Pas një periudhe 10 vjeçare dalin në sipërfaqe disa nga bisedat e përgjuara, që flasin për biznesmenin Kastriot Ismailaj, lidhjet e tij me politikanë e njerës të biznesit VIP dhe ndikimin apo financimin e parave të shumta në fushatën zgjedhore kur qeverisja mbahej nga PD dhe LSI.
Bëhet fjalë për dosjen me nr.978 e regjistruar në 2009 në prokurorinë e Tiranës, ku objekt i hetimit ka qenë biznesmeni i kompanisë “Adriatik Development Corporatiopn LTD”, Kastriot Ismailaj, që sot po vuan dënimin me 11 vite burgim në burgun e Fierit, dhe ka nxjerrë emra të njohur të politikës dhe gazetarisë.
Disa nga përgjimet ku Ismailaj fliste me Ilir Metën, i cili i kërkonte 200 mijë euro, këshilltarin e tij I.K, Fatos Nanon, dhe shumë biznesmenë të tjerë dhe një gazetar me inicialet A.Zh, “Shqiptarja.com” i botoi dy ditë më parë.
Ndërkohë sot gazeta do vijojë të botojë disa biseda të përgjara që Kastriot Ismailaj i ka bërë me biznesmenin Edi Shimsho, përfaqësuesen e tij, të huaj Rebeka Gaskin Gain, ku flasin për blerjen e një televizioni në Tiranë, dhe përmendin emrin e pronarit të një televizioni dhe president të një ekipi futbolli në Shqipëri me inicialet A.T.
Kastriot Ismailaj
Më konkretisht mes Rebekës dhe Kastriotit zhvillohet kjo bisedë:
Kastrioti:Djali i televizionit është raining. Është e rëndësishme, është vetëm për tre licensa në televizion rajonal për 9.375 milion euro për 17 për qind dhe 100 milion euro pages për televizionin për 15 për qind.
Rebeka:9 milion apo 9 biljon?
Kastrioti: Jo Jo!9.3 milion euro.
Rebeka:Mi thuaj në e-mail?
Rebeka:Kush është ai?
Kastrioti:Për ju nuk ka shumë rëndësi emri...A.T. është emri...
Rebeka:Është ministër apo biznesmen?
Ndërkohë në një bisedë tjetër të përgjuar nga prokuroria Kastriot Ismailaj bisedon me një biznesmen tjetër Edi Shimsho, dhe kjo bisedë është zhvilluar në datën 17 qershor 2019 për një kohë prej 12 minuta e 4 sekonda. Të dy flasin për shkarkimin e një revizori ndërkohë në këtë bisedë Ismailaj shfaqet i sëmurë dhe ka nisur të bëjë seancat e fizioterapisë. Biseda është në gjuhën angleze.
Kastrioti: Alo.
Edi: Tungjatjeta Kastriot. Edi.
Kastrioti: Si jeni?
Edi: Mirë, shumë mirë (përgjigjet në shqip).
Edi: Po ju?
Kastrioti: Ashtu, ashtu. Me fizioterapi, problem me ftohje dhe për 4 muaj fizioterapi.
Edi: Ah!....
Kastrioti: Në spital në Maqedoni.
Edi: Ah, nnMaqedoni?!
Kastrioti: 4 muaj, njëqind e 28 ditë....
Edi: Kastriot unë doja t’ju telefonoja juve sepse ne kemi larguar Bruno Rigjeri prej revizori.
Kastrioti: Po, po, po. E di, e di.
Edi: Pjesë e firmës Unitet.
Kastrioti: Po, por ne do të jemi në takim me SECO dhe do të lidhem me ndonjë tjetër revizor. Në drejtim të ligjit neve nuk na nevojitet më Bruno për të filluar. Më kupton
Edi: Po të kuptoj. Ju dërgoni një e-mail...
Kastrioti: Ideja është që Bruno e pëlqen lëtë. Ligji i ri ka nevojë për tjetër revizor. Ne fillojmë të kërkojmë revizor.
Edi: Po, po.
Kastrioti: Bruno në rregull, por pageat në avancë e të tjera, e të tjera. Pagesa në avancë është e para që ne s’mund ta paguajmë jashtë faturave. E dyta, kërkoj të di sa shumë orë i duhen për të punuar, sa nuhat se ai kërkon edhe për ligjin nuk kemi nevojë më për revizor. E dini?
Edi: Po, po.
Kastrioti: Me ligjin për këtë vit, për vitin e funit nuk nevojitesh më revizor. Por ne u shprehëm që të fillojmë me revizor. Më kupton.
Edi: Po. Kështu që në skemë përse të shprehemi, ju lutem fillo, fillo. Peteri tha që revizori nuk është problem.
Kastrioti: Nuk është problem Edi. Unë jam dakord me ju.... të vijë apo të mos vijë nuk është problem për ne. A keni organizuar ndonjë takim për SECI apo jo?
Edi: Jo në moment. Po në emailin tuaj dhe te Rebeça mund t’ju informojmë më vonë.
Kastrioti: Çfarë informacioni Edi?! Çfarë informacioni!
Edi: Sot ose nesër. Është shumë e rëndësishme për informacionin...
Kastrioti: ... Edi! Informacionin nuk mund ta çojmë me email. Informacionin duhet ta shohim së bashku. Por të flasim për projektet e 2007-s, 2008-s, 2009-s, 2010-s. më kuptoni! Ju nuk mund të informoni ...
Edi: E kuptoj, por ne nuk mund të shkojmë në SECI. Ju nuk keni informacion të përparshëm.
Kastrioti: Në rregull... Edi a mund të dërgoni ju e-mail për Rebeça, të pyesni për t’ju dërguAR JUVE UNFORMACION?
Edi: Po, po.
Kastrioti: Ju dërgoni e-mail dhe ... vetëm një informacion, jo sms. Kjo që ...
Edi: E bëj unë.
Kastrioti: Unë kthehem në Tiranë këtë javë prej Ohrit, të premten të dërgoj këtë pagesë.
Edi: Këtë pagesë?
Kastrioti: Po.
Edi: Nuk e kuptoj pagesë?
Kastrioti: Jo, jo, jo. Pagamento.
Edi: A, mio pagamento (pagesën time).
Kastrioti: Po.
Edi: 25.
Kastrioti: Po.
Edi: theks.
Kastrioti: Të premten kthehem mbrapa sepse ka nevojë të shkoj në bankë dhe të firmos. Pa firmosur, banka nuk bën transfertë. Më kuptoni?
Edi: Është shumë e rëndësishme për mua në këtë moment.
Kastrioti: Në rregull. Në rregull Edi. Dakord. S’ka problem. Problemi është që nuk mund të bëj pagesë pa firmosur në bankë ... sepse më duhet të kthehem dhe të shkoj të firmos dhe të filloj kështu, sepse unë jam në Ohër me doktorin.
Edi: Ë-hë! Po.
Kastrioti: Unë jam në spital në Ohër. Unë jam duke bërë fizioterapi...
Edi: Për paratë e mia, është e sigurt?
Kastrioti: Është e sigurt