Zbardhet dosja e dytë e Tesi Basho, personit të dënuar në Itali me burgim të përjetshëm, ku pas arratisjes nga burgu në këtë shtet, strehohej në Selenicë të Vlorës, ku në banesë mbante arsenal armësh të ndryshme e 4 radio policie. Por gjatë kohës që qëndronte i fshehur Tesi Basho, ka kërcënuar me jetë, duke i pohuar se do e vriste, një biznesmen në fushën e mobilierive në Vlorë, që në fakt e kishte dhe kushëri. Bëhet fjalë për biznesmenin Sulejmën Hoxha, i cili Tesi Bashon, e ka djalin e vajzës së hallës së tij. Hoxha, është gjobitur nga Tesi Basho me 100 mijë euro, pasi në të kundërt nëse nuk do jepte shumën e kërkuar, Basho, do e vriste.
Për këtë gjobëvënie të shëmtuar prokuroria e Vlorës, ka mbyllur hetimet dhe në muajin Prill 2020, ka vendosur të kalojë dosjen për gjykim me dy vëllezërit e pandehur, Tesi dhe Satilno Basho. Sipas dosjes që prokuroria ka dërguar në gjykatë, Tesi Basho, i konsideruar si person me rrezikshmëri në qytetin e Vlorës, në datën 30 janar rreth orës 19:30, ka shkuar në banesën e biznesmenit Sulejmën Hoxha, që administron kompaninë e mobilimit “VIP-SALOTI”. Hetimet kanë zbuluar se në kohën që Hoxha po hynte në banesën e tij, aty është shfaqur Tesi Basho, dhe i ka thënë që të bisedonin së bashku diçka. Basho, i ka thënë kushëririt të tij Sulejmënit se kishte shkuar për ta vrarë, por më parë duhet të bisedonin së bashku. Tesi Basho, pasi i ka prezantuar hallet dhe problemet e tij dhe të familjes, i ka kërkuar Sulejmënit se deri ditën e premte, ai duhet ti jepte një shumë prej 100 mijë euro. Nëse kjo shumë nuk do jepej, ai e ka kërcënuar se do e vriste.
Para se të largohej, Tesi Basho, i ka pohuar se do i dërgonte vëllanë e tij Satilno Basho, për të biseduar rreth marjes së shumës së eurove. Ka rezultuar se gjatë muajit shkurt biznesmeni Sulejmën Hoxha, i ka dorëzuar në katër episode të ndryshme shumën prej 28 mijë eurove dy vëllezërve Basho. Personi që merte sasinë e eurove ishte pikërisht Satilno, ndërsa vëllai i tij, Tesi, koordinonte të gjitha veprimet dhe mbante komunikimin me biznesmenin. Mirëpo ky i fundit, kishte denoncuar në polici të gjithë situatën dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, ishte vënë në lëvizje ku po përgjonte dhe filmonte çdo shumë financiare në euro që biznesni ja dorëzonte vëllezërve Basho. Kësti i parë është paguar në datën 14 shkurt, ku biznesmeni i ka paguar për ditën e Shën Valentinit dy vëllezërve Basho, shumën prej 8 mijë euro.
Gjithçka është filmuar dhe përgjuar nga policia, por nuk është ndërhyrë pasi nuk ishte lokalizuar vendi se ku fshihej Tesi Basho, i dënuari me burg përjetë në Itali. Ndërkohë në datën 18 shkurt, biznesmeni i ka dorëzuar një shumë prej 5 mijë euro. E njëjta shumë financiare është dorëzuar në datën 20 shkurt, por sërisht nuk është ndërhyrë për arrestimin e Satilnos, pasi qëllimi ka qënë lokalizimi dhe arrestimi i Tesi Bashos.Në 25 shkurt, biznesmeni dorëzoi 10 mijë euro. Policia veproi deri në momentin kur mundi të lokalizojë vendodhjen e Tesi Bashos, i cili u kap në një banesë në fshatin Selenicë, me një arsenal armësh, hashash dhe 4 radio policie.
Fshatar muti, po dhe atij te Vip Saloti mir ja ka bere se dhe ai me mall ka punuar si ky plehra tjeter. Shkurt muhabeti gjellë fshataresh.
Përgjigju