe në të paktën dy raste është përfituese e dy shumave prej 34,638 Euro. Monika Kryemadhi së bashku me Ilir Metën kanë përdorur pushtetin e tyre politik për të mbajtur nën kontroll dhe për të urdhëruar Kryetarin e AKEP, shtetasin Piro Xhixho që të krijojë të gjitha kushtet me qëllim që kompania UNIFI Holdings Dega Shqipëri të lidhë kontratë interkonjeksioni me kompaninë …, si dhe të përfitojë sa më shumë minuta për tranzitim”, citohet në dosje.


Lajmi kryesor:

DOSJA/ Meta donte 10 milionë euro nga CEZ-DIA, SPAK zbardh skemën: Lidhjet me Kastriot Ismailajn, ishte njeriu i tij në CEZ! Nga faturat fiktive te paratë për fushatë


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?